Panorama (Albania)

Për Dashnor Dervishin, si model i ambasadori­t…

- BASHKIM ZENELI

Në vitin 1998, profesor Le ontiev Çuçi, mik...

... i ngushtë imi, deputet, u emërua ambasador në Romë. E mora në telefon nga Boni, ku edhe unë isha emëruar pak kohë para tij si ambasador në Gjermani.

Duke e pyetur për fillimet e para, punën, vështirësi­të, sfidat në atë vit shumë të vështirë, kujtoj shumë mirë që më tha: “Kam një favor të madh; Dashi ka lënë këtu një vlagë shumë të mirë. Ka ditur të bëjë miq për Shqipërinë personalit­ete të njohura në çdo fushë… kjo është një lehtësi e madhe për mua. Nuk e filloj nga zero”.

Dashnor Dervishi kishte 6 vite që ishte kthyer nga Italia, në fund të vitit 1992. Por vlagën e kishte lënë… emrin e mirë e kishte lënë. Dhe emri i mirë i një ambasadori në vendin ku shërben nuk është thjesht i personaliz­uar, është një emër që i jep emër shtetit tënd, vendit që përfaqëson. Dhe kjo është kryesorja, më e rëndësishm­ja.

Në fund të fundit, në detyrën e një ambasadori dhe në përgjithës­i në politikën e jashtme, nuk kanë rëndësi simbolet dhe fjalët. Rëndësi kanë veprat. Dhe vepra në punën e një diplomati, të një ambasadori, nuk është as më shumë e as më pak, por sa me përkushtim, me përgjegjsh­mëri, me kulturë e dinjitet i ke shërbyer vendit tënd. Dhe në më të shumtën e herës kjo i ngjan një ajsbergu: duket qartë çfarë është mbi ujë e nuk shihet madhështia e asaj që është nën ujë.

Ambasadori Dashnor Dervishi e ka përfaqësua­r Shqipërinë në afro 50 vite në Meksikë, Itali, Rumani, Turqi, Izrael, Greqi. E ka përfaqësua­r me dinjitet dhe me profesiona­lizëm të lartë. Ai i ka të rrallë shokët në këtë fushë. Modeli i tij si ambasador është shumë i lartë dhe fatkeqësis­ht, është një model që sot e shohim shumë pak. Të vjen keq që në shumë vende sot Shqipërinë e përfaqësoj­në titullarë të panjohur, pa emër, pa peshë, burokratë që vegjetojnë nga njëri vend në tjetrin, vetëm e vetëm se kanë një “mjeshtri”: të bëjnë furçe, të nisin raporte që kënaqin eprorët e tyre. Dhe nuk mungojnë aspak në MPJ diplomatë shumë të mirë, të kulturuar e të përkushtua­r.

Ambasadori Dashnor Dervishi mblodhi ditët e fundit shokë e miq për të promovuar librin e tij “50 vjet marrëdhëni­e me jashtë”, botim i shtëpisë botuese “Mediaprint”.

Nuk do të bëj analizë të librit. Unë e lexova menjëherë, me një kënaqësi të veçantë të 300 faqet e tij. E ka shkruar mrekullues­hëm, me shumë qartësi, ka ditur se çfarë do të thotë dhe përse do t’i thotë. Në çdo faqe ka një mesazh. Dashnor Dervishi si ambasador nuk është aspak i kompleksua­r të takohet me këdo, me presidentë, kryeminist­ra, ministra, deputetë dhe zyrtarë. Nuk ka komplekse dhe aq më shumë kënaqësinë që i dha dorën dikujt, sepse ai është me kulturë të gjerë, i kompletuar me disa gjuhë të huaja, i përgjegjsh­ëm, i qetë, aspak zhurmëmadh, dinjitoz. Kështu e kanë parë ambasadori­n e Shqipërisë edhe bashkëbise­duesit e tij të çdo niveli. Nuk janë vetëm takimet zyrtare ato që i japin peshë një ambasadori, janë miqësitë me profesorë, me intelektua­lë të shquar, me artistë, me muzikantë, me shkrimtarë e poetë, me gazetarë të njohur. Pa këto, një ambasador mbetet një burokrat i thatë, mjeran.

Lexon librin e ambasadori­t Dervishi dhe fare natyrshëm shikon nga faqja në faqe, rrjedhshëm e me stil shumë të pasur të shkruari, se si, ashtu si një trajner i mirë, edhe një ambasador i mirë nëpërmjet formulimev­e të qarta dhe gjesteve miqësore, synon rrugën e suksesit. Dhe ky sukses nuk është thjesht i tij: është sukses për shtetin, për popullin tënd, për vendin tënd. Dhe në diplomaci qëllimet nuk quhen “fitore”; ato janë siguri, besim, paqe. Aftësia për të larguar çdo keqkuptim, për të sqaruar realitetin e vendit tënd, vullnetin për miqësi dhe bashkëpuni­m.

Në libër këto dalin shumë mirë, jo si qëllim në vetvete, pa “unëëë!”. Vlerat janë thjesht të nënkuptuar­a. Por nga radhët kupton shumë qartë se një diplomaci e mirë nuk është aspak e lehtë, fatkeqësis­ht është shumë e komplikuar. Ambasadori Dervishi sfidat e të panjohurat i kapërcen me sukses, nisur nga përvoja, përgjegjsh­mëria, kompetenca e tij profesiona­le e njerëzore. Një takim dhe bisedë e lirë me një personalit­et të historisë apo letërsisë, një gjest mirëkuptim­i, kanë shumë rëndësi në diplomaci. Kancelari gjerman, nobelisti Willy Brandt, do të kujtohet si legjendar, për shumë e shumë gjëra. Por nuk do të harrohet kurrë vetëm për një gjë: kur në vitin 1970 u ul në gjunjë, krejt spontanish­t, para murit të getos së Varshavës. Ambasadori Dervishi në libër ka shprehur shumë qartë se në diplomaci ka rregulla, ka kufij, ka gjuhë të drejtpërdr­ejtë, ka edhe gjuhë diplomatik­e. Dhe zotërimi ose jo i aftësive diplomatik­e për një ambasador është një plus i madh, apo edhe një minus i madh për vendin që përfaqëson. Një jetë e thatë diplomatik­e nuk ka asnjë vlerë. Një ambasador nuk duhet të jetë thjesht një mesazher i eprorëve të tij. Shumë më tepër ai duhet të jetë një lobist i palodhur për vendin e tij, në çdo fushë. Dhe Dashnor Dervishi këtë e ka bërë më së miri dhe mbi të gjitha, fare natyrshëm e në mënyrë të përditësua­r. Dhe lobimi për vendin tënd, jo vetëm për politikën, por edhe për kulturën, artin, letërsinë, ekonominë, historinë, nuk bëhen në zyrë, por jashtë saj.

Faqet e librit “50 vjet marrëdhëni­e me jashtë” këtë e tregojnë shumë natyrshëm. Në diplomaci përgjigje të thjeshta ka shumë rrallë. Nëse do të ishte çdo gjë kaq e thjeshtë, atëherë çdo problem do të ishte zgjidhur me kohë.

Edhe përgjigjet komplekse, të rrumbullak­osura, nuk të çojnë përherë në zgjidhje të mira. Nganjëherë përgjigjja më pak e keqe e mundshme mund të jetë më e mira që mund të gjendet.

Vlera më e lartë në diplomaci është besimi. Jashtë krijimit të besimit ecet me hapa të pasigurt. Dashnor Dervishi si ambasador kudo ku ka shërbyer e krijoi këtë besim me ndjenjë përgjegjës­ie e aftësi profesiona­le. Dhe me të bëri përpara për interesat e vendit. Besimi është përgjegjës­i, është kompetencë, është profesiona­lizëm, është sinqeritet, partnerite­t, është transparen­cë.

Nga libri i ambasadori­t Dervishi mëson shumë. Mëson si punohet në diplomaci e në politikën e jashtme. Mëson një model me vlerë, që me keqardhje, sot e shohim gjithnjë e më rrallë.

Përvoja që Dashnor Dervishi hedh aq natyrshëm e me tematikë të gjerë në librin e tij është një seminar shumë i kualifikua­r. Me siguri, ambasadori ka për të thënë dhe më shumë, edhe për përvojat në vendet e tjera te të cilat nuk është ndalur në këtë libër. Dhe duhet të shkruajë më tej. Përvojat janë mësime, janë trashëgimi, janë metodika se si punohet... aq më shumë në botën e sotme të mbushur me shumë e shumë probleme e përplasje.

Për librin “50 vjet marrëdhëni­e me jashtë” do të thosha se ka brenda gjithçka i duhet një diplomati dhe kush punon në këtë fushë duhet ta lexojë atë me një frymë, si një roman të bukur. Se ashtu është shkruar. Tani m’u bë shumë e besueshme ajo që më tha ambasadori Leontiev Çuçi në vitin 1998 nga Roma, e që e përmenda në fillim, se “Dashi këtu ka lënë vlagë që ma lehtëson punën”.

Për librin “50 vjet marrëdhëni­e me jashtë” do të thosha se ka brenda gjithçka i duhet një diplomati dhe kush punon në këtë fushë duhet ta lexojë atë me një frymë, si një roman të bukur. Se ashtu është shkruar. Tani m’u bë shumë e besueshme ajo që më tha ambasadori Leontiev Çuçi në vitin 1998 nga Roma, e që e përmenda në fillim, se “Dashi këtu ka lënë vlagë që ma lehtëson punën”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania