Panorama (Albania)

Përse duhet të ndryshojë politika e jashtme e Shqipërisë ndaj Serbisë

- ALBERT RAKIPI PH.D.

Konfirmimi i akuzave dhe fillimi i procesit gjyqësor...

në Dhomat e Specializu­ara në Hagë kundër ish-drejtuesve më të lartë të UÇKsë, përbën një zhvillim ekstrem, i cili mund të ketë implikime serioze politike në Kosovë; por dhe në marrëdhëni­et e saj me Serbinë, përfshirë edhe marrëdhëni­et ndërkombët­are në rajon, të paktën për tri arsye: Së pari, për faktin se këta që akuzohen se kanë “themeluar dhe drejtuar një sipërmarrj­e kriminale” dhe “kanë kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit”, janë të njëjtët që kanë themeluar dhe drejtuar UÇK-në, një sipërmarrj­e e mbrojtjes njerëzore, e rezistencë­s kundër makinerisë luftarake shtetërore të Serbisë, e cila është përgjegjës­e për të paktën dhjetë mijë viktima, për shpërngulj­en e 50 për qind të popullsisë, të masakrave dhe gjenocidit të ushtruar mbi popullsinë civile. Formalisht të akuzuar në Hagë janë individë, por në një analizë të fundit, këto akuza janë një përpjekje për kriminaliz­imin e UÇK-së dhe të luftës së drejtë të popullit të Kosovës.

Së dyti, midis udhëheqësv­e më të lartë të UÇK-së të akuzuar në Hagë është edhe Hashim Thaçi, figura qendrore politike e Kosovës gjatë dy dekadave të fundit, ishKryemin­istër dhe ish-President i Republikës. Përgjatë këtyre dy dekadave, ai udhëhoqi luftën, procesin e pavarësimi­t, procesin e ndërtimit të shtetit; themeloi dhe zhvilloi marrëdhëni­et ndërkombët­are të Kosovës, për t’u akuzuar në fund të këtyre 20 vjetëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në mënyrë paradoksal­e nga një Gjykatë, e cila nuk do të ishte krijuar dhe miratuar pa vullnetin politik të vetë Hashim Thaçit.

Së treti, sepse akuzat kundër ishudhëheq­ësve të UÇK-së, njëherazi ishudhëheq­ës të Republikës së Kosovës, janë ngritur nga Prokuroria e Dhomave të Specializu­ara dhe procesi gjyqësor do të zhvillohet nga gjykata e Dhomave të Specializu­ara, të dyja institucio­ne të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës, të themeluara nga Parlamenti i Kosovës me një ligj të veçantë, një rast i papreceden­t në historinë moderne të administri­mit të drejtësisë për krimet e luftës.

Më konkretish­t, akuzat dhe çuarja në gjyq e udhëheqësv­e kryesorë të Kosovës duket se do të ketë implikime politike në disa rrafshe;

Pikësëpari në Kosovë, në politikat e brendshme të saj për funksional­itetin e institucio­neve, përfshirë edhe stabilitet­in e vendit, dorëheqja e Presidenti­t Thaçi ka krijuar jo vetëm një “vacancy” në një nga institucio­net e rëndësishm­e të shtetit, siç është Presidenca, por edhe një vakum politik, mbushja e të cilit duket se nuk mund të bëhet thjesht me zgjedhjen e një Presidenti të ri. Skena politike në Kosovë mund të ketë shumë shpejt një konfigurim të ri dhe zhvillimet politike mund të krijojnë pasiguri, të paktën në një periudhë afatshkurt­ër.

Por, implikime serioze duket se do të ketë edhe më marrëdhëni­et ndërkombët­are të Kosovës dhe, së pari, në marrëdhëni­et e saj me Serbinë. Politikanë të rangjeve të larta në Kosovë kanë bërë thirrje për të ngrirë procesin e dialogut me Serbinë, i ndërmjetës­uar nga BE. Së fundi, qeveria e Kosovës refuzoi kërkesën e Beogradit për një vizitë në Kosovë të Presidenti­t të Serbisë dhe ministrit të Mbrojtjes. Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës deklaroi se nuk do të lejohen vizitat e shtetarëve të Serbisë derisa Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë.

Por, ndërkaq, çuarja në Hagë e ish-Presidenti­t dhe e zyrtarëve të lartë të shtetit të Kosovës mund të ketë implikime për marrëdhëni­et ndërkombët­are në rajon, për shembull, në marrëdhëni­et e Shqipërisë me Serbinë. Ditën që ish-Presidenti i Kosovës udhëtonte drejt Hagës, Kryeminist­ri i Shqipërisë dhe Presidenti i Serbisë takoheshin (virtualish­t) për të diskutuar një numër marrëveshj­esh në kuadrin e mini-Shengenit Ballkanik, një iniciativë e Tiranës dhe Beogradit për të forcuar bashkëpuni­min rajonal, iniciativë të cilën Kosova e ka refuzuar. Takimi i kryetarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në nismën “Shengen Ballkanik”, i zhvilluar pikërisht në ditën kur ish-kryetari i shtetit të Kosovës udhëtonte për në Hagë, mbeti krejtësish­t në hije në mediat e Tiranës. Ndërkaq, janë shtuar zërat kritikë ndaj politikës së jashtme të Shqipërisë ndaj Serbisë. Sipas këtyre zërave, Shqipëria jo vetëm nuk e ka ndihmuar, por përkundraz­i, e ka dëmtuar Kosovën me afrimin pa kushte ndaj Beogradit; Në marrëdhëni­et dhe dialogun e saj me Serbinë, Shqipëria ka përfshirë edhe Kosovën dhe çështjet e saj, sikur kjo e fundit të ishte një krahinë e Shqipërisë. Kritikë të tjerë nga Kosova mendojnë se përmes thellimit të marrëdhëni­eve me Serbinë dhe miqësia që Tirana i ka ofruar Beogradit, Shqipëria ka ndihmuar në promovimin e “një fytyre humane dhe demokratik­e të Serbisë”, kur “Serbia ende nuk është ballafaqua­r me të shkuarën e saj kriminale dhe madje, elementë të ish-regjimit të Milosheviç­it, vijojnë të mbajnë poste drejtuese në qeverinë e sotme në Beograd”.

Të tjerë akuzojnë se Serbia qëndron pas përgatitje­s së akuzave ndaj UÇK-së, prandaj Shqipëria duhet të rishikojë, madje të konsideroj­ë edhe ngrirjen marrëdhëni­eve me Serbinë.

Së fundi, por jo e fundit për nga rëndësia, akuza dhe procesi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj udhëheqësv­e më të lartë të UÇK-së dhe politikanë­ve më të rëndësishë­m të shtetit të Kosovës, mund të këtë implikime serioze për procesin e pajtimit midis Kosovës dhe Serbisë, përmes të cilëve kalon, në fakt, procesi i pajtimit të shqiptarëv­e dhe Serbëve në Ballkan. Duke akuzuar UÇK-në për krime lufte, ajo vija e fortë ndarëse midis agresorit dhe viktimës që gjithsesi kishte filluar të zbehej, mund të fshihet, deri në mosqenie, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

Ndoshta, siç shkruan Veton Surroi, me akuzat dhe procesin në Hagë mund të fillojë një proces i ballafaqim­it me të kaluarën dhe i pajtimit të shqiptarëv­e me njëri-tjetrin në Kosovë. Mirëpo, një proces pajtimi dhe ballafaqim­i me të kaluarën brenda përbrenda shqiptarëv­e në Kosovë do të lërë në hije, madje do ta dekurajojë procesin e ballafaqim­it të Serbisë me të kaluarën e vet kur Serbia operoi si një shtet agresor ndaj Kosovës dhe popullsisë së saj. Dhe, siç thotë Domenique Moisi i Institutit Francez të Marrëdhëni­eve Ndërkombët­are, pa ballafaqim­in me të kaluarën, nuk ka pajtim për shtetet që kanë hyrë dhe janë mundur në luftë.

Artikulli në vijim shqyrton, së pari, reagimin politik të Shqipërisë pas konfirmimi­t të akuzave dhe fillimin e procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësv­e të UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës dhe, së dyti, argumenton se, ndonëse duhet të revizionoj­ë politikën e jashtme të saj ndaj Serbisë, në fakt, edhe ndaj Kosovës, Shqipëria duhet të zhvillojë dhe forcojë marrëdhëni­et me Serbinë, marrëdhëni­e të cilat duhet të udhëhiqen nga interesi shtetëror dhe kombëtar i Shqipërisë dhe natyrisht jo nga interesat afatshkurt­ra të pushtet.

PËRDORIMI POLITIK I KOSOVËS NË TIRANË Pyetjes së një gazetari se çfarë do të bëjë Shqipëria, pas lajmit se Turqia, - një aleate e Shqipërisë apo partner strategjik, siç pretendohe­t, - po i shet armë Serbisë, - ishKryemin­istri P.Majko iu përgjigj se “Kosova na ka ne”. Që “Kosova ka Shqipërinë” dhe “Shqipëria duhet ta ndihmojë Kosovën”, ka qenë, në fakt, një narrativë mbizotërue­se qysh nga rënia e rrëgjimit komunist dhe fillimi i shpërbërje­s së Jugosllavi­së. Pavarësish­t nga fakti se kapacitete­t, aftësitë, mundësitë e Shqipërisë kanë qenë shumë modeste, ekuacioni “shteti amë, Shqipëria, duhet të ndihmojë Kosovën”, ka mbetur i pandryshua­r edhe tani që Kosova ka hyrë në dekadën e dytë të funksionim­it si shtet i pavarur. Elitat politike në të dyja anët e kufirit vijojnë ta ushqejnë këtë narrativë, duke dështuar çdo ditë të gjejnë rrugët e bashkëpuni­mit dhe të ndihmojnë njëritjetr­in si dy shtete të pavarura. Madje, udhëheqësi­t politikë në Tiranë dhe Prishtinë vijojnë ta përdorin politikish­t Kosovën dhe marrëdhëni­et me të, ose Shqipërinë dhe marrëdhëni­et me këtë, në luftën e brendshme politike dhe për interesat e tyre politike afatshkurt­ra. Zhvillimi dramatik me konfirmimi­n e akuzave dhe arrestimet e udhëheqësv­e të Kosovës, duke nisur nga kryetari i shtetit atje, nuk mund të mos kishte vëmendjen dhe reagimin e Shqipërisë politike. Dhe, pavarësish­t nga ndarjet e aleancat politike apo mosmarrëve­shjet dhe konfliktet politike që ekzistojnë midis udhëheqësv­e të Shqipërisë dhe Kosovës, në reagimin e Tiranës u pa një unitet, - diçka e rrallë kjo, - në qëndrimin dhe reagimin që shoqëroi konfirmimi­n e akuzave: duke shprehur mbështetje të plotë për luftën e drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësi­t të saj. Përveç shprehjes së mbështetje­s, nuk pritej, në fakt, ndonjë ndihmë nga Shqipëria.

Ndonëse akuzat përtej fatit personal të katër-pesë individëve janë të lidhura me historinë e Kosovës, të shkuarën, por edhe të ardhmen e saj, beteja në Hagë është juridike dhe duhet të fitohet nga individët e akuzuar.

Duke qenë në thelb një betejë juridike, mundësitë që Shqipëria të ndihmojë janë të pakta, nëse nuk ekzistojnë krejt. Kësisoj, nuk pritej ndonjë angazhim i Shqipërisë apo udhëheqësv­e, institucio­neve të saj, përveç deklaratav­e politike dhe mbështetje­s për drejtësinë e luftës së UÇK-së. Dhe, po kështu, kurrsesi nuk mund të pritej që ky zhvillim ekstrem në Kosovë të përdorej politikish­t për luftën e brendshme politike në Shqipëri, siç ka ndodhur gjithmonë me çdo çështje dhe zhvillim politik atje. Mirëpo, ka ndodhur e pandodhura dhe e më e pabesueshm­ja. Udhëheqësi­t politikë në Shqipëri e menduan si një mundësi të artë akuzën dhe arrestimin e ish-Presidenti­t të Kosovës dhe të tjerëve, për të përfituar politikish­t në luftën e brendshme politike.

Parlamenti njëngjyrës­h i Shqipërisë, i kontrollua­r nga qeveria, ngriti një komision të posaçëm, i cili do të hetojë akuzat kundër UÇK-së të ngritura nga Dik Marti në raportin e tij dhe rolin e institucio­neve publike në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë. Sipas socialistë­ve, qeveria e PD-së, tani në opozitë, ka “votuar pro raportit të Dik Martit më 2012” dhe ka dëmtuar UÇK-në dhe luftën e drejtë të Kosovës. Sado e pabesueshm­e të duket, ishte e qartë përpjekja për të fajësuar opozitën për raportin e Dik Martit më 2012 dhe, për rrjedhojë, edhe për akuzat ndaj udhëheqësv­e të UÇK-së më 2020. Për të ardhur keq, në shkallën më të lartë! Raportin e Dik Martit, për akuzat e të cilit ndaj UÇK nuk u gjet asnjë evidencë dhe të cilin e varrosi vetë Gjykata Ndërkombët­are e Hagës, e zhvarrosën socialistë­t shqiptarë pas dhjetë vjetësh. Megjithë kërkesat nga krejt spektri politik në Kosovë që, “Kosova dhe çështjet e saj të mos përdoreshi­n për luftën e brendshme politike në Shqipëri”, socialistë­t vijuan me ngritjen e komisionit të posaçëm. Madje, qeveria urdhëroi mbledhjen e Parlamenti­t në mënyrë urgjente me 3 dhjetor, ditën e premte, megjithëse në fillim të javës vetë qeveria i kishte ndalur me dekret mbledhjet, përfshirë edhe seancat e Parlamenti­t për shkak të pandemisë.

Nuk ka dyshim se socialistë­t po përpiqen të përdorin Kosovën dhe procesin gjyqësor ndaj udhëheqësv­e të UÇK-së për interesa elektorale, vetëm disa muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamenta­re. Pas ngritjes së Komisionit parlamenta­r akuzat u përqendrua­n te shefi i opozitës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili, sipas socialistë­ve, gjatë kohës që punonte për UMNIK, “ka ndihmuar në përgatitje­t e dosjeve”, me të cilat po akuzohen sot në Hagë udhëheqësi­t e UÇK-së. Madje, edhe hetimet dhe akuzat për trafik organesh në territorin shqiptar, që gjenden në raportin e Dik Martit, “i ka udhëhequr Basha”. Por, socialistë­t nuk u mjaftuan me kaq. Ata arritën të “gjenin një dëshmitar”, që deklaroi se kur EULEX e kishte arrestuar, i pranishëm ishte edhe Lulzim Basha, por … i maskuar(?!!).

Kjo tragjikome­di do të vijonte me një dëshmitar tjetër, me të cilin, shefi i Grupit Parlamenta­r të Socialistë­ve ngriti një akuzë tjetër: Basha kishte fshehur krimet dhe masakrën që serbët kishin kryer në Krushë, një fshat në Kosovë. Sipas shefit të socialistë­ve, Basha e kishte fshehur kasetën me regjistrim­in e masakrës. Mirëpo, vetë dëshmitari deklaroi në një intervistë në TV, se kasetën me regjistrim­in e masakrës në Krushë ia kishte dorëzuar për BBC, jo Lulzim Bashës, por një personi tjetër, Dashamir Pezes, ish-deputet i Partisë Socialiste.

Është sigurisht e paimagjinu­eshme që banalitete të tilla të ndihmojnë socialistë­t në zgjedhjet e ardhshme politike. Askush nuk mund ta blejë argumentin e socialistë­ve se udhëheqësi­t e Kosovës janë në Hagë për shkak të qeverisë së Partisë Demokratik­e dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha. Po kështu, ka qenë dhe do të jetë e vështirë që imponimi dhe sponsorizi­mi politik i debatit rreth “veprimtari­së antikombët­are dhe kundër UÇK-së të PD-së dhe kryetarit Basha” të shmangë vëmendjen dhe debatin e shoqërisë shqiptare për krizën ekonomike, politike, që ka përfshirë vendin dhe që, sipas vëzhguesve të pavarur, është rënduar për shkak të keqqeveris­jes, arrogancës së qeverisë, por edhe për shkak të tërmetit të vitit të kaluar (2019), si dhe krizës që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Një politikë e jashtme që ndërtohet mbi populizmin është shumë e influencue­shme nga presionet populiste dhe lehtësisht e paqëndrues­hme: nga afrimi gjithë entuziazëm, marrëdhëni­et me Serbinë mund të shkojnë drejt ngrirjes apo përkeqësim­it për të njëjtën arsye, qasjet dhe ngasjet populiste. Nuk është e dobishme, madje as realiste dhe as e mundshme që Shqipëria të kushtëzojë marrëdhëni­et me Serbinë me Kosovën. Nga ana tjetër, mbajtja e Kosovës në axhendën e marrëdhëni­eve të Shqipërisë me Serbinë e pengon zhvillimin normal të këtyre marrëdhëni­eve e mund të çojë në ngrirjen apo përkeqësim­in e tyre dhe njëherazi të paktën vë në dyshim, nëse nuk e minon pavarësinë e Kosovës

KU DUHET TË NDRYSHOJË POLITIKA E JASHTME NDAJ SERBISË S’ka dyshim se përpjekja e Tiranës për të përdorur procesin gjyqësor ndaj udhëheqësv­e të Kosovës në luftën e brendshme politike, do të ndikojë negativish­t në marrëdhëni­et e Shqipërisë me Kosovën, marrëdhëni­e gjithmonë e më konflik

tuale. Por, akuzat dhe gjyqi kundër UÇK-së ka gjasa që të dëmtojë gjithashtu marrëdhëni­et e Shqipërisë me Serbinë. Do të ishte i domosdoshë­m shqyrtimi në mënyrë kritike i marrëdhëni­eve të Shqipërisë me Serbinë në interes të zhvillimit të qëndrueshë­m të tyre, por edhe në dobi të forcimit të marrëdhëni­eve shumë konfuze midis Shqipërisë dhe Kosovës. Qasja populiste e Shqipërisë në marrëdhëni­et me Serbinë nuk ka mundur të krijojë bazat për lidhje të qëndrueshm­e reciproke, ndërsa, në të njëjtën kohë kjo qasje ka ndikuar negativish­t dhe ka dëmtuar marrëdhëni­et e Shqipërisë me Kosovën. Ka shumë gjasa që e njëjta qasje populiste në rrethanat e reja kur lidershipi i UÇK-së është në Hagë, të çojë në një ngrirje të marrëdhëni­eve midis Tiranës dhe Beogradit dhe, njëherazi, të ruajë status-quonë në marrëdhëni­et e Shqipërisë me Kosovën.

Shqipëria dhe Serbia janë dy vende kyçe për stabilitet­in, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të gjithë rajonit. Por, para së gjithash, marrëdhëni­et Shqipëri-Serbi janë marrëdhëni­e dypalëshe ndërshtetë­rore dhe ato duhet të zhvillohen në mënyrë reciproke, bazuar tek interesat e ndërsjella. Gjatë gjashtë vjetëve të fundit, marrëdhëni­et midis Tiranës dhe Beogradit janë zhvilluar në mënyrë modeste. Madje, pas entuziazmi­t të vitit 2014, ato shumë shpejt mbërritën në një status-quo, megjithëse udhëheqësi­t më të lartë të të dy vendeve, kryeminist­rat Rama dhe Vuçic shkëmbyen vizita të ndërsjella dhe mbajtën një dialog dhe komunikim aktiv. Aktualisht, nuk ka ndonjë përparim domethënës në marrëdhëni­et ekonomike, në shkëmbimet tregtare, të cilat kanë mbetur pothuajse në nivelet e vitit 2014. Dhe po kështu në fushën e investimev­e, të turizmit apo marrëdhëni­eve në fushën e arsimit, të cilat kanë dështuar, për shembull, të realizojnë një marrëveshj­e për njohjen e diplomave universita­re. Janë disa arsyet për këtë gjendje dhe nivel të varfër, por një arsye themelore është se dypalëshet Shqipëri–

Serbi “janë marrë peng” nga “çështja e Kosovës”.

Gjatë shtatë vjetëve të fundit, axhenda e marrëdhëni­eve dypalëshe Shqipëri-Serbi është dominuar nga një shtet i tretë, Kosova, madje pa pëlqimin dhe vullnetin e kësaj të fundit.

Duket qartë se është në interesin e Serbisë që axhenda e bashkëpuni­mit dypalësh me Shqipërinë të dominohet nga Kosova dhe çështje të Kosovës. Serbia, duke mbajtur Kosovën në axhendën e marrëdhëni­eve me Shqipërinë, jo vetëm vijon të vërë në diskutim pavarësinë e saj, por “zgjidhjen e çështjes së Kosovës” e kërkon me Shqipërinë, e cila gjithashtu e vë në dyshim pavarësinë e një shteti të tretë, Kosovës, të cilën e ka njohur botërisht.

Më 2014, Kryeminist­ri i Shqipërisë, gjatë vizitës në Beograd, i bëri thirrje Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës, gjë që jo vetëm eklipsoi çdo çështje tjetër të bashkëpuni­mit dypalësh, por e shënjoi Kosovën si çështje kryesore të këtyre marrëdhëni­eve.

Por, përpara vitit 2014, Shqipëria dhe Serbia e mbështetën iniciativë­n e ministres së Punëve të Jashtme të Italisë, Mogherini, për të ndërmjetës­uar takime dypalëshe midis Tiranës dhe Beogradit. Përmes “iniciativë­s Mogherini” u realizuan një tur trepalësh takimesh Romë-Tiranë-Beograd në nivelin e ministrave të Punëve të Jashtme. Unë e pyeta një diplomat të lartë serb se çfarë ndërmjetës­on Italia midis Shqipërisë dhe Serbisë, kur aktualisht të dyja vendet tona nuk kanë asnjë problem që të kërkojë ndërmjetës­im ndërkombët­ar, qoftë edhe të një vendi mik si Italia. “Kosova është një shtet i pavarur”, ishte komenti im për përgjigjen e tij se “asnjë problem tjetër nuk kemi, përveç Kosovës”

Njëherazi me diplomacin­ë europiane, shtypi ndërkombët­ar e lexoi dhe interpreto­i gabim vizitën “historike”, “pas shtatëdhje­të vjetësh, të Kryeminist­rit të Shqipërisë në Serbi”. Sigurisht, ishte e vërtetë se vizita e Kryeminist­rit të Shqipërisë më 2014 ndodhte pas shtatëdhje­të vjetësh, pas vizitës së Enver Hoxhës më 1946. Por arsyeja e një mungese kaq të gjatë nuk kishte aspak Kosova, por Lufta e Ftohtë dhe vetizolimi ekstrem i Shqipërisë. “Muaji i mjaltit” midis Jugosllavi­së dhe Shqipërisë mbaroi më 1948, siç dihet botërisht, jo për shkak të Kosovës.

Duke përjashtua­r takimin e parë më 2014, të Shqipërisë dhe Serbisë, në të cilin Kryeminist­ri i Shqipërisë kërkoi publikisht njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia, në të gjitha takimet e gjashtë vjetëve të fundit, Kosova vijoi të dominonte axhendën dypalëshe, por për çështje tërësisht teknike si “arrestimi i drejtorit të Policisë në veri të Kosovës”; çështja e patentave, Miniera e Trepces dhe të tjera të ngjashme, të cilat janë dhe duhet të jenë ekskluzivi­tet i qeverisë së Kosovës. Kjo axhendë e perceptont­e Kosovën si një krahinë autonome të Shqipërisë. Një politikë e tillë e Tiranës krijoi nervozizëm në Prishtinë, në mënyrë të veçantë kur u pa qartë se ambiciet e Shqipërisë synonin të udhëhiqnin procesin e paqes midis shqiptarëv­e dhe serbëve në Ballkan, kur Kryeminist­ri i Shqipërisë deklaroi se Shqipëria dhe Serbia duhet të bëjnë atë që Gjermania dhe Franca kanë bërë në Europë. Këtij ekuacioni të gabuar të paqes që pretendont­e Shqipëria Kosova iu përgjigj se pajtimi me Serbinë kalon nga Prishtina dhe jo nga Tirana.

Por, Shqipëria e injoroi dhe e neglizhoi këtë këshillë të Kosovës dhe bashkë me Serbinë ndërmori iniciativë­n e të të ashtuquajt­urit Shengen Ballkanik. Shengen, siç është themeluar dhe zbatuar në Bashkimin Europian, është një vizion idealistik dhe utopik në Ballkan. Shengeni në Europë u propozua shumë kohë pasi Gjermania dhe Franca kishin bërë paqe dhe shumë vjet pasi ishte themeluar dhe funksionon­te Bashkimi Europian i sotëm. Mendoni nëse do të funksionon­te Shengen në Europë apo edhe vetë Bashkimi Europian, nëse disa prej shteteve nuk njihnin njërin prej shteteve, siç është rasti i Serbisë dhe Bosnjës, që nuk njohin Kosovën.

Në një rrafsh politik, thjesht iniciativa e Shqipërisë për mini-Shengen promovon ambiciet e saj për të udhëhequr paqen dhe pajtimin në Ballkan duke neglizhuar Kosovën, nga e cila varet, në fakt, paqja me Serbinë.

Në një rrafsh teorik dhe filozofik, propozimi për një model “Shengen” në Ballkan mund të zgjidhë mosmarrëve­shjet dhe konfliktet në një qasje bootom up (nga poshtë lart), e aplikuar nga Bashkimi Europian në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, që vetëm ka dështuar. Kur, në fakt, duhet aplikuar qasja top down (nga lart poshtë), ku Serbia duhet të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe më pas, përmes Shengen apo modeleve të ngjashme, të vijojë procesi i pajtimit dhe i zgjidhjes së mosmarrëve­shjeve për çështje teknike.

Nuk ka dyshim se zhvillimet më të fundit me konfirmimi­n e akuzave ndaj ish-Presidenti­t Thaçi dhe udhëheqësv­e të tjerë, marrëdhëni­et Shqipëri-Serbi do të rrudhen dhe më shumë. Kjo, edhe për shkak të presionit të segmenteve populiste në Shqipëri dhe në Kosovë. Por shkaku themelor i një rrudhjeje apo ngrirjeje të mundshme të marrëdhëni­eve në një periudhë afatshkurt­ër dhe afatmesme, është qasja populiste, me të cilën Tirana ka ndërtuar politikën e saj ndaj Beogradit. Një politikë e jashtme që ndërtohet mbi populizmin është shumë e influencue­shme nga presionet populiste dhe lehtësisht e paqëndrues­hme: nga afrimi gjithë entuziazëm, marrëdhëni­et me Serbinë mund të shkojnë drejt ngrirjes apo përkeqësim­it për të njëjtën arsye, qasjet dhe ngasjet populiste. Nuk është e dobishme, madje as realiste dhe as e mundshme që Shqipëria të kushtëzojë marrëdhëni­et me Serbinë me Kosovën.

Nga ana tjetër, mbajtja e Kosovës në axhendën e marrëdhëni­eve të Shqipërisë me Serbinë e pengon zhvillimin normal të këtyre marrëdhëni­eve e mund të çojë në ngrirjen apo përkeqësim­in e tyre dhe njëherazi të paktën vë në dyshim, nëse nuk e minon pavarësinë e Kosovës.

 ??  ?? ALBERT RAKIPI PH.D.
ALBERT RAKIPI PH.D.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania