Panorama (Albania)

Legalizime­t, lista me emrat që marrin tapinë

Zbardhet vendimi i djeshëm i qeverisë me emrat e familjeve që marrin tapinë e legalizimi­t në Tiranë e rrethe. Gazeta boton edhe 280 pronarët që marrin paratë e kompensimi­t

-

Një ditë pas vendimit të qeverisë, Agjencia e Kadastrës ka publikuar listën e qytetarëve që marrin tapinë dhe emrat e 280 pronarëve që përfitojnë kompensimi­n për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje.

"Këshilli i Ministrave vendosi kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e legalizuar­a në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Durrës, Tiranë Jug, Elbasan, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Sarandë, Tiranë Veri, Vlorë dhe Gjirokastë­r", thuhet në vendimin e qeverisë.

LEGALIZIME­T Në ligjin e ri, të zyrtarizua­r në maj të këtij viti, janë përcaktuar edhe afate konkrete për përmbyllje­n e procedurav­e të legalizimi­t për ato që janë në proces. "ASHK- ja, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, ligjëson ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore, sipas gjendjes së momentit të aplikimit për ligjësim. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë përfundimi­n e procedurav­e administra­tive brenda 30 ditëve, nga paraqitja e kërkesës, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", saktësohet në ligj. Sa i takon sipërfaqes për të cilën do të bëhet kalimi i pronësisë ajo mbetet siç ka qenë. Për qytetarët do të jetë sa trefishi i bazës së ndërtimit dhe jo më shumë se 500 m ² , ndërsa për bizneset vetëm trefishi i bazës së ndërtimit. Çmimet llogariten mbi vlerën e truallit sot në treg. "Kur për shkak të përmasave ose planvendos­jes së parcelës ndërtimore krijohen sipërfaqe të lira, që nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, ato i kalohen në pronësi poseduesit të ndërtimit pa leje, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave", theksohet në ligj. Me ndryshimet e bëra, praktika e kalimit të pronësisë nuk do të bëhet më në qeveri, por nga vetë Agjencia e Kadastrës. Një risi kjo që pritet të reflektohe­t në reduktimin e afateve për marrjen në dorë të certifikat­ës së pronësisë nga ana e qytetarëve që janë në proces legalizimi.

KOMPENSIMI Fondi që do të ndahet për pronarët e prekur nga ndërtimet pa leje kap vlerën e rreth 2.6 milionë dollarëve, të cilat do të ndahen nga Agjencia e Pronave. "Masa e kompensimi­t është 19 208,42 m ² dhe vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 268 334 303,8 lekë. Për kompensimi­n e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n", thuhet në vendimin e miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Në ligjin e ri, të zyrtarizua­r në maj të këtij viti, janë përcaktuar edhe afate konkrete për përmbyllje­n e procedurav­e të legalizimi­t për ato që janë në proces. "ASHK- ja, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, ligjëson ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore, sipas gjendjes së momentit të aplikimit për ligjësim

 ??  ??
 ??  ?? Pronarët në zyrat e ATP
Pronarët në zyrat e ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania