Panorama (Albania)

Elton Deda: Projektet e parealizua­ra të Prodanit

“Nuk të them dot lamtumirë...por do të të pres për një birrë”

-

"Mossss! Pse, o vëllai ynë? Çfarë gëzimi kishin bisedat me ty, mirësia jote, zotnillëku yt, qytetari ideal...nuk e besoj dot. Nuk të them dot lamtumirë...por do të të pres për një birrë, kur të duash ti". Ky ka qenë reagimi i parë i kantautori­t Elton Deda, menjëherë sapo mësoi lajmin e humbjes së Kujtim Prodanit. Deda ka shprehur hidhërimin e tij të thellë, edhe përmes një tjetër postimi në "Facebook", ku me nervozizëm u drejtohej mediave, që nuk i kishin dhënë vëmendjen e duhur një artisti si Prodani, por mbollën kulturën e tallavasë. Ndërkaq, në një bisedë telefonike për televizion­in "News 24", Deda tregon për bisedat dhe planet më të fundit të Prodanit.

Hera e fundit që ishin takuar ishte para 3 javësh ose 1 muaji. Sipas tij, Prodani kishte në plan të bënte një tur nëpër rrethe, por izolimi total i Shqipërisë ia ndërpreu teksa kishte dhe një plan tjetër pas këtij.

"Lajmin nëpërmjet mediave e mora. Jam shumë i tronditur për këtë. Ka qenë qytetari ideal. Një njeri i bardhë, pa asnjë ambicie të keqe, kishte vetëm dëshirë të luante muzikë. E kam pasur shok të vjetër, që në vitet '90. Për mua është e pabesueshm­e dhe e frikshme".

Për takimin e fundit, ai thotë se "Ka qenë para 3 javësh apo 1 muaji, te një vend që rrinim bashkë. Erdhi atë ditë, isha në tavolinë me miq të tjerë, nuk para përzihej, e kishte natyrën, i pëlqente vetmia, ishte veshur me atë xhte upin kaf, pak sportiv, me pantallona të zeza të ngushta. Merrej me sport, shkonte në Gjir të Lalzit, bënte vrap. Na përshëndet­i. Ne e ftuam në tavolinë, por tha që do pinte te cepi një birrë. Kjo ishhera e fundit. Kishte një koncert, që isha pjesë e tij. E bëri vetëm me piano dhe një kitarist. Ishte koncert i bukur, shumë komod, donte të lëvizte në rrethet e Shqipërisë. Në momentin që u mbyllëm, u prish plani pasi e kishte bërë kalendarin. Kishte një plan tjetër, por donte të konsumonte këtë koncert. E dha dhe RTSH në Vitin e Ri", tha Deda.

Ndërsa në mbrëmje vonë, duke postuar një nga bashkëpuni­met e tyre të fundit, Elton Deda shkruan: “Ky ishte bashkëpuni­mi i fundit me Kujten e mirë. I mirë, se gjithmonë të mirit i hipin në qafë dhe ai jeton dhe ikën me pengje. Por sot gjurma e Kujtes te njerëzit u pa si drita e diellit, që ishte e stërmadhe. Ai jetoi i ndershëm, vdiq i ndershëm dhe ne duhet ta ruajmë Kujtim Prodanin me fanatizëm të ndershëm. Pikërisht ashtu si nuk pati kurrë problem t’i këndonte dashurisë naive, nostalgjik­e dhe të ndershme. Si te ‘Babela’”

 ??  ?? Kujtim Prodani dhe Elton Deda
Kujtim Prodani dhe Elton Deda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania