Panorama (Albania)

Nga gropa e Sejdisë, te politika me “plehra”, debati i plotë Rama- Basha

-

Zhvillimi i aktiviteti­t partiak të PS- së dy ditë më parë në vendtrajti­min e mbetjeve në Elbasan është bërë objekt debati mes Kryeminist­rit Rama dhe kryedemokr­atit Lulzim Basha. Ishte kryedemokr­ati Basha i cili e komentoi në konferencë­n për shtyp takimin e zhvilluar në Elbasan, ku sipas tij, mesazhi ishte se Kryeminist­ri e ka kthyer PS- në në kosh plehrash. Dhe më pas debati o spostua në rrjetet sociale.

DEBATI Edi Rama: Po, Lulzim, ka qenë PD- ja dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithfarë!

Lulzim Basha: Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me incenerato­rë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëv­e. Dita e llogarisë po afron!

Edi Rama: Ah Lul, të ka mbetur ora te gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!

Lulzim Basha: Kur për të mbrojtur korrupsion­in tënd, mbyll PS- në në një vendgrumbu­llim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh. Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron!

 ??  ?? Gropa e Hajdin Sejdisë
Gropa e Hajdin Sejdisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania