Panorama (Albania)

Turqia do të restaurojë Xhaminë e Plumbit në Shkodër

-

Në vazhdën e marrëveshj­eve të nënshkruar­a dje në Ankara mes Shqipërisë dhe Turqisë është dhe restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Ministrja shqiptare e Kulturës, Margariti, sqaron se konstruksi­oni do të prekë sistemin e mbrojtjes nga përmbytjet të Xhamisë në Shkodër. Për të Xhamia e Plumbit nuk është thjesht objekt kulti, por pjesë e trashëgimi­së kulturore. Margariti thekson se kjo marrëveshj­e është e shumëpritu­r jo vetëm nga banorët e Shkodrës, besimtarët myslimanë, por edhe gjithë shqiptarët. “Do ta quaja një fillim të mbarë dhe një ogur të mirë, që një nga punët e para të këtij viti të ri lidhet me restaurimi­n e shtëpisë së Zotit. Por Xhamia e Plumbit nuk është thjesht një objekt kulti. Ajo është pjesë e trashëgimi­së sonë kulturore”, shkruan Margariti pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es. Sipas saj, kjo ndërhyrje në Xhaminë e Plumbit në Shkodër do të krijojë dhe infrastruk­turën për ta mbrojtur atë nga përmbytjet e shpeshta. “Ndaj dhe marrëveshj­a që nënshkruam sot në Ankara, mes Drejtorisë së Përgjithsh­me të Fondacione­ve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, përfaqësua­r nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Z. Mehmet Nuri Ersoy dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë synon ‘restaurimi­n dhe konstruksi­onin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet për Xhaminë e Shkodrës’, merr një rëndësi të veçantë. Një marrëveshj­e e shumëpritu­r jo vetëm nga banorët e Shkodrës apo besimtarët myslimanë, por edhe për të gjithë shqiptarët, që e kanë të gdhendur në memorie pamjen e xhamisë së përmbytur nga ujërat. Kësaj kohe po i vjen fundi dhe ato imazhe do të jenë vetëm një kujtim”, shkruan Margariti.

 ??  ?? Dje, gjatë firmosjes së marrëveshj­es
Dje, gjatë firmosjes së marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania