Panorama (Albania)

Dunga kërkon letrat, Vllaznia afron Avdijajn

-

Ismael Dunga, sulmuesi nga Kenia, i cili në momentin më të mirë të tij u larguar nga ekipi për arsye të marrjes së pasaportës, ka gjasa të mos kthehet më në Shkodër. Nga burime pranë klubit mësohet se ai mund t'i kërkojë klubit lejekalimi­n e të mos kthehet më pranë Vllaznisë. Lojtari kishte probleme me skadimin e pasaportës së tij dhe u la që të largohej drejt Kenias për një periudhë dyjavore. "Panorama Sport" ka mësuar nga burime pranë klubit se Dunga po kërkon tani që të lihet i lirë dhe me shumë gjasa mund të mos kthehet më në Shkodër. Nisur nga kjo situatë, drejtuesit e klubit po kërkojnë lojtarë për t'u forcuar në këto momente, kryesisht në fazën sulmuese. Si një mundësi është huazimi nga Tirana i sulmuesit Albion Avdijaj.

Albion Avdijaj - Vllaznisë i ka ecur me rezervat e Tiranës. Precedenti Isamel Dunga, që në dallim nga paraqitje me bardheblut­ë shkëlqeu në Shkodër, shpresohet të përsëritet edhe me sulmuesin tjetër të Tiranës, Albion Avdijaj. 26vjeçari ka mbërritur dje në Shkodër, ku ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në urdhrat e trajnerit Brdariç, kështu që Avdijaj pritet të firmosë për Vllazninë. Sulmuesi i Tiranës duket se e ka gjetur marrëveshj­en me klubin bardheblu për kontratën dhe në këto momente po negocion me drejtuesit shkodranë për të gjetur një akord. Gjasat janë që Avdijaj të bëhet afrimi më i ri për Vllazninë, por mbetet për t'u parë nëse do të jetë në formë huazimi në Shkodër apo vjen si futbollist i lirë. Lojtari i ardhur me bujë te Tirana në verën e vitit të kaluar doli shumë shpejt jashtë planeve të ish-trajnerit Egbo, duke luajtur më tepër me ekipin U-21 të klubit bardheblu. Drejtuesit negociuan prishjen e kontratës me Avdijajn, por lojtari ishte i vendosur për të vazhduar bashkëpuni­min.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania