Panorama (Albania)

Gara për BKH, 103 kandidatë kalojnë testin fizik

Do t’i nënshtrohe­n testit të esesë me shkrim më 26 tetor

-

Nga 403 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit, vetëm 103 kandidatë kanë arritur që ta kalojnë testin e aftësive fizike, 300 prej tyre janë skualifiku­ar. Këta kandidatë do t’i nënshtrohe­n testit të esesë me shkrim me 26.10.2020. Testimi i radhës do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa pas testit të esesë, i pret vetingu dhe makina e së vërtetës. Nga 103 kandidatë vetëm 60 do të pranohen në BKH. Gara u hap më 8 shtator, ditën kur ambasadorj­a Amerikane, Yuri Kim, zhvilloi një takim me drejtoresh­ën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj dhe drejtuesin e SPAKut, Arben Kraja. Pas këtij takimi, në njoftimin e BKH- së, jepeshin të gjitha detajet e kushteve që duhet të plotësojë kandidati, për të qenë hetues pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe kontaktet e nevojshme. Sipas BKH- së, kandidatët duhet të kenë eksperienc­ë në fushat e përcaktuar­a në Ligjin nr. 95/ 2016 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e institucio­neve për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ( Ekonomik, Teknologji e Informacio­nit). Sipas njoftimit zyrtar të BKHsë, për të aplikuar për pozicionin e hetuesit të BKH- së kandidatët do të duhet të plotësojnë disa kritere, si dhe të dorëzojnë disa dokumente. Nevojitet vërtetim zyrtar që vërteton vlerësimet për aftësitë e tij / saj profesiona­le, etike dhe integritet­in moral; vërtetim zyrtar që vërteton se ndaj tij/ asaj nuk është marrë masa disiplinor­e e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër masë disiplinor­e, e cila është ende në fuqi sipas legjislaci­onit në momentin e aplikimit; një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, që do të pohojë se kandidati nuk është palë ose përfaqësue­s ligjor në çështje që janë objekt hetimi nga BKH- ja dhe Prokuroria e Posaçme si edhe nuk ka asnjë konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin e kandidatit në pozicionin e hetuesit. Pas kësaj do të kryhen fazat e përzgjedhj­es ku aplikantët do t’i nënshtrohe­n disa testimeve. Ndërkohë, ditën kur kryhej testi me shkrim, drejtoresh­a e BKHsë, Aida Hajnaj, tregoi se BKH- ja do të jetë gati në janar: “Janë disa faza që duhet të kalojnë deri sa të arrijmë në fazën që të marrim 60 hetuesit dhe mendojmë se deri nga fundi i dhjetorit duhet të jenë të përfunduar­a të gjitha fazat që duhet të kalojnë. Me parashikim­e, ne mendojmë dhe duam që në janar të fillojë puna e BKHsë”, u shpreh Hajnaj.

 ??  ?? Drejtoresh­a e BKH, Aida Hajnaj
Drejtoresh­a e BKH, Aida Hajnaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania