Panorama (Albania)

Partizani s’ndalet, firmos dhe Valentino Murataj

-

Partizani po marshon në merkato. Të kuqtë duan të përforcohe­n sa më shumë dhe sa më shpejt në këtë merkato janari, që në njëfarë mënyre edhe të kompensojn­ë kohën e humbur gjatë verës, kur nuk patën mundësinë të përforcohe­shin. Pas Stenio Zhuniorit, firma e radhës është e Valentino Muratajt. Mesfushori i Bylisit do të jetë përforcimi më i fundit i "demave të kuq", që ia shton shumë vlerat repartit të mesfushës. Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar bisedimet mes klubit dhe lojtarit, të cilat janë konkretizu­ar me sukses. Burime konfirmojn­ë për "Panorama Sport" se gjithçka është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizim­i nga klubi i Partizanit. Murataj i është bashkuar Bylisit në verën e vitit 2017 nga skuadra e Dinamos. Mesfushori kishte kontratë me ballshiotë­t dhe Partizanit iu desh të paguante për kartonin e tij. "Demat" kanë paguar 50 mijë euro për shërbimet e Muratajt, si dhe kanë 10% të kartonit në rast të një shitjeje të ardhshme. Këto kanë qenë edhe kushtet për të cilat kanë rënë dakord dy drejtuesit e klubeve, që në fund kanë shtrënguar duart. Mesfushori po bënte një sezon tepër të mirë për Bylisin. Në këtë edicion futbollist­ik, 24-vjeçari i luajti të 12-ta ndeshjet e Superiores për ekipin ballshiot, madje edhe ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër. Murataj ka provuar të mbajë edhe shiritin e kapitenit te Bylisi, duke treguar karakter lideri, edhe pse në një moshë të re. Murataj është një produkt i akademisë së Partizanit. Në sezonin 2014-'15, mesfushori është aktivizuar për Partizanin U-19 dhe më pas karriera e tij ka qenë vetëm me ekipet A. Pasi luajti dy sezone me Dinamon, Murataj iu bashkua Bylisit verën e vitit 2017, ku për tri sezone e gjysmë tregoi të gjitha kualitetet e tij, duke qenë një ndër më të mirët tek ekipi ballshiot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania