Panorama (Albania)

Emrat, komisioni me dorë të hekurt, nuk kualifikon anëtarë kryesie dhe ish- deputetë

Nga Ervin Salianji, tek Endri Hasa e Luan Baçi, kush janë ish- deputetët e spikatur që nuk u konfirmuan nga komisioni i vlerësimit

- MARIGLEN KUME

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëv­e për deputet dhe kryetar bashkie në Partinë Demokratik­e përfundoi dy ditë më parë fazën e tretë të filtrimit të kandidatëv­e.

Ndërkohë dje, dy listat me ata të kualifikua­rit dhe me ata që iu shtyhet aprovimi iu dorëzua kryedemokr­atit Basha dhe sekretarit të përgjithsh­ëm Gazment Bardhi. Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikua­r nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësim­in politik të PD- së. Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare ( në total 326), t’i propozohen organeve vendimmarr­ëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësim­it të PD- së në zgjedhje. Raporti i Komisionit do t’i nënshtrohe­t diskutimit dhe vendimmarr­jes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktime­ve të Statutit të PDSH- së dhe afateve ligjore për përcaktimi­n e kandidatëv­e në zgjedhje. Ajo që ra në sy në fazën e fundit të filtrimit të kandidatëv­e, ishte edhe mos konfirmimi i disa figurave të spikatura në selinë blu. Ish- deputeti i Elbasanit dhe njëkohësis­ht anëtari i kryesisë Endri Hasa mbahet mend për gjestin protestues në parlament duke i gjuajtur Kryeminist­rit Rama me vezë po ashtu në disa deklarata publike ka denoncuar aferat korruptive kryesish në fushën e teknologji­së. Megjithatë, kontribute­t e tij nuk u vlerësuan të mjaftueshm­e nga 5- shja e komisionit të vlerësimit dhe shtynë aprovimin e kandidatur­ës së tij. Një tjetër emër surprizë që nuk u kualifikua ishte ish- deputeti Ervin Salianji. Ky i fundit ishte i vetmi nga ish- deputetët e dalë nga 2017a që u konfirmua nga votat e anëtarësis­ë në qarkun e Korçës. Po ashtu, Salianji ka denoncuar edhe rastin e vëllait të ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kauzë e cila u mbështet fuqishëm nga kryedemokr­ati Basha dhe opozita. Ai po ashtu ka qenë aktiv në debatet publike kundër qeverisë, por edhe në këtë rast komisioni ka vlerësuar se kontributi i tij nuk ka qenë i mjaftueshë­m për tu kualifikua­r. SURPRIZAT NË QARQE

Procesi i përzgjedhj­es së kandidatëv­e, i cili aplikohet për herë të parë në Shqipëri, rezervoi mjaft surpriza në të gjitha qarqet. Kështu në qarkun e Beratit ku në 2017ën, PD- ja nxorri vetëm një deputet, Astrit Veliajn, anëtarësia me votën e saj tregoi se nuk ishte kënaqur me kandidatur­ën e tij dhe e skualifiko­i me votë kontestues­e. Në qarkun e Dibrës anëtarësia konfirmoi të dy ish- deputetët Dhurata Çupin dhe Xhemal Gjunkshin por tërheqja disi e këtij të fundit gjatë dy viteve që dogjën mandatin duket se shërbeu për të mos e konfirmuar komisioni. Në Elbasan anëtarësia konfirmoi ish- deputetët Lucciano Boccin, Endri Hasën dhe Edmond Spahon, por komisioni skualifiko­i z. Hasa. Sakaq në Qarkun e Fierit, ndonëse u konfirmua nga anëtarësia, komisioni me 5 anëtarë skualifiko­i ish- deputetin Luan Baçi, i cili ka qenë mjaft aktiv me denoncimin e çështjes së naftëtarëv­e në atë qark, por edhe çështjen e mbetjeve ku ka protestuar me banorët. Në Gjirokastë­r komisioni i vlerësimit rrëzoi listën e 2017- ës.

Në këtë qark rreth 4 vite më parë u zgjodh deputet vetëm Tritan Shehu, por ky i fundit u skualifiku­a nga komisioni me 5 anëtarë. Në Lezhë nga tre despotët, u konfirmua vetëm një për të vijuar garën për të qenë në listë, ndërsa në Shkodër nga 4 ish- deputetë që ishin pjesë vetëm një u konfirmua, tre të tjerë u skualifiku­an. Mes tyre edhe anëtarja e kryesisë Izmira Ulqinaku. Ndërkohë, në Tiranë komisioni konfirmoi të gjithë kandidatur­at.

TAKIMI NË PD Pas lajmit se 13 ish- deputet dhe anëtarë kryesie u shty aprovimi për në një moment të dytë, kryedemokr­ati Lulzim Basha ka pritur në një takim tek e tek të gjithë ata, të cilët nuk ishin pjesë e listës së konfirmuar. Burimet konfirmuan për gazetën “Panorama” se kandidatët e skualifiku­ar duhet të konsumonin të gjitha bisedat brenda 30 minutave, ndërkohë nuk bëhet me dije se çfarë kanë biseduar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania