Panorama (Albania)

OFL u çon letër 3 të dënuarve në Korçë

Akuzohen për vrasje, grabitje e trafik narkotikës­h

-

Tre të dënuar nga Korça janë personazhe­t e radhës që kanë marrë letër nga OFL- ja për të deklaruar pasurinë. Ata akuzohen për vrasje, grabitje dhe trafik lëndësh narkotike. Policia e Shtetit tha dje se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL- ja i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Juxhin Kulla, banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe “Trafikimi i narkotikëv­e”, kryer në bashkëpuni­m, mbetur në tentativë; Vasfi Bedulla, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhëni­eve familjare”; Teodor Grazhdani, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpuni­m. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orëve, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. “OFL- ja është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL- ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë”, tha dje zyrtarisht Policia. Ndërkohë, dy ditë më parë Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar në 3 qytete, Shkodër, Bulqizë dhe Durrës, për t’i dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë 5 të dënuarve. Mes tyre ishin edhe Hajri Seferi i bandës së Shijakut dhe Indrit Taullau, ishanëtar i bandës së Durrësit. Burimet bëjnë të ditur se përveç Seferit e Taullaut, kanë marrë formularin për të deklaruar pasurinë edhe Gazmend Hasi, Enver Jakimi dhe Mario Zeqiri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania