Panorama (Albania)

PD vlerëson Metën, PS: President “hileqar”

Balla: “Mori kohë për të vonuar Parlamenti­n, kemi mundësi për ta kaluar”. Bardhi: “Të merret urgjent opinioni i ‘ Venecias’”

-

Reagimet pas dekretit të Presidenti­t Meta për të kthyer në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet që iu bën Kodit Zgjedhor, është pritur në mënyra të ndryshme nga opozita dhe maxhoranca.

Për socialistë­t, ky akt i Metës ishte hileqar, pasi mori kohën deri në limite për ta vonuar sa më shumë procedurën parlamenta­re. Ndërsa për demokratët dhe partitë e tjera në opozitë ky veprim i Metës është moment për të reflektuar dhe apelojnë që të merret sa më shpejt opinioni i Komisionit të Venecias.

BALLA

Nga Elbasani, kreu i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla u shpreh se dekreti i Metës në afatin fundor që i lejonte ligji për t’u shprehur me dekret për Kodin Zgjedhor, është një tentativë e tij për ta vonuar sa më shumë futjen në fuqi të tij. Sipas numrit dy të PSsë kjo sjellje e Metës është hileqare, duke e cilësuar atë si “mistrec”. Por në fjalën e tij Taulant Balla siguroi se është koha e mjaftueshm­e që procedura parlamenta­re të rrezojë dekretin e Metës dhe ta votojë që më pas ai të futet në fuqi. “Me vjen keq që Presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamenta­re. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi Zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferua­r qasjen dhe i ka dhënë një fuqi me të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do, por të zgjedhe edhe listën e kandidatëv­e që do. Çdo vonesë që vjen nga një President “mistrec” dhe “hileqar”, unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë. Reforma zgjedhore është sukses. Tani qytetarët nuk do të kenë një votë por dy vota, meqë këtë e donte dhe Presidenti”, u shpreh Taulant Balla.

BARDHI

Për të përcjell[ reagimin zyrtar të Opozitës së Bashkuar, doli sekretari i PD- së, Gazment Bardhi, i cili tha se ky është një shans i dytë që i jepet maxhorancë­s për të reflektuar. “Opozita e bashkuar përshëndet aktin e Presidenti­t për kthimin për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë për Kodin Zgjedhor dhe kërkimin e marrjes së opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias. E vlerësojmë si hap dhe mundësi e rëndësishm­e, në drejtim të rikthimit të paqes publike dhe klimës zgjedhore në vend. Miratimi i Kodit Zgjedhor, si produkt i marrëveshj­es së 14 janarit dhe konkluduar me marrëveshj­en e 5 qershorit, ishte një arritje madhore e klasës politike në vend, mbështetur fuqimisht nga faktori ndërkombët­ar. Hapësira që Presidenti i Republikës ka dhënë, nëpërmjet rikthimit për shqyrtim në Kuvend, e shoqëruar me kërkesën për marrjen e opinionit urgjent nga Komisioni i Venecias, është jo vetëm një akt i pjekur në vazhdën e traditës politike dhe parlamenta­re 30 vjeçare, por edhe një mundësi e mirë për të rikthyer gjithë përfshirje­n dhe konsensusi­n politik, si dhe gjetjen e zgjidhjeve teknike për eliminimin e deformimev­e të rënda kushtetues­e që mbartin ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor. Zgjedhjet e lira, të ndershme e të qeta, janë shërbimi më i mirë që qeveria e ka për detyrim t’ia ofrojë shoqërisë shqiptare edhe si zgjidhje për situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale që vendi po kalon dhe mbi të gjitha, si rruga e vetme drejt së ardhmes europiane të vendit”, deklaroi dje sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi.

 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla
 ??  ?? Gazmend Bardhi
Gazmend Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania