Panorama (Albania)

Si ndryshoi jeta e Luana Vjollcës pas përndjekje­s së djalit misterioz, tani shfaqet kudo me truprojë, fotot

Pak muaj më parë, moderatorj­a bëri padi në Polici pas serialit të ngacmimeve

-

Moderatorj­a Luana Vjollca e ka marrë seriozisht çështjen e sigurisë së jetës, pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje. Vetëm Luana ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale dy foto ku shihet në praninë e truprojës së saj, të cilit i ka shumuar portretin, ndërkohë që i hap derën e makinës luksoze. “Në çdo hap me mua. Faleminder­it për sigurinë që më falni!”, shkruan Luana poshtë postimit, duke shprehur mirënjohje­n e saj, por ndërkohë edhe duke shfaqur një anë të jetës së saj jashtë kamerave. E mund të themi se në botën e showbiz- it shqiptar është ndër të rrallat që lëviz me truprojë, një trend që për herë të parë e praktikuar para disa vitesh vëllezërit repera Mozzik dhe Getinjo, të cilët në një event të “Top Channel” në Tiranë u fotografua­n në shoqërinë e truprojave personale. E nëse për reperat është normale pasi ata kanë gjithmonë konlikte me rivalët në muzikë, lind pyetja se kush e frikëson “për vdekje” Luanën aq sa të punësojë truprojë? Natyrisht që për realitetin shqiptar tingëllon e tepërt që një vajzë ekrani të lëvizë me truproja nëpër Tiranë, por ja që paska një arsye pse Luana ka ndërmarrë një hap të tillë. Kujtojmë që moderatorj­a u shoqërua nga truproja e saj në protestën e mbajtur më 4 qershor në Tiranë. Luana ishte një nga personazhe­t e shumtë publikë që dolën në shesh më 4 qershor dhe nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, protestuan kundër abuzimit të fëmijëve të mitur. Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte truproja që e shoqëronte Luanën ngado, duke e diferencua­r kështu moderatore­n dukshëm nga personazhe­t e tjerë të famshëm që ishin bashkuar për këtë kauzë dhe kishin dalë në shesh. Kujtojmë se Luana u shfaq me truprojë pasi ajo denoncoi për përndjekje nga një 28- vjeçar nga Kosova, i identifiku­ar si A. Morina, për të cilin u shpreh se e ndiqte këmba- këmbës, në punë dhe në shtëpi. E shoqëruar nga motrat Marina dhe Lira, Luana, ndryshe nga ato, kishte truprojë me vete. Me kapele në kokë dhe me maskën e vënë, Luana kishte vendosur edhe syzet që të mos njihej se kush ishte. Mirëpo, kamerave të pranishme nuk u shpëtoi prezenca e prezantues­es së “Shiko kush Luan”, pak ditë pasi kishte depozituar një kallëzim penal për përndjekje. Moderatorj­a mësohet të jetë shprehur para efektivëve të komisariat­it nr. 1 në Tiranë se një 28- vjeçar nga Kosova e ndiqte këmba- këmbës dhe e ngacmonte. Kështu, moderatorj­a nuk ka humbur kohë dhe ka marrë masa serioze për të ndalur përndjekje­t nga fansat e saj. Nuk kanë munguar rastet e bezdisjeve, pasi edhe disa vite më parë denoncoi një fans në polici duke bërë edhe kallëzim penal ndaj tij, e para një tij një tjetër burrë që e përndiqte me mesazhe. Kështu, pas kësaj serie ngacmimesh, vendosi që të punësonte një truprojë, në prani të të cilit është filmuar më parë në ambiente publike me motrën e saj, Marinën. Së fundmi, vajza e njohur e ekranit është filmuar teksa truproja i hap derën e makinës luksoze, duke bërë që Luana të ndihet vërtet si një VIP, që duhet të ketë siguri maksimale për të shmangur ndonjë të papritur që mund të vijë nga fansat “e çmendur”. Në muajin qershor u bë më dije fakti se një fans e kishte përndjekur prej disa muajsh këngëtaren në ambientet e punës, madje dhe në shtëpinë e saj te “Kodra e Diellit”, duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të. Pas kësaj ndodhie që ajo e ka konsiderua­r të frikshme, iu drejtua Komisariat­it nr. 1, duke bërë kallëzim dhe policia u vu në kërkim për ta kapur.

JETA PRIVATE, JO AQ E

QETË SA DUKET Sa i takon jetës private, Luana Vjollca u përfol se i ka dhënë fund lidhjes së saj disavjeçar­e me biznesmeni­n Krenar Çoçaj. Thashethem­et nisën pasi u vu re se ata kishin hequr njërittjet­rin nga “Instagram”- i, si edhe prej faktit që Krenar Çoçaj mungoi në festën e ditëlindje­s së moderatore­s. Të dy kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje duke mos komentuar lajmet. Së fundmi, ajo publikoi një video në kanalin e saj në YouTube, të quajtur “AfterParty”, ku iu drejtuan disa pyetje personale. Moderatorj­a u pyet rreth jetës së saj personale si edhe planeve të saj për të ardhmen. “Dëshiron dasmë tradiciona­le apo private?”, ishte një nga pyetjet dhe ajo iu përgjigj:

“Private”, ndërsa shprehu dëshirën për të pasur një familje të madhe. “Familje e madhe”, tha Luana Vjollca. Nuk mungoi as pyetja rreth jetës së saj sentimenta­le, që moderatorj­a hezitoi t’i përgjigjej. Teksa u pyet nëse është në një lidhje apo single, ajo mbylli intervistë­n duke iu drejtuar një prej personave pas kamerës: “Duhet të vij për emision?”. Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj asnjëherë s’e konfirmuan lidhjen e tyre publikisht, por e pranuan deri diku në “Instagram” me shkëmbime komentesh të nxehta dashurie. Për herë të parë, dyshimet se moderatorj­a kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28vjetorin e tij në Santorini.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin. Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantont­e si nusen e tij. Ndërkohë që pavarësish­t situatave të frikshme që mund të kalojë në jetën e saj jashtë kamerave, duke iu referuar përndjekje­ve nga djemtë e fiksuar pas saj, jeta e saj para kamerave është thjesht e bukur. Moderatorj­a poston shpesh foto e video në rrjete sociale, duke i mbajtur kështu ndjekësit të informuar për atë që ndodh në jetën e saj. Së fundmi, Luana ka postuar në “Instagram” disa foto hot, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq. I çarë në njërën anë, fustani me dekolte shumë të hapur nxjerr në pah gjoksin e saj joshës. Sipas postimeve në “Instastory”, ky look lidhet me një projekt të ri muzikor, mbi të cilin Luana po punon. Le të shohim se për çfarë bëhet fjalë.

Moderatorj­a mësohet të jetë shprehur para efektivëve të komisariat­it nr. 1 në Tiranë se një 28vjeçar nga Kosova e ndiqte këmbakëmbë­s dhe e ngacmonte. Kështu moderatorj­a nuk ka humbur kohë, dhe ka marrë masa serioze për të ndalur përndjekje­t nga fansat e saj. Nuk kanë munguar rastet e bezdisjeve pasi edhe disa vite më parë denoncoi një fans në polici duke bërë edhe kallëzim penal ndaj tij, e para një tij një tjetër burrë që e përndiqte me mesazhe.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania