Panorama (Albania)

E rrallë në veting, KPA rikthen në punë gjyqtarin

Fuat Vjerdha u rikthye në detyrë me vendim unanim të KPA, shënohet rasti i parë i prishjes së një vendimi shkarkimi

- TIRANE

Fuat Vjerdha është i pari gjyqtar i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, i cili rikthehet në detyrë me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Dje, trupa e kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Albana Shtyllën, Natasha Mulajn dhe Rezarta Schuetzin, njoftoi se kishte prishur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, i cili e shkarkonte Vjerdhën për “cenim të besimit të publikut te drejtësia”. Fuat Vjerdha e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe në nisje të procesit të vetingut ushtronte detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës. Vjerdha iu nënshtrua një procesi të gjatë vetingu në KPK. Ndaj tij u zhvilluan dy seanca dëgjimore dhe ai u pyet kryesisht mbi pasurinë dhe vendimmarr­jen në disa raste. Procesi ndaj tij në KPK u krye nga një trupë e kryesuar nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Pamela Qirkon. Vendimi i KPK- së për shkarkimin e Vjerdhës bazohej kryesisht në vendimmarr­jen e tij dhe dy kolegëve të Apelit të Shkodrës për të lehtësuar dënimin e Sokol Mjacajt, i akuzuar bashkë me dy persona të tjerë për vrasjen e një 13- vjeçari në vitin 2010. Mjacaj, që po ashtu ishte vetëm 13 vjeç në këtë kohë, u dënua fillimisht me 10 vjet burg, por në Apel ai u dënua vetëm për moskallëzi­m krimi me 4 vjet burg. Pas lirimit, Mjacaj vrau dy turistë dhe zbutja e dënimit të tij në Apel u kthye në debat publik. Vjerdha këmbënguli në seancë dëgjimore se kishte krijuar bindjen që Mjacaj nuk kishte marrë pjesë në vrasje. Në mbrojtjen e tij, Vjerdha kishte këmbëngulu­r se vendimet kishin qenë të bazuara në ligj dhe në bindjen e brendshme, ndërsa kundërshto­i akuzat dhe denoncimet që iu bënë.

VENDIMI I KPK Me 10 qershor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shkarkoi nga detyra kreun e Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdhën. Sipas vendimit të zbardhur, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka arritur në përfundimi­n se Vjerdha ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë për kriterin e profesiona­lizimit dhe pasurisë, çfarë ka sjellë shkarkimin e tij nga detyra. Trupa gjykuese e KPK- së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko anëtare evidentojn­ë në vendimin e zbardhur një sërë problemati­kash për këto dy kritere. Në vendimin e zbardhur thuhet se lidhur me aftësitë profesiona­le të gjyqtarit Fuat Vjerdha janë konstatuar mangësi profesiona­le të përsëritur­a, shkelje procedural­e dhe gjykim i dobët, për shkak të të cilave ai nuk arrin nivelin kualifikue­s. “Nga vlerësimi tërësor dhe kryesisht për sa i takon aspektit etiko- profesiona­l, rezulton se subjekti i rivlerësim­it ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë…”, citohet në vendimin e KPK- së.”

BIRN

 ??  ?? FUAT VJERDHA, GJYQTARI QE U RIKTHYE NE DETYRE NGA KPA
FUAT VJERDHA, GJYQTARI QE U RIKTHYE NE DETYRE NGA KPA
 ??  ?? Fuat Vjerdha në KPK
Fuat Vjerdha në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania