Panorama (Albania)

Rriten rastet e reja, rëndohet situata në dy spitalet COVID

Në 24 orë, 306 të infektuar. Humb jetën edhe mjeku Elmaz Eltari

-

Shifrat në rritje të rasteve ditore kanë sjellë shtim të numrit të pacientëve në dy spitalet COVID, duke krijuar mbingarkes­ë dhe vështirësi për stafin mjekësor.

Janë thuajse 40 urgjenca çdo ditë, autoambula­nca që i drejtohen spitalit me pacientë të infektuar të cilët kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializu­ar. Ministrja Manastirli­u tha pak ditë më parë se në Spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” ka ende shtretër të lirë, por nëse vijohet me këtë ritëm shtrimesh, atëherë java tjetër do të sjellë hapje të spitalit COVID 3 ( ishkirurgj­itë në QSUT). “Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë.

RASTET FATALE Të premten janë raportuar 4 humbje jete si pasojë e koronaviru­sit. Sëmundja i ka kushtuar jetën edhe një 21vjeçari nga Elbasani, që është edhe viktima më e re në vendin tonë. Ndërkohë që betejën me COVID- 19 e humbi edhe mjeku infeksioni­st Elmaz Eltari. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e ka humbur betejën me COVID- 19, një 21vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoq­ëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID 2. Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Eltari, mjeku i njohur 85- vjeçar, ish- drejtues i Klinikës Infektive në QSUT. Nuk ka mundur të mbijetojë në 24 orët e fundit edhe një 49vjeçar nga Elbasani dhe një 70- vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Për ndarjen nga jeta të doktorit ka reaguar edhe ministrja Manastirli­u. “E trishtuar për ndarjen nga jeta të prof. Elmaz Eltarit, ish- drejtues i Klinikës Infektive, një nga ata mjekë të rrallë, që njihej ndër kolegë dhe pacientë për humanizmin e tij. Me gjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85- vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm COVID- 19”.

RASTET E REJA Lidhur me rastet e reja, pjesa më e madhe e personave të konfirmuar pozitivë janë në Tiranë. “Ju informojmë lidhur me situatën epidemiolo­gjike në 24 orët e fundit të COVID- 19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV2. Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës, 4 raste në Kavajë, Mallakastë­r, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnjë, Rrogozhinë, Gjirokastë­r, Shijak, Patos”, ka bërë me dije Ministria në raportin ditor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania