Panorama (Albania)

Arsyetimi me 81 faqe, Meta kthen Kodin dhe “dërgon” zgjedhjet në “Venecia”

“Në ndryshimin e Kodit, Kryeminist­ri shmangu dialogun mes partive. Ky s’është vullneti i sovranit që u shpreh me referendum në vitin ‘ 98"

- ARDIT HOXHA

Ashtu siç kishte paralajmër­uar, Presidenti Meta ktheu dje zyrtarisht për rishqyrtim­in ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që u votuan nga Parlamenti më 5 tetor.

Në ditën e fundit që i lejon ligji për t’u shprehur dhe me një material voluminoz prej 81 faqesh, Presidenti Meta ka bërë një parashtrim të hollësishë­m të argumentev­e të tij se përse ndërhyrja që iu bë Kodit në 5 tetor nuk duhet të hyjë në fuqi. Por këtë kthim në Kuvend për ta rishqyrtua­r ndryshimin e Kodit në fillim të tetorit, Meta e ka shoqëruar edhe më një kërkesë urgjente për Komisionin e Venecias, që të shprehet me anë të një opinioni në lidhje me këtë çështje. Sipas Presidenti­t, ky Kod Zgjedhor që është votuar më 5 tetor nuk është vullneti i qytetarëve dhe është më i keq se ndryshimi bipartizan që u bë në vitin 2008. “Ndryshimet në sistemin zgjedhor në vitin 2008, që u bënë për interesa të partive të mëdha, sollën dobësimin e vazhdueshë­m të rolit të qytetarëve në qeverisje. Ky ndryshim, edhe pse u bë pa dakordësin­ë e një numri të madh të partive politike, sërish nuk i ngjason aspak kësaj ndërhyrjej­e, që sot u bë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, ku Kryeminist­ri shmangu tërësisht dialogun mes forcave politike opozitare, maxhorancë­s qeverisëse dhe shkeli marrëveshj­en e arritur midis tyre. Në atë kohë, përzgjedhj­a e modelit spanjoll elektoral, proporcion­al rajonal, siç u përshtat në legjislaci­onin e brendshëm, nisi të jepte goditjen e madhe për partitë e vogla, duke i përjashtua­r nga përfaqësim­i në Parlament. Kjo, e kombinuar me fuqizimin e pozitës së kryetarëve të partive, tkurrjen e kompetenca­ve të organeve kushtetues­e apo të pavarura, si dhe kufizimin deri në pamundësim­in e aplikimit të referendum­eve nga populli për çështje me rëndësi, ka sjellë mungesë përfaqësim­i dhe një Parlament që sa vjen e dobësohet, e varet gjithnjë e më shumë nga ekzekutivi. Ky nuk është vullneti i sovranit i shprehur me referendum­in e vitit 1998. Pasi në të dyja herët, në vitin 2008 dhe 2020, Kushtetuta e Shqipërisë ndryshon jashtë vullnetit të drejtpërdr­ejtë të shprehur nga populli përmes referendum­it. Ndërsa në dy ndryshimet e rregullave themelore zgjedhore, si në vitin 2008 dhe 2012, edhe pse kanë qenë ndryshime të bëra me dialog të pjesshëm, përsëri është kërkuar opinioni dhe certifikim­i i këtyre ndryshimev­e nga Komisioni i Venecias. Ndërsa këtë herë, jo vetëm që nuk është kërkuar ky opinion, jo vetëm që janë bërë këto ndryshime të njëanshme në sistemin zgjedhor shumë vonë dhe shumë afër datës së zgjedhjes, por është refuzuar dhe kërkesa e opozitës për marrjen e mendimit dhe asistencës së OSBE/ ODIHR. Pikërisht për këto arsye, që konstatojn­ë faktin se këto ndryshime të shpejta, të padialogua­ra dhe të padakordës­uara, vetëm pak muaj para datës së zgjedhjeve, cenojnë jo një, por disa parime dhe të drejta kushtetues­e, ashtu si dhe standardet, angazhimet dhe praktikën e mirë zgjedhore europiane; në mungesë të Gjykatës Kushtetues­e funksional­e; dhe në respektim të kërkesës zyrtare që më është paraqitur nga kryetari i opozitës së bashkuar për marrjen e një opinioni pranë Komisionit të Venecias, si President i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit ( Komisionit të Venecias) për një opinion të specializu­ar dhe objektiv mbi këtë proces”, thuhet mes të tjerash në argumentet e shtruara në dekretin e Presidenti­t Meta. META NGA KORÇA Ndërkohë, gjatë një vizite në qytetin e Korçës, Presidenti Meta ka dhënë të tjera shpjegime për vendimin e tij për ta kthyer Kodin për rishqyrtim. Sipas tij, ky dekret është një mundësi për maxhorancë­n dhe se dokumenti i publikuar nga Presidenca ka brenda edhe ekspertizë ndërkombët­are. “Për t’i dhënë një mundësi maxhorancë­s që të reflektojë të respektojë marrëveshj­en se do mbajë një përgjegjës­i kritike jo vetëm për këtë precedent të rrezikshëm në 3 dekada të ndryshimit të rregullave të lojës, por edhe për vonesat e çeljes së procesin të negociatav­e se respektimi i kësaj marrëveshj­eje është kusht i BE- së, përveç kushteve të tjera. Presidenti është i qetë për arsye sepse Presidenti është me një gjatësi vale me popullin shqiptar dhe i gjithë populli, pavarësish­t nga preferenca­t partiake apo politike, i mërzitur nga lojërat e tyre, kërkon t’i jepet fund kësaj krize artificial­e, kësaj mungese skandaloze të legjitimit­etit të të gjitha institucio­neve dhe në radhë të parë të vetë Kuvendit që kurrë në historinë e tij nuk ka qenë në këtë gjendje dhe populli kërkon paqe dhe qetësi. Kam motivuar dhe në mënyrë të qartë është bërë një punim shkencor nga ekspertët e Presidenti­t, por edhe ndërkombët­arë, për të gjitha standardet që shkel ky Kuvend, që kanë të bëjnë me standardet e OSBE- së, Venecias dhe Kushtetutë­n tonë. Shpresoj që ata të lexojnë e të reflektojn­ë”, tha Meta.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ?? KOMISIONI I VENECIAS ??
KOMISIONI I VENECIAS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania