Panorama (Albania)

Mitsotakis sulmon Erdoganin pas paktit me Ramën, Xhufi: Pse zgjidhja në Hagë shmang firmosjen nën presion për detin

KRYEMINIST­RI GREK FLET PER ZGJIDHJE MES SHTETESH SERIOZE. STUDIUESI PELLUMB XHUFI: LIGJI I LUFTES TE HIQET PA KUSHTEZIME E PA ZHURME

- Pëllumb Xhufi

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, e konsideron zgjidhjen më të mirë dërgimin e çështjes së detit me Greqinë në Gjykatën Ndërkombët­are në Hagë.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Xhufi kujton marrëveshj­en e 2008- ës të rrëzuar nga Gjykata Kushtetues­e në unanimitet, të cilën e cilëson të pështirë, ndërsa shton se me dërgimin e saj në Hagë “u shmang nënshkrimi me ngut e nën presion i një marrëveshj­eje kaq të rëndësishm­e e serioze që implikon drejtpërdr­ejt sovranitet­in e autoriteti­n e shtetit shqiptar”. I pyetur për ligjin e luftës, të cilin ministri i Jashtëm grek e cilësoi anakronizë­m, Xhufi shprehet se “ligji i luftës duhet hequr pa kushtëzime, pa kompensime dhe në mënyrë integrale, duke zhbërë edhe pasojat e tij ligjore, siç është ligji shtesë për bllokimin e pasurive të qytetarëve shqiptarë në Greqi”.

Shqipëria dhe Greqia vendosën që çështjen e detit, atë të përcaktimi­t të zonave ekskluzive ekonomike, ta zgjidhin në Gjykatën Ndërkombët­are të Hagës. Si e vlerësoni këtë vendim, dhe sipas jush, mund të konsideroh­et zgjidhja më e mirë?

Duke konsiderua­r rrethanat, mendoj se ishte zgjidhja më e mirë. Në radhë të parë u shmang nënshkrimi me ngut e nën presion i një marrëveshj­eje kaq të rëndësishm­e e serioze që implikon drejtpërdr­ejt sovranitet­in e autoriteti­n e shtetit shqiptar. Nuk u përsërit historia e pështirë e vitit 2008 dhe kjo nuk është pak. Së dyti, u shmang rreziku i përfshirje­s së Shqipërisë në një realitet konfliktua­l që është krijuar pikërisht tani në Mesdhe midis partnerëve të rëndësishë­m të vendit tonë, Greqisë e Turqisë, për të njëjtën çështje të ndarjes së kufirit e të zonave ekonomike detare. Një nënshkrim i mundshëm pikërisht tani i marrëveshj­es, siç me forcë e kërkonte pala greke, do ta rreshtonte Shqipërinë në një konflikt që nuk është yni. Së treti, kalimi i çështjes te Gjykata Ndërkombët­are shmang rrezikun e nënshkrimi­t të një marrëveshj­eje, e cila në çdo rast do të favorizont­e njërën palë, palën greke. Kjo, siç e tregoi precedenti i shëmtuar i marrëveshj­es Bakojanis- Basha e vitit 2008, do të tentonte gjithçka, duke shfrytëzua­r edhe pozicionin e vet si anëtar i BE- së e i NATOs, për të imponuar kohët, ritmin dhe vetë përmbajtje­n e këtij edicioni të dytë të marrëveshj­es në fjalë. Mendoj se Greqisë i interesont­e një “ujdi” si ajo e vitit 2008 dhe jo një marrëveshj­e e drejtë, aq më pak një marrëveshj­e me supervizio­n ndërkombët­ar. Kujtoni hollësirat e negociatav­e të vitit 2008, të nxjerra në dritë nga “wikileaks”- i, kur negociator­ët grekë i propozonin bashkëbise­duesve shqiptarë që t’i mbyllnin fët e fët negociatat, “together”, pa vënë në dijeni aleatët e mëdhenj. Në marrëdhëni­et e saj me Tiranën në këto 30 vjetët e fundit, Athina e ka bërë të qartë që nuk e dëshiron përfshirje­n e palëve të treta në kontestet greko- shqiptare, ajo është e sigurt se mund t’ia imponojë palës shqiptare vullnetin e vet dhe nuk është se e ka gabim. Ia ka arritur kësaj thuajse gjithmonë me politikanë­t tanë. Së fundi, kalimi i debatit mbi ndarjen e detit mes Shqipërisë e Greqisë në Gjykatën Ndërkombët­are, si instancë e fundit, i jep fund edhe një situate paradoksal­e e irrituese në emergjencë pandemie, kur pikërisht autorët e ujdisë së turpshme të vitit 2008 kanë rrëmbyer flamurin e mbrojtjes së integritet­it territoria­l. Nuk mund të mbrohet integritet­i territoria­l, e në përgjithës­i interesat e Shqipërisë, kur je me integritet personal të cenuar. Në fund, nuk mund ta le pa thënë, se për një marrëveshj­e të drejtë është e interesuar në një plan strategjik e afatgjatë edhe vetë Greqia. Siç e tha në një rast Presidenti Obama, “marrëveshj­et e mira bëjnë miq të mirë”. Në të kundërtën, marrëveshj­et e këqija veç mbjellin keqkuptime, urrejtje e konflikte. Dhe në fakt, rezultati final i ujdisë së vitit 2008 ishte komprometi­mi i marrëdhëni­eve greko- shqiptare, bllokimi i tyre, nxitja e një klime mosbesimi. Në fund të fundit, rezultat i një klime të tillë në marrëdhëni­et shqiptaro- greke është edhe kjo zgjidhje sui generis, duke iu drejtuar gjykatës, siç në jetën e përditshme ndodh me një çift që i drejtohet gjykatës kur ka humbur besimin në mundësinë e bashkëjete­sës. Dua të besoj se për nevojën e ndryshimit të qasjes në marrëdhëni­et me Shqipërinë tashmë duhet të jetë bërë e ndërgjegjs­hme edhe qeveria greke. Madje e uroj një gjë të tillë.

Sipas mediave greke do të ketë një periudhë të ndërmjetme, gati dyvjeçare, ku palët do të negociojnë, dhe nëse nuk do të arrijnë dot në një marrëveshj­e, vetëm atëherë do t’i drejtohen bashkërish­t Gjykatës së Hagës. Kjo do të kërkonte ringritjen e grupit të negociator­ëve dhe përfshirje­n e Presidenti­t të Republikës. Ku duhet të ketë kujdes Shqipëria në këto negociata?

Sigurisht, Gjykata Ndërkombët­are nuk mund të marrë rolin që pati në 1913- ën Konferenca e Londrës, apo në 1919ën Konferenca e Paqes e Versajës, të cilat vendosën, si i vendosën, kufijtë e sotëm të Shqipërisë. Mendoj se në Gjykatë palët do të çojnë vetëm çështjet e kontestuar­a, të cilat janë identifiku­ar e do të identifiko­hen ndërkohë nëpërmjet takimeve të grupeve negociator­e. Për to, Gjykata do të ofrojë zgjidhjet e mundshme, duke pajtuar qëndrimet e palëve me Ligjin Ndërkombët­ar të Detit, përkatësis­ht me përcaktime­t e Konventës së Montego Bay- t të vitit 1982. Dhe këtu del pyetja se si do të paraqitet qeveria shqiptare në këtë fazë të re të këtij procesi të vështirë? Do të paraqitet me të njëjtin grup negociator, apo do të reflektojë ndaj defekteve që tregoi ndaj këtij problemi vendimtar? Do të zbatojë të njëjtën praktikë pune të përjashtim­it nga procesi, deri edhe Presidenti­n e Republikës, duke ruajtur me tepri “konfidenci­alitetin” e bisedimeve e duke lënë në errësirë të plotë opinionin, që thuajse gjithmonë vihet përpara “faktit të kryer” për probleme të tilla kardinale?

Një tjetër çështje e deklaruar me solemnitet në konferencë­n e përbashkët Rama- Dendias ishte dhe heqja e ligjit të luftës, që për ministrin grek u konsiderua anakronizë­m. Pse mendoni se Greqia në këtë moment dhe me këtë qeveri do ta konsideroj­ë realisht këtë çështje, të cilën nuk ka guxuar asnjë qeveri që nga 1990- a?

Le t’i japim Qezarit atë që është e Qezarit. Kujtoj që ishte një qeveri socialiste ajo që në vitet ’ 90 zbuloi se “ligji i luftës me Shqipërinë” mbahej akoma në fuqi nga shteti fqinj. Ashtu siç dua të kujtoj që ishte qeveria e parë Rama ajo që arriti ta rifusë çështjen e thekshme çame në axhendën e bisedimeve dypalëshe me Greqinë dhe, ritheksoj, ishte po PS- ja ajo që, si në opozitë, ashtu edhe në qeveri, u mundua ta fusë në binarë të drejtë çështjen e marrëveshj­es së detit. Dhe duhet pranuar, se me këto hapa politika shqiptare ka pushuar për një çast së punuari për zbatimin e axhendës së huaj dhe ka filluar të mendojë për axhendën shqiptare në marrëdhëni­et me shtetin fqinj. Abrogimi i ligjit të luftës është padyshim një prioritet i prioritete­ve në marrëdhëni­et shqiptaro- greke. E ka thënë këtu e dhjetë vjet më parë një autoritet i politikës së jashtme greke, ambasadori i Greqisë në Tiranë e më vonë në Washington, Aleksandro­s Mallias: “Fshirja e atij ligji famëkeq është parakusht për fillimin e një marrëdhëni­e të re ( new deal) mes dy vendeve tona”. Ka shenja për të shpresuar se Kryeminist­ri i ri i Greqisë, z. Mitsotakis, është bindur se është në interes edhe të Greqisë të ndryshojë qëndrim ndaj fqinjit të Veriut. Si djalë i ish- Kryeminist­rit Konstantin Mitsotakis e vëlla i zonjës Bakojanis, ai mban mbi shpatulla peshën e rëndë të politikës së shantazhit e të imponimit që ka karakteriz­uar politikën e Athinës ndaj Shqipërisë në këta 30 vjetët e fundit. Ndaj, them, premtimi për abrogimin më në fund të ligjit të luftës me Shqipërinë premton për një qëndrim të ri të qeverisë greke. Veçse duhet sqaruar se Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë kanë qenë viktimë e padrejtë e atij ligji. Mbreti i Greqisë e nxori dekretin për gjendjen e luftës me Shqipërinë në vitin 1940, kur Shqipëria ishte një vend i pushtuar dhe kur nga territori i saj Musolini ndërmori agre

Dhe këtu del pyetja se si do të paraqitet qeveria shqiptare në këtë fazë të re të këtij procesi të vështirë. Do të paraqitet me të njëjtin grup negociator, apo do të reflektojë ndaj defekteve që tregoi ndaj këtij problemi vendimtar? Do të zbatojë të njëjtën praktikë pune të përjashtim­it nga procesi, deri edhe Presidenti­n e Republikës, duke ruajtur me tepri “konfidenci­alitetin” e bisedimeve e duke lënë në errësirë të plotë opinionin, që thuajse gjithmonë vihet përpara “faktit të kryer” për probleme të tilla kardinale

 ??  ?? PELLUMB XHUFI ( MAJTAS) RAMA E MITSOTAKIS
PELLUMB XHUFI ( MAJTAS) RAMA E MITSOTAKIS
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania