Panorama (Albania)

Eni Koçi në telashe me këngëtaren që kërkon t’i marrë Gencin, kush është vajza që hyri mes çiftit

-

Disa muaj pas krisjes në lidhjen serioze të Eni Koçit me Genc Prelvukajn për shkak të një femre tjetër të muzikës, duket se telashet nuk mbarojnë këtu për motrën e vogël të Greta Koçit.

Këngëtarja e njohur në muzikë si “Tringa Kay” nuk ndalet në provokimet e saj publike për ishmenaxhe­rin e saj, Gencin, deklaratë që komentuesi­t e kanë konsiderua­r si këmbëngulj­e e saj për t’ia rrëmbyer nga duart partnerin që Eni e do shumë. Këngëtarja, e cila u bë mollë sherri për çiftin pasi hyri në studion e Genc Prelvukajt, në mars të këtij viti tregoi historinë në paskuinta me producenti­n e saj, duke deklaruar se ishte e vetmja femër në studion e tij dhe që kishte nevojë për 100 për qind vëmendje nga ai.

E pas kaq muajsh këngëtarja e ftuar në një emision ka folur pa dorashka për jetën e saj private, planet e së ardhmes apo raportet me kolegë të vjetër e të rinj, duke i hedhur sërish benzinë zjarrit. Dikur Tringa menaxhohej nga këngëtari Genc Prelvukaj dhe e pyetur si i ka tashmë marrëdhëni­et me të, ajo la të kuptohet se ka hatërmbetj­e nga Genci.

Kjo pasi, megjithëse prej kohësh ruanin raporte, ai e kishte hequr nga “Instagram”- i, qëkur ishte lidhur me Eni Koçin. “Ma ka hequr nga ‘ Instagram’- i. E kuptoj se tani është lidhur me Enin, por ne kemi punuar bashkë... Po nejse, është jeta e secilit, kështu edhe unë ndoshta ia heq ‘ follow’- n kur të gjej burrë!”, u shpreh Tringa.

HISTORIA QË S’MBETI BRENDA STUDIOS MUZIKORE DHE LUFTA E ENIT ME TRINGËN PËR GENCIN

E si doli në dritë prezenca e Tringës në jetën e çiftit Eni- Genci? Duke qenë se në rrethin e artistëve nisën të qarkulloni­n thashethem­et se Tringa, pjesë e kompanisë së Genc Prelvukajt, u largua nga ai për shkak të xhelozisë së Enit, më pas ishte vetë këngëtarja që rrëfeu në ekran këtë histori, që është një nga ato që ndodhin rëndom mes artistëve, por që mbeten shpesh sekrete.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja me origjinë nga Kosova foli edhe për faktin e largimit nga dy labele të rëndësishm­e, ai i Genc Prelvukajt dhe i Bleros. Tringa rrëfeu se nuk kishte një sherr në mes, por ishte thjesht çështja se nuk po kishte fat duke bashkëpunu­ar me këto dy këngëtarë, kështu që zgjodhi të ishte e vetme në tregun muzikor, duke marrë më shumë përfitime.

E pyetur nëse kishte ndikuar Eni Koçi dhe xhelozitë për ta larguar nga studioja e Genc Prelvukajt, këngëtarja tregoi se ai është shumë i rregullt dhe u kushton rëndësi të gjithë këngëtarëv­e njësoj. “Me Gencin kam qenë vetëm unë femër. Të gjithë kanë qenë djem. Kështu që nuk kishte ndonjë xhelozi. I kemi pasur marrëdhëni­et krejt mirë mes veti.

S’ka ndodh ai sen. Genci ka punuar pak me planprogra­m. Genci në atë kohë shkoi në Amerikë dhe bëri bashkëpuni­min me Genta Ismajlin. Unë, si këngëtare e re, kisha nevojë për më pak vëmendje se jam luan, kështu që ne luanët duam që t’i kenë sytë nga ne 100%”, u shpreh Tringa.

Ky rrëfim në ekran u komentua më tej në media, dhe miq të çiftit deklaruan se në fakt kjo këngëtare rrezikoi jo pak lidhjen serioze të Enit me Gencin. Tringa është vetëm 22 vjeçe dhe mori vëmendje pasi u bë pjesë si e vetmja femër këngëtare e një prej kompanive më të mëdha muzikore në Prishtinë “Black Fish Entertainm­ent”, me pronar Genc Prelvukajn. Në maj 2016, Tringa Kay publikoi videoklipi­n "Your Love", në bashkëpuni­m me Fajt, një projekt ky me producent Prelvukajn.

Një vit më vonë publikoi videoklipi­n "I Huaj" dhe pas një viti tjetër, atë me titull "Tradhtar je ti", kësaj here me të tjerë producentë. Ka nga ata komentues cinikë që dëshmojnë se titujt e këngëve janë një ditar i saj në marrëdhëni­en e saj me Gencin.

ENI DHE GENCI TË

FIKSUAR PAS NJËRI- TJETRIT, NUK LËNË HAPËSIRA PËR PERSONA TË TRETË

AS NË KLIPE E vërteta është që Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj nuk janë vetëm çift në jetë, por edhe në muzikë. Përveç disa klipeve që kanë realizuar bashkë, projekti i fundit i Gencit dëshmon faktin se ata janë aq të fiksuar pas njëri- tjetrit, sa nuk lënë hapësira për persona të tretë as në projektet e tyre. Këtë fakt e dëshmon edhe projekti më i ri muzikor i këngëtarit të njohur.

Artisti bëri të ditur se kënga e tij e radhës do të lançohet më 1 nëntor, duke treguar se pjesë e klipit është edhe partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi. Kjo do të jetë kënga e parë e Gencit me klip nga albumi i tij i ri “Gentivs II”.

“Një moment që kthehet në kujtim të përjetshëm!”, ka shkruar ai krahas fotos me Enin. Po si nisi historia e Eni Koçit me Genc Prelvukajn, të cilët tashmë kanë planifikua­r edhe ceremoninë e afërt të martesës. U bënë vite që këngëtarët kanë zyrtarizua­r romancën e tyre të komentuar nga portalet për një kohë të gjatë. E duket se pas një periudhe testimi që i kanë bërë dashurisë së bashku, nuk mungojnë herë pas here reflektime­t e tyre për dashurinë.

Ka qenë Genci ai që ka treguar anën e tij romantike përmes postimeve të tij në “Instagram”. Krah Enit, ai shprehej për festa: “Jashtë dritareve borë e bardhë. Brenda ngrohtësi që vjen nga sytë e saj. Gjysma ime më e mirë!”. Të njëjtin postim e bëri edhe Eni, e cila po ashtu e ka konsiderua­r artistin nga Kosova si “gjysma ime më e mirë”.

Burime për “Panorama Plus” pranë çiftit më të komentuar të showbiz- it treguan se ata kishin nisur bashkëjete­sën në Prishtinë dhe festat po i prisnin si familje apo si burrë e grua në shtëpinë e tyre. Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ka kohë që e kanë bërë lidhjen e tyre publike dhe gjatë kësaj periudhe nuk kanë nguruar të shprehin në çdo rast ndjenjat ndaj njëri- tjetrit.

Ishte Genci që e theu akullin pasi i dedikoi fjalët më të bukura të dashurisë partneres së tij 15 vite më të re, me rastin e 23- vjetorit. Çifti i njohur përflitesh­in prej shumë kohësh për një histori dashurie, por në fund të dhjetorit të 2018- ës ata e konfirmuan duke u shfaqur përkrah njëri- tjetrit në festën e fundvitit të organizuar nga Labinot

Gashi.

Këtë deklarim të lidhjes në media e vulosën me disa foto pushimesh të çiftit në Tajlandë. Pas disa bashkëpuni­mesh në muzikë, çifti shihej gjithnjë e më shumë bashkë, zërat qarkulloni­n, por ata nuk e pranonin ende se ishin më shumë se kolegë apo miq. Pas konfirmimi­t publik nuk munguan fotot nga ana e Enit në “Instagram”, ku shfaqej shumë e lumtur dhe e dashuruar me Gencin. Vetë këngëtari zbuloi se kënga “Ylli e Hana” ishte një dedikim i pastër për dashurinë e tyre.

Historia e çiftit Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi u zbulua në 2017- ën nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpuni­me me klipe. Kujtojmë që Eni po ashtu nuk nguroi të hidhte një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh që kishin nisur të qarkulloni­n thashethem­et e para.

Bashkë me një foto të çiftit Prelvukaj, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj. Kjo këngë u komentua si një përbetim dashurie që ata i bënin njëri- tjetrit në mënyrë kaq publike. Prania e Tringa Kay- t thuhet se i ka trazuar pak ujërat e lidhjet, që ata e konsideron­in të paqtë pasi ndiheshin shumë të sigurt në krah të njëri- tjetrit.

Le të shohim se si do të vazhdojë kjo histori, apo do të jetë telenovela e re e showbiz- it shqiptar me tentativat e Tringa Kay- t për t’u hyrë në mes.

Dikur, Tringa menaxhohej nga këngëtari Genc Prelvukaj dhe e pyetur si i ka tashmë marrëdhëni­et me të, ajo la të kuptohet se ka hatërmbetj­e nga Genci. Kjo pasi megjithëse prej kohësh ruanin raporte, ai e kishte hequr nga “Instagram”- i, qëkur ishte lidhur me Eni Koçin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania