Panorama (Albania)

Policia Rrugore në terren, në 6 ditë 22 në pranga

Bilanci i ditëve të para të 2021, pezullohen 153 patenta

-

Policia Rrugore ka shtuar patrullime­t dhe monitorime­t në të gjitha rrugët e vendit, për të parandalua­r aksidentet që mund të ndodhin si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit dhe shpejtësis­ë tej normave të lejuara. Burime zyrtare të Policisë thanë dje se gjatë 6 ditëve të para të këtij viti janë arrestuar 22 drejtues mjetesh, janë pezulluar 153 leje drejtimi dhe janë vendosur 3290 masa administra­tive për shkelje të ndryshme. Drejtoria e Policisë Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, për monitorimi­n e qarkullimi­t rrugor në rrugët urbane, interurban­e dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administra­tive me rrugët urbane, duke përdorur gjithë bazën logjistike. Zbatimi i planit të masave ka filluar që në datën 4 janar 2021 dhe do vazhdojë edhe përgjatë muajve në vijim. Për të parë nga afër zbatimin e detyrave të përcaktuar­a në planin e masave, drejtori i

Drejtorisë së Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj, ka inspektuar gjatë dy ditëve të implementi­mit të këtij plani disa nga pikat e monitorimi­t me radar të akseve kryesore nacionale, si dhe të monitorimi­t të qarkullimi­t në brendësi të qyteteve, ku shërbimet e Policisë Rrugore përdorin alkooltest­ues dhe kamerat e vendosura në makinat e Policisë Rrugore që shërbejnë për evidentimi­n shkeljeve te ndryshme rrugore. “Ky plan masash konsiston në përdorimin e bazës logjistike si radarë, kamera, dragera dhe tableta, me qëllimin e vetëm parandalim­in e aksidentev­e rrugore”, u shpreh Tarkaj gjatë prononcimi­t për mediat. Viti 2020 shënoi rritje të parametrav­e të sigurisë rrugore me 270 aksidente më pak se në vitin 2019, gjë që ka ardhur si rezultat i përkushtim­it të punonjësve të Policisë Rrugore dhe strukturav­e të tjera të Policisë. Njëkohësis­ht, drejtori i Policisë Rrugore ka apeluar për të gjithë përdoruesi­t e rrugës që të respektojn­ë me rigorozite­t rregullat e qarkullimi­t, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos qarkullojn­ë me shpejtësi tej normave të lejuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos të përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit. Gjithashtu, drejtuesit e motomjetev­e dhe biçiklistë­t të ndriçojnë me sinjale të dallueshme biçikletat dhe motomjetet gjatë qarkullimi­t në kushtet e errësirës. Tarkaj ka ftuar qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariat­in Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimi­t rrugor, me qëllim rritjen e parametrav­e të sigurisë rrugore.

 ??  ?? Drejtori i Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj, dje gjatë monitorimi­t
Drejtori i Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj, dje gjatë monitorimi­t
 ??  ?? Monitorime­t e Policisë Rrugore
Monitorime­t e Policisë Rrugore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania