Panorama (Albania)

Marrëveshj­a e detit në këmbim të minoriteti­t

- REDI SHEHU

Vizita e ministrit të Jash tëm grek, Nikos Dendias...

... në Tiranë, shënoi një stacion të radhës në marrëdhëni­et kaq të paqarta shqiptarog­reke, të mbuluara shpesh me tisin e hipokrizis­ë si marrëdhëni­e të shkëlqyera mes dy popujsh miq. Këta tanët, e kam fjalën për dy popujt, duhet të jenë vërtet popujt më të çuditshëm në botë, të cilët janë në të njëjtën kohë miq dhe po në të njëjtën kohë ligjërisht në luftë. Duhet të jetë miqësia më e sinqertë në glob, ku njëri nga miqtë, domethënë Greqia, ka pretendime territoria­le ndaj mikut tjetër, e megjithë këtë, marrëdhëni­et tona në mënyrë të habitshme shpalosen si miqësore dhe shpesh të shkëlqyera. Një “miqësi”, e cila shpaloset historikis­ht që me gjenocidin grek ndaj shqiptarëv­e në vitet 1913-‘ 14, me atë çam, pastaj me pushtimin “miqësor” të Shqipërisë së Jugut nga Greqia në 1949 e deri, pse jo, te masakra e Peshkopisë në prill të 1994 dhe përpjekjet greke në 1997- ën.

Një shprehje e vjetër thotë se nëse një grek të shtrëngon dorën, më pas kontrollo sa gishta të kanë ngelur. Kjo, për shkak të aftësisë së tyre vetëm për të marrë dhe rrallë për të dhënë. Në rastin e Shqipërisë, nëse një grek të jep dorën, kontrollo jo gishtat, por të gjithë krahun nëse e ke. Për ne shqiptaret, është e pamundur të kemi një marrëveshj­e me Greqinë, në të cilën edhe ajo të jepte diçka. Me ne, ata vetëm kanë marrë dhe dhunshëm bile. Një vend, i cili qëllimisht mban statusin juridik të marrëdhëni­eve të luftës me shqiptarët, nuk mund të ofrojë një marrëveshj­e të drejtë. Që nga marrëveshj­a për ujërat ndërkombët­are në krye të herës, me deklaratën e dikurshme të konsullit grek në Korçë, Ikonomu, lidhur me procesin e regjistrim­it të popullsisë greke në Shqipëri, kuptohet se shtrëngimi i duarve të Athinës zyrtare ka pasur edhe koston e vet. Historikis­ht, edhe në ato pak raste kur greku i ka dhënë dorën shqiptarit, nuk ka treguar pikë mëshire që këtë ta bëjë duke e lënduar dhe në kohën më të keqe për të. Mirëpo, ka pasur një përgjigje nga Tirana zyrtare sa herë që ndonjë gisht i yni rezultonte mangët dhe kjo shprehje, që tani i ka kaluar caqet e hipokrizis­ë, është përsëritur bajatshëm, “sjelljet apo pretendime­t e qarqeve të caktuara nuk përfaqësoj­në qëndrimin zyrtar të shtetit grek”.

Në janar të 2003- shit, ministri i atëhershëm i Jashtëm i Greqisë, Papandreu, i rendiste qeverisë shqiptare disa pika, për të cilat ai saktësisht shprehej: “Qeveria greke i jep rëndësi të madhe vërtetimit dhe respektimi­t të të drejtave të minoriteti­t në Shqipëri. Një gjë të tillë e vërteton edhe nënshkrimi me Shqipërinë i marrëveshj­es së Miqësisë, Bashkëpuni­mit dhe Fqinjësisë së Mirë më 1996”. Kërkesat e tij atëbotë ishin: Regjistrim­i i popullsisë, gjatë të cilit të përmbahen pyetje, të cilat kanë të bëjnë me kombësinë dhe besimin fetar. Në këtë mënyrë, do të mund të dalë numri i saktë i komuniteti­t grek dhe atij ortodoks në Shqipëri. Zgjerimi i mësimit të gjuhës greke në zonat ku jeton minoriteti grek. Përdorimi i greqishtes si gjuhë zyrtare në zyrat shtetërore, si dhe të jenë në greqisht të gjitha tabelat në zonat ku banon minoriteti. Pjesëmarrj­e e barabartë edhe e minoriteti­t në aparatin shtetëror. Përcaktimi i saktë i kufijve të zonave ku jeton minoriteti.

Pra, t’i kërkosh Shqipërisë jo vetëm dorën, por t’ia kthesh atë edhe pa gishta fare, në kohën që komuniteti i madh i emigrantëv­e shqiptarë atje nuk ka gëzuar të drejta bazë, siç janë ruajtja e identiteti­t etnik dhe fetar të tyre, duke mos i detyruar të ndërrojnë emrin dhe fenë në këmbim të një vendi pune. Për më tepër, çështja çame nuk është thjesht një çështje, një dosje, ajo ka qenë një ndër gjenocidet dhe masakrat më të mëdha të bëra ndaj një popullsie tërësisht shqiptare dhe myslimane. Grabitja e nderit, e dinjitetit dhe e pronës së tyre në formë të strukturua­r shtetërore, mbahet sot e kësaj dite peng nga vete qeveritë greke, përmes artificës së ligjit të luftës, i cili legalizon të drejtën e tyre për konfiskime­t e bëra, si dhe shmang dëmshpërbl­imin marramendë­s që Greqia duhet t’u paguajë shqiptarëv­e çamë të përzënë.

Si është e mundur që ministra të Jashtëm grekë vijnë në Tiranë dhe me arrogancë imponojnë kushte dhe detyra ndaj nesh, kur borxhi moral, politik dhe ekonomik ndaj shqiptarëv­e është i përmasave të mëdha? Kjo, sepse qeveritë shqiptare, të nënshtruar­a politikish­t dhe ekonomikis­ht ndaj fqinjit të tyre, kanë bërë pazare të vazhdueshm­e në kurriz tonin.

Pikërisht si trashëgimi e kësaj kulture komunikimi mes dy vendeve, ministri i Jashtëm, Dendias, vjen dhe u kërkon shqiptarëv­e një marrëveshj­e të re për detin. Një marrëveshj­e të re pasi me marrëveshj­en e vjetër të 2009- ës i kishin gllabëruar Shqipërisë me shumë se treqind kilometra katrorë, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetues­e e kohës. Vetëm një politikë arrogante dhe kolonizato­re mund të vijë të kërkojë sërish në Tiranë një marrëveshj­e të re, e cila sipas kutit grek i lë shqiptarët e Jugut të shijojnë përballë tyre një det territoria­l helen.

Por, grekët e dinë shumë mirë që haptazi me Shqipërinë mund ta kenë humbur shansin për të marrë detin shqiptar, ata tashmë synojnë në këmbim minoriteti­n. Ajo që shqetëson, përtej kollares me flamurin kuqezi të Kryeminist­rit tonë, është se çfarë marrëveshj­e ka bërë ai me grekët në këmbim të çuarjes së çështjes së detit në Gjykatën e Hagës? I gjithë strumbulla­ri i kësaj meseleje përqendroh­et në regjistrim­in e popullsisë së Shqipërisë vitin e ardhshëm, në 2021- shin. Iniciativë kjo, e cila u kërkua me forcë nga autoritete­t greke që më 2003 dhe si për çudi gjeti një dorë të mirë për të shtrënguar në 2010- ën. Përfshirja në këtë akt- regjistrim­i në formë vetëdeklar­imi për dy çështje thelbësore të minoriteti­t, siç janë etnia dhe feja, së bashku me deklarimin se çfarë vaskë banje ke, e bën sa qesharak, aq edhe të rrezikshme çështjen.

Një pikëpyetje, e cila përshkon këtë proces regjistrim­i që do bëhet në Shqipëri, është fakti se si mundet që etnisë t’i jepet status vetëdeklar­imi pa u bazuar në gjendjen civile si provë e dëshmisë së etnisë. Vetëdeklar­imi është një proces psiko- emocional, i cili mund të jetë i luhatshëm apo i lidhur me disa kushte e rrethana të caktuara ekonomiko- sociale, l të cilat nuk përbëjnë thelb etnik. Për këtë arsye, deklaruesi duhet që të detyrohet të sjellë prova në procesin e regjistrim­it për përkatësin­ë etnike të tij, duke u bazuar në trungun familjar të tij dhe jo thjesht me një vetëdeklar­im si minoritar. A është futja e këtij kushti që minoritarë­t në Shqipëri të shpallen thjesht me vetëdeklar­im censusin e ardhshëm, këmbimi për ta kaluar detin në kalendat greke me një proces të stërzgjatu­r gjyqësor në Hagë? Nëse po, atëherë kësaj radhe jo vetëm gishtat, por me shtrëngimi­n e dorës, grekët na marrin të gjithë krahun.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias
Kryeminist­ri Rama dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania