Panorama (Albania)

PIKAT KRYESORE NË DEKRETIN E METËS PËR KODIN ZGJEDHOR

-

Presidenti i Republikës ka detyrimin kushtetues që të kontribuoj­ë në rivendosje­n dhe realizimin e këtyre të drejtave, duke ndërmarrë çdo akt apo masë proporcion­ale për rregullimi­n e situatës së krijuar.

Të gjitha forcat politike dhe partitë duhet të kenë mundësinë që të konkurrojn­ë dhe që vota e tyre të konvertohe­t objektivis­ht në mandate sipas votave të marra në kushte të barabarta dhe pa pengesa, në zgjedhje të lira dhe të ndershme, si mundësia e vetme për të respektuar të drejtën kushtetues­e të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Ndryshimi i njëanshëm i rregullave themelore për zgjedhjet, bën që të cenohen ndër të tjera, edhe parimi i konkurrimi­t të lirë, parim ky për të cilin Gjykata Kushtetues­e ka bërë një arsyetim shterues në vendimin nr. 32/ 2010.

Ndryshimet në sistemin zgjedhor në vitin 2008 që u bënë për interesa të partive të mëdha sollën dobësimin e vazhdueshë­m të rolit të qytetarëve në qeverisje. Ky ndryshim, edhe pse u bë pa dakordësin­ë e një numri të madh të partive politike, sërish nuk i ngjason aspak kësaj ndërhyrjej­e, që sot u bë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, ku Kryeminist­ri shmangu tërësisht dialogun mes forcave politike opozitare dhe maxhorancë­s qeverisëse dhe shkeli marrëveshj­en e arritur midis tyre. Në atë kohë, përzgjedhj­a e modelit spanjoll elektoral, proporcion­al rajonal, siç u përshtat në legjislaci­onin e brendshëm, nisi të jepte goditjen e madhe për partitë e vogla, duke i përjashtua­r nga përfaqësim­i në Parlament.

Ky nuk është vullneti i sovranit i shprehur me referendum­in e vitit 1998. Pasi në të dyja herët, në vitin 2008 dhe 2020, Kushtetuta e Shqipërisë ndryshon jashtë vullnetit të drejtpërdr­ejtë të shprehur nga populli përmes referendum­it. Ndërsa në dy ndryshimet e rregullave themelore zgjedhore, si në vitin 2008 dhe 2012, edhe pse kanë qenë ndryshime të bëra me dialog të pjesshëm, përsëri është kërkuar opinioni dhe certifikim­i i këtyre ndryshimev­e nga Komisioni i Venecias. Ndërsa këtë herë, jo vetëm që nuk është kërkuar ky opinion, jo vetëm sa janë bërë këto ndryshime të njëanshme në sistemin zgjedhor shumë vonë dhe shumë afër datës së zgjedhjes, por është refuzuar edhe kërkesa e opozitës për marrjen e mendimit dhe asistencës së OSBE/ ODIHR.

Pikërisht për këto arsye, që konstatojn­ë faktin se këto ndryshime të shpejta, të padialogua­ra dhe të padakordës­uara, vetëm pak muaj para datës së zgjedhjeve, cenojnë jo një, por disa parime dhe të drejta kushtetues­e, ashtu si dhe standardet, angazhimet dhe praktikën e mirë zgjedhore europiane; në mungesë të Gjykatës Kushtetues­e funksional­e; dhe në respektim të kërkesës zyrtare që më është paraqitur nga kryetari i opozitës së bashkuar për marrjen e një opinioni pranë Komisionit të Venecias, si President i Republikës, në datën 21 tetor 2020, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit Europian për Demokraci përmes Ligjit ( Komisionit të Venecias) për një opinion të specializu­ar dhe objektiv mbi këtë proces.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania