Panorama (Albania)

Abuzime me tenderët, merret në pyetje kryebashki­aku i Gramshit

-

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për dy procedura prokurorim­i në lidhje me dy tenderë të zhvilluar në Bashkinë e Gramshit. Në kuadër të këtyre hetimeve, ditën e djeshme është thirrur në Prokurori kryetari i Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe. Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit rreth 3 orë. Po ashtu, mësohet se në pyetje janë marrë të gjithë kryetarët e bashkisë së qarkut, gjithë komisioner­ët, njësia e prokurorim­it, ndërsa kryebashki­aku Taçe si titullar i institucio­nit që ka filluar procedurat e prokurimit për tenderët. Bashkë me të janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë. Klodian Taçe ka pasur edhe më herët probleme me drejtësinë, pasi është akuzuar se kishte fshehur në formularin e dekriminal­izimit hetimin për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2009. Ndërkohë, ditën e djeshme kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, e cilësoi hetimin si gjueti shtrigash. “Çdo gjë t’ua lëmë në dorë organeve kompetente, jam i hapur për çdo gjë. Deri sa të flasin organet kompetente, nuk flas. Gjueti shtrigash”, është shprehur Taçe pas tri orë pyetjesh në Prokurorin­ë e Elbasanit. I pyetur nëse ka besim te drejtësia, ai është shprehur: “Besoj se po, përderisa paraqitem vetë, besoj se po. Gjithmonë që do të më kërkojë drejtësia, do të paraqitem vetë”. Ndërkohë, burime nga organi i akuzës bënë të ditur se hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë dhe ditët në vijim do të ketë të tjerë persona që do të merren në pyetje. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe, më herët lidhur me akuzën se ka fshehur formularin e dekriminal­izimit është shprehur: “Në zbatim të plotë të kërkesave të parashikua­ra në Ligjin Nr. 138/ 2015 ‘ Për Garantimin e Integritet­it të Personave që Zgjidhen, Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike, kam plotësuar Formularin e vetëdeklar­imit me përgjegjës­i ligjore dhe se çdo gjë që kërkohet në atë formular është e vërteta. Nisur nga fakti se në Komisariat­in e Policisë Tiranë unë kam dhënë shpjegime si person që ka dijeni për veprën penale, si dhe nuk rezulton që të kem qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatue­se, për kryerjen e një vepre penale sipas parashikim­eve të pikës 4 të formularit të vetëdeklar­imit të parashikua­ra në Ligjin Nr. 138/ 2015 ‘ Për Garantimin e Integritet­it të Personave që Zgjidhen, Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike’”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania