Panorama (Albania)

Nga Rama te Spiropali, PD çon në SPAK 16 funksionar­ë të PS

Bardhi: Përdorën në mënyrë të paligjshme funksionin për zgjedhje

-

Dy javë pasi ka hyrë në fuqi akti i KQZ-së për veprimtari­të e palejuara të qeverisë dhe pushtetit lokal 4 muaj para zgjedhjeve, PD ka paditur në SPAK Kryeminist­rin Rama dhe 15 funksionar­ë të tjerë për përdorim të paligjshëm të funksionit për zgjedhje. Në kallëzimin e firmosur nga sekretari i përgjithsh­ëm i PD-së, Gazment Bardhi, i depozituar ditën e martë në Prokurorin­ë e Posaçme, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral. “PD-ja i ka kallëzuar të gjithë për 2 vepra penale: ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’. Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj. në aktivitete që kanë të bëjnë kryesisht me rindërtimi­n pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikat­ave të legalizimi­t apo investimev­e të tjera publike. Publikimi i këtyre aktivitete­ve është i ndaluar edhe me vendim të KQZ-së, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshj­es së qershorit të kaluar”, njofton zyra e medias e PD-së. Pak kohë më parë, PDja dorëzoi një kallëzim të veçantë në SPAK për ish-ministren e Mbrojtjes dhe aktualisht ministren për Europën, Olta Xhaçkën, e cila sipas denoncimev­e të PD-së, ka përdorur disa herë helikopter­in ushtarak për qëllime elektorale. Në vijim selia blu thekson se pavarësish­t se në Prokurorin­ë e Posaçme qëndrojnë disa padi të depozituar­a nga Partia Demokratik­e, deri tani nuk ka asnjë reagim nga drejtësia e re. “Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK-u të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombët­ar dhe të tregojë me vepra se organet ligjzbatue­se shqiptare do të vendosin përpara përgjegjës­ive çdo shkelës të ligjit, pavarësish­t nëse është i pasur apo i veshur me pushtet”, theksohet në kallëzimin e PD-së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania