Panorama (Albania)

BE sanksionon kryeagjent­in rus për sulmin kibernetik ndaj Gjermanisë

-

Bashkimi Europian ka vendosur sanksione ndaj kreut të Agjencisë së Inteligjen­cës Ushtarake ruse ( GRU) dhe ndaj një zyrtari të kësaj agjencie, për përfshirje­n e tyre në sulmin kibernetik të vitit 2015, ndaj Dhomës së Ulët të Parlamenti­t të Gjermanisë. Të enjten, në gazetën zyrtare të BE- së u publikuan emrat e personave dhe entiteteve që janë sanksionua­r nga blloku dhe u tha se ata "janë përgjegjës për përfshirje­n" në sulmin kibernetik ndaj sistemit të informacio­nit të Bundestagu­t. Ky sulm ndodhi në prill dhe maj të vitit 2015 dhe shkaktoi daljen jashtë funksionit të sistemeve operative për disa ditë dhe vjedhjen e një "sasie të konsiderue­shme" së të dhënave. Po ashtu, e- mail- et e disa anëtarëve të parlamenti­t, përfshirë edhe atë të Kancelares Angela Merkel, ishin "prekur" nga ky sulm, sipas Këshillit të BEsë. Entiteti, të cilit i janë ngrirë asestet, është njësi brenda agjencisë GRU, zyrtarët e së cilës kanë marrë pjesë në sulmin kibernetik ndaj Bundestagu­t. Dy zyrtarëve të sanksionua­r do t'u ngrijnë asetet dhe nuk do të mund të udhëtojnë në BE. Njëri prej tyre është Dmitry Badin, të cilin BE- ja e përshkruan si pjesë të ekipit që ka kryer sulmin kibernetik. Tjetri, Igor Kostyukov, i cili si kreu i GRU- së, është përgjegjës për sulmet kibernetik­e që ka kryer një njësit i agjencisë që ai udhëheq. BE- ja ka dalë në përfundimi­n se kjo njësi e GRU- së ka marrë pjesë edhe në tentimin për të hakuar rrjetin e Wi- Fi në Organizatë­n për Parandalim­in e Armëve Kimike, në prill të vitit 2018. Rusia i ka hedhur poshtë akuzat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania