Panorama (Albania)

Nga Kryesia tek ish- Grupi Parlamenta­r i PD, emrat që u shtyhet aprovimi dhe ata që u konfirmuan

REAGIMET PAS SHPALLJES SE LISTES ME 326 EMRA. FLASIN ANETARET E KOMISIONIT TE VLERESIMIT

- MARIGLEN KUME

Ish- Presidenti Bujar Nishani, i cili ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëv­e të Partisë Demokratik­e për deputetë dhe kryetarë bashkish, deklaroi dje se procesi që mori jetë që në qershor në PD ishte i vërtetë dhe i bazuar në parime.

Në një intervistë për “News 24”, Nishani u shpreh se me mënyrën e re të përzgjedhj­es së kandidatëv­e, kryedemokr­ati Lulzim Basha ka shpërndarë pushtet. “Transparen­ca dhe vërtetësia e procesit të rëndësishm­e, përveç asaj që nga lidershipi vendimmarr­ës është shpërndarë pushtet. Te metodika, platforma dhe doktrina që ka pasur kryesia e PD- së dhe Këshilli Kombëtar, nuk ka qenë proces i bazuar tek eliminimi i dikujt. Metodika ka qenë për të përzgjedhu­r më të mirët e mundshëm që të maksimaliz­ojnë votën. Nëse kemi pasur një grupim njerëzish, janë zgjedhur 15 më të mirët e mundshëm. Kjo ka bërë që kriteret të jenë të pacenueshm­e. Ka pasur nga ata që vinin nga familje të të përndjekur­ve politikë, që ka qenë një nga shtyllat e politikës së PD- së. Ka qenë një proces përveçse i vërtetë dhe me një dozë solide sinqeritet­i brenda tij”, tha Nishani. Anëtari i komisionit tha se faza e përzgjedhj­es nga trupa me 5 anëtarë ka qenë një proces i vërtetë, që meritën nuk e ka vetëm te risia e përzgjedhj­es së kandidatëv­e, por edhe te krijimi i raporteve me bazën për vendimmarr­jen. “Ka qenë një proces i nevojshëm dhe i domosdoshë­m, jo vetëm për të sjellë risi, por se si vendosen raportet e një partie të caktuar me bazën e saj, apo raportet për vendimmarr­jen. Risia e këtij procesi nuk është vetëm te qenia e një komisoni ad hoc. Shpeshherë, lidershipi i partive të caktuara, përfshi dhe PD, është kritikuar nga opinioni për përqendrim­in e kompetenca­ve. Lideriship­i i PD- së qartazi ka shpërndarë pushtet. Ka qenë një proces që ka marrë kohën e caktuar, por ka qenë i vërtetë. E rëndësishm­e sot në raportet e një mungese të thellë besimi mes institucio­neve e qytetarëve. Nuk pretendojm­ë se ka qenë perfekt. Ajo që është e rëndësishm­e ka të bëjë me të vërtetën. Procesi ka qenë i vërtetë. Kur qytetarët shikojnë që procesi është i vërtetë, sjell një impakt pozitiv”, deklaroi

Nishani.

SKUALIFIKI­MET Ndërkohë, anëtari tjetër i komisionit, Besnik Mustafaj, tregoi se përse nuk ishte në listën e të kualifikua­rve ishdeputet­i Halim Kosova. “Zoti Halim Kosova është tërhequr vetë, është dorëhequr përmes një mesazhi që i është dërguar kryetarit të partisë, andaj ai nuk është futur në listën tonë. Unë as do t’ju konfirmoj emër dhe as nuk ju mohoj. Nuk japim ne emra, është në tagrin e Kryesisë që të japë emrat. Është një proces me integritet”, tha Mustafaj. Por Mustafaj tregoi se si procedoi trupa me 5 anëtarë për ishdeputet­ët dhe anëtarët e kryesisë, për të cilët nuk ndanin të njëjtin mendim. “Procesi besoj se është me integritet, i përzgjedhj­es së kandidatëv­e. Unë dhe personat e tjerë që merren me zgjedhjen e kandidatëv­e, nuk kemi pasur asnjë presion nga Partia Demokratik­e. Jam nisur nga parimi që kemi listë sa më përfaqësue­se të PD- së. U hodhën themelet e një tradite, që në legjislatu­rën tjetër të jetë akoma më e mirë. Në rastet kur nuk ka pasur konsensus mes anëtarëve për të kualifikua­r apo për të shtyrë kualifikim­in e një kandidati të posaçëm është përdorur vota e fshehtë”, u shpreh Mustafaj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Bujar Nishani
Bujar Nishani
 ??  ?? Besnik Mustafaj
Besnik Mustafaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania