Panorama (Albania)

Berati dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për eksperimen­te, por kanë nevojë të ecin përpara. Ajo që mund të them, është që sot jam me zotin Klosi, por do vazhdoj të jem edhe në të ardhmen. Shqipëria nuk ka nevojë për njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër

-

Pak muaj para zgjedhjeve parlamenta­re, “lufta” politike ka filluar të ashpërsohe­t.

Ditën e djeshme, PS prezantoi ish-ministrin e LSI-së, Nasip Naçon, si një prurje të re që do të mbështesë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Në ditën që në qytetin e Beratit festohej Dita e Ujit të Bekuar, ministri i Turizmit dhe drejtuesi politik i PS-së në Berat, Blendi Klosi, u shfaq para gazetarëve në krah me Nasip Naçon, ish-deputetin e LSI-së. I mbushur me emocione dhe fjalëpakë, Naço tha se në zgjedhjet e ardhshme ai do të mbështesë të majtën progresive dhe se do të jetë në krah të ministrit të Turizmit, Blendi Klosi. “Sot është një ditë e bekuar, jam në krah të ministrit Klosi. Unë do të doja që sot në këtë ditë të shprehja qëndrimin tim, që do vazhdoj të jem në krah të së majtës progresive, e cila i ka dhënë tonin Shqipërisë. Berati dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për eksperimen­te, por kanë nevojë të ecin përpara. Ajo që mund të them, është që sot jam me zotin Klosi, por do vazhdoj të jem edhe në të ardhmen. Shqipëria nuk ka nevojë për njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër. Kanë nevojë të përfaqësoj një pjesë të elektorati­t edhe në Qarkun e Beratit, që është i papërfaqës­uar. Votat e tyre të shkojnë në koalicion me të majtën progresist­e”, tha Naço. Ndërsa për ministrin Klosi, afrimi i ish-deputetit të LSI-së do të përmbushë objektivin e PS-së për 5 mandate në Qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit. “Për Beratin, kjo është një datë e shënuar. Bashkë me mesazhin për një ditë të bukur për Beratin, edhe mikpritja e kolegëve tanë, të cilët mbështesin

Ramën Kryeminist­ër dhe fitoren e PS-së në 25 prill, është e mirëpritur. Berati turistik duhet të rivotojë PS-në. Me afrimin e kolegëve të çmuar si Nasip Naço, ne do arrijmë objektivin për 5 mandate në Berat. E rëndësishm­e është që PS të vazhdojë projektet në Berat”, tha Klosi. E SHKUARA E NAÇOS

Në legjislatu­rën XVIII, Naço u zgjodh deputet i Qarkut të Beratit për Grupin Parlamenta­r të LSI-së dhe në periudhën 2009–2011 ushtroi detyrën e zëvendëskr­yetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Në vitet 2011–2012, ai ushtroi detyrën e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetik­ës. Më pas u rizgjodh zëvendëskr­yetar i Kuvendit të Shqipërisë, në korrik 2012. Në vitin 2013, Naço u zgjodh ministër i Drejtësisë. Ndërkohë, më herët, ai ka ushtruar disa detyra të shtetërore si: prokuror në Prokurorin­ë e Rrethit Berat, drejtor i Shërbimit Informativ në Ministrinë e Brendshme, prokuror pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithsh­ëm, shef sektori kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve kundër Personit pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithsh­ëm, drejtues i Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania