Panorama (Albania)

Inaugurimi i shtëpisë së Fishtës, Rama thumbon Metën, Garda shoqëron ish- deputetin

“Për Fishtën gjërat nuk shkuan dhe aq mirë, as kur ndryshoi regjimi, emri i tij u përdor si këto dekoratat që shpërndahe­n sot”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama nuk i shpëtoi shigjetimi­t të presidenti­t Meta edhe gjatë përurimit të shtëpisë së rinkonstru­ktuar të Gjergj Fishtës dje në fshatin e tij Fishtë të Lezhës.

Dje u shënua 149- vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, një nga figurat më të ndritura dhe më mbizotërue­se të letërsisë shqipe. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë thotë se emri i Fishtës është keqpërdoru­r në vitet e demokracis­ë, siç përdoren keq edhe dekoratat që jep Presidenti Meta. Sipas Kryeminist­rit Edi Rama edhe në kohën e komunizmit u përdhos varri dhe eshtrat e Fishtës. Rama thotë se Fishta e Naimi janë dy krenat e shqiponjës. “Kjo ishte fryma e një poshtërimi që zgjati me dekada e që natyrisht u materializ­ua në shkatërrim­in e varrit, përdhosjen e eshtrave. Por, fatkeqësis­ht, për Fishtën gjërat nuk shkuan dhe aq mirë, as kur ndryshoi regjimi dhe kur emri i tij, si shumë emra të tjerë, u mor dhe u përdor si këto dekoratat që shpërndahe­n sot, të cilat thuhet se janë për ata të cilëve u jepen, por në fakt janë thjeshtë dekorata për ata që i japin. Që ia japin vetes për t’i dhënë një fuqi imagjinare mbi të tjerët. E kështu, Fishta u fut në të gjitha gojët e çliruara deri në shthurje të atyre që u sollën si prurësit e lirisë e të demokracis­ë dhe në fakt, gurët e shtëpisë së tij u morën pikërisht kur emri i tij u rikthye në skenë si një pikë referimi”, tha Rama. Por as Teatri Kombëtar nuk u la në harresë nga Kryeminist­ri, duke ironizuar ata që u ngritën kundër prishjes së tij. “Parafytyro­jeni që në 1991- in, kjo banesë u shpall monument kulture dhe në 1994- ën u shkatërrua. Në fakt, kjo banesë këtu është realizimi i një aspirate, por një aspirate jo thjesht për të vënë në vend gurët e shtëpisë së Fishtës, as thjesht për t’i dhënë Gjergj Fishtës një adresë të prekshme për njerëzit që duan të vijnë ta vizitojnë, por një aspirate për të shtuar bukën e kulturës në një vend ku kjo nevojë është e jashtëzako­nshme. Çfarë i ndodhi pasurive tona kulturore dhe çfarë ndodhi me bukën e kulturës, qoftë më parë, në kohën e diktaturës, qoftë më pas, në kohën e dy gishtave, është arsyeja themelore, sipas meje, e shumë pasojave të tjera që ne vazhdojmë t’i vuajmë sot e gjithë ditën. U shkatërrua varri i Skënderbeu­t; u vendos në listën e zezë të UNESCO- s, Berati dhe Gjirokastr­a si trashëgimi botërore në rrezik zhdukjeje; u rrënuan sa e sa monumente të tjera kulture; u la e gjithë pasuria në dorë të Zotit dhe të fatit. E papritur e pakujtuar, pasi ne nuk kemi bërë ndonjë mrekulli, por kemi bërë për të gjithë këtë pasuri më shumë sesa gjithë të tjerët të marrë së bashku në dekada, na doli papritur një shpirt revolte për një godinë në mes të Tiranës që nuk ishte as monument kulture dhe që nuk kishte asnjë lidhje me kulturën, me trashëgimi­në kulturore, me të gjitha arsyet pse ne jemi sot këtu dhe ndihemi mirë përpara një shtëpie modeste me dy kate. Edhe ajo ishte një tregues rrëqethës i një të vërtetë shumë të thjeshtë, të devijimit komplet në drejtim të paditur për shkak të mosushqimi­t për shumë e shumë vite, me dekada, me bukën e kulturës”, tha Rama.

INCIDENTI

Gjatë ceremonisë para shtëpisë së At Gjergj Fishtës ka ndodhur një incident me ishdeputet­in e PS- së në qarkun e Lezhës, Eduard Ndocajn, i cili zëvendësoi Arben Ndokën të larguar pasi u përfshi në një konflikt me armë për çështje prone me një familje në Kurbin. Ndocaj kërkonte të merrte pjesë në këtë ceremoni, por Policia nuk e lejonte, sepse nuk kishte ftesë. Dialogun me punonjësit e Policisë dhe Gardës së Republikës, Ndocaj e filmoi me celularin e tij që më pas e postoi në rrjetet sociale. Punonjësit e gardës i kërkuan në mënyrë të përsëritur që ai të largohej dhe të mos krijonte shqetësime për aktiviteti­n, ndërsa Ndocaj kërkoi të afrohej me forcë. Garda e Republikës e ka shoqëruar në ambientet e Komisariat­it të Lezhës. Pas disa orësh, Ndocaj është liruar. Pas lirimit nga Komisariat­i i Policisë, ish- deputeti Ndocaj ka folur për mediat. “Kam ardhur nga Italia, posaçërish­t për këtë eveniment, pasi jam ftuar nga përgjegjës­i i kulturës në Bashkinë e Lezhës. Sapo ka mbërritur kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, është dhënë urdhër që të më largojnë. Ndaj meje është përdorur dhunë e unë sëbashku me avokatin do bëjmë denoncim në Prokurori për rastin”, tha Ndocaj.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje gjatë aktiviteti­t
Kryeminist­ri Rama, dje gjatë aktiviteti­t
 ?? Ish- deputeti i PS- së, Eduard Ndocaj ??
Ish- deputeti i PS- së, Eduard Ndocaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania