Panorama (Albania)

Rriten infektimet, në 24 orë 725 raste të reja me COVID

-

Rritet sërish kurba e infeksioni­t. Të mërkurën janë raportuar 725 raste të reja, nga më shumë se 3900 testime të kryera. “Janë kryer 3906 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 725 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnjë, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër, 12 raste në Kurbin dhe Bulqizë, 11 raste në Krujë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Korçë dhe Patos, 6 raste në Kukës dhe Cërrik, 5 raste në Mallakastë­r, 4 raste në Rrogozhinë, Gjirokastë­r, Klos, Gramsh, 3 raste në Mirditë, Kamzë, Delvinë, Vau i Dejës, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Peqin, Përmet, Devoll, Has, Pukë, Librazhd, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Divjakë dhe Libohovë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që nga fillimi i epidemisë”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së. Ndërkohë janë regjistrua­r edhe 7 humbje jete, duke e çuar në 1217 numrin e viktimave si pasojë e COVID-19 në vendin tonë. “Fatkeqësis­ht, me gjithë përpjekjet e mjekëve, 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-76 vjeç”. Lidhur me situatën në spital, numri i të shtruarve ka pësuar rënie sërish. “Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania