Panorama (Albania)

INTERI SHTANGET NGA SAMPDORIA

-

Kampionët në fuqi ndalin kryesuesit pas një serie prej 27 ndeshjesh pa humbje.

Juvja "zhdoganon" fitoren 3-1 në "San Siro", duke fshirë në një farë mënyrë përmbysjen e 7 korrikut të kaluar. Me shtatë mungesa e disa shpikje, Pioli rreshtoi 11shen ndaj Juves duke hedhur në mesfushë Kalabrian e duke futur në të djathtë Dalot. Edhe Pirlo me telashet e tij ishte jo pa mungesa, por nëse në sulm e kompensoi me Dibalën në vend të Moratës, në krah të mbrojtës futi një lojtar jotitullar si Frabota. Ishte pikërisht ky i fundit që i dha jetë rrezikut të parë në portën e "Djallit" kur dribloi në krah dhe shërbeu Dibalën që u frenua nga Kjaer e Donaruma. Sërish provon Frabota, por e majta e tij shkon mbi traversë, ndërsa disa sekonda më vonë Kieza godet shtyllën. Fati i kthen reston anësorit juventin pasi në të 18-tën shënon me një diagonale kirurgjika­le, pasi kishte kombinuar me Dibalën që e shërbeu me një finte magjike. Deri në minutën e 30-të ndeshja flet për miqtë që rrisni presionin dhe Kieza i shkon shumë pranë dyfishimit të shifrave. Çalhanoglu dhe Kalabria mundohen të zgjojnë "Djallin", por është Ramsej që për pak sa nuk realizon një autogol që për nga mënyra e trajektore­s së topit do të ishte spektakola­r. Minutat e fundit e fraksionit të parë flasin kuqezi dhe kulmi vjen me Kalabrian që gjen

Pas tetë fitoreve radhazi, Interi ndalet në Serinë A, teksa thyhet në transfertë nga Sampdoria me rezultatin 2-1. Zikaltërit shpërdorua­n një penallti që në start me Sançez, ndërsa më pas u ndëshkuan nga lojtarët ish. Fillimisht ishte Kandreva që kaloi vendësit në avantazh me një 11-metërsh, ndërsa në fundin e pjesë së parë Keita Balde i dyfishoi. Në fraksionin e dytë De Vraj rihapi takimin, por me gjithë përpjekjet e Interit, shifrat nuk ndryshojnë më deri në fund. trekëndësh­in pasi shërbehet saktësisht nga Leao. Aksioni duhet thënë se nis me një faull të Çalhanoglu­së, por për gjyqtarin e VAR-in çdo gjë është e rregull.

ZGJIMI i ZONJËS -Në minutën e 63-të është përsëri Kieza që prish ekuilibrin duke "djegur" Donarumën me një diagonale tjetër nga 17 metra. Avantazhi i dytë nuk i tremb vendësit që të vazhdojnë të prodhojnë lojë, por Juvja rrezikon me Mekenin pas një kundërsulm­i të zhvilluar mirë. Gjithsesi goli i amerikanit është vetëm çështje kohe, pasi në të 76-ën Kulusevski "deh" Romanjolin dhe shërben në qendër për mesfushori­n e ardhur nga Shalke që nuk gabon. Goli i tretë i pret çdo shpresë "Djallit" për të frenuar serinë 27 ndeshjeve pa disfatë në kampionat duke përfshirë edhe ndeshjet e sezonit të kaluar. Përveç humbjes së parë në kampionat, Milani frenon edhe në aspektin e dopjetave, të cilat ndalen në kuotën e 17 radhazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania