Panorama (Albania)

Shqipëria nën ujë, Meta thirrje Prokuroris­ë për hetime, Rama ironi me opozitën

“I kërkoj publikisht Prokuroris­ë të jetë e vëmendshme për çdo rast të shpërdorim­it të detyrës nga funksionar­ët publikë”

-

Të gjitha strukturat shtetërore të ngarkuara me përgjegjës­i për menaxhimin e situatës duhet të veprojnë pa zvarritje, pasi çdo papërgjegj­shmëri është e dënueshme ligjërisht ndaj ftoj prokurorin­ë që të jetë e vëmendshme ndaj çdo neglizhenc­e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ashpërsuar tonet për mungesën e reagimit të institucio­neve në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në shumë qarqe të vendit. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Meta ka kërkuar që shteti të ngrihet në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës, ndërsa ka akuzuar qeverinë që nuk mori masat e nevojshme për përballimi­n e situatës edhe pas paralajmër­imit nga IGJEUM. Kreu i shtetit ka thënë se kjo “është papërgjegj­shmëri ekstreme dhe e dënueshme ligjërisht”, ndërsa ka kërkuar nga institucio­net shtetërore edhe drejtuesit lokalë që të jenë pranë çdo problemi të krijuar duke i kërkuar publikisht Prokuroris­ë që të jetë e vëmendshme ndaj rasteve të shpërdorim­it të detyrës.

DEKLARATA E PRESIDENTI­T META Është papërgjegj­shmëri ekstreme dhe e dënueshme ligjërisht, që alarmi i Institutit të Gjeoshkenc­ës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit mbi rrezikun e përmbytjev­e në vend, me pasoja tepër të rënda, nuk po merret seriozisht nga institucio­net shtetërore, duke vënë në rrezik jetën, shëndetin dhe pronat e mijëra qytetarëve në mbarë vendin, qartësisht të braktisur në mëshirë të fatit. Ende sot, asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk ka komunikuar zyrtarisht me popullatën për ta informuar mbi masat e marra për përballimi­n e kësaj situate të vështirë.

Qytetarët meritojnë të informohen me transparen­cë dhe këtij detyrimi kushtetues nuk mund t’i shmanget askush! Sipas të dhënave nga terreni, me qindra hektarë tokë rezultojnë të përmbytura në qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Fier, Gjirokastë­r, Vlorë, në Krujë e Sarandë, dhe vetëm në Durrës raportohen nga autoritete­t mbi 410 hektar tokë nën ujë. Probleme serioze mësohet të ketë veçanërish­t në Shkodër, Lezhë, por dhe në Vlorë, ku për orë të tëra disa segmente të rëndësishm­e rrugore, edhe lagje brenda qyteteve, kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke nxjerrë në pah abuzimet korruptive, të reflektuar­a në cilësinë e dobët të investimev­e, kryesisht në rrjetet kulluese.

Problemati­ka të mëdha janë konstatuar lidhur me mospastrim­in e kanaleve kulluese të Ujërave të Larta, si dhe nga mosvënia në punë me kapacitet të plotë të të gjithë hidrovorëv­e. Në akset kryesore rrugore raportohen rrëshqitje dherash, ndërkohë që prezenca e kompanive me detyrime kontraktor­e me Autoriteti­n Rrugor Shqiptar lë për të dëshiruar. Në Veri të vendit, si rezultat i reshjeve të dëborës, janë bllokuar disa segmente rrugore, si BogTheth dhe ajo e Malit të Shoshit, ku trashësia e dëborës kalon mbi 120 cm dhe ku nuk garantohet kalueshmër­ia dhe qarkullimi normal i mjeteve dhe njerëzve. Asnjë masë në ndihmë të banorëve të këtyre zonave, tashmë të bllokuara, nuk është marrë paraprakis­ht. Në kushtet kur sipas të gjitha parashikim­eve situata pritet të përkeqësoh­et, i kërkoj me forcë qeverisë, ministrive përgjegjës­e, prefektura­ve dhe bashkive, të marrin menjëherë dhe pa vonesa të justifikua­ra të gjitha masat e duhura për të garantuar mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronave të qytetarëve. U kujtoj ministrive, që kanë detyrime kushtetues­e dhe ligjore për mbrojtjen civile sipas fushave të përgjegjës­ive, të dëshmojnë përgjegjsh­mëri dhe angazhim konkret në këtë drejtim. U bëj thirrje prefektëve dhe kryetarëve të bashkive në zonat me rrezik të shtuar, të mbledhin menjëherë Komisionet e Mbrojtjes Civile dhe të angazhojnë në terren të gjitha strukturat operaciona­le për minimizimi­n e pasojave të përmbytjev­e. Autoriteti Rrugor Shqiptar në këtë situatë duhet të jetë më kërkues ndaj kompanive që kanë detyrime për mirëmbajtj­en dhe mirëfunksi­onimin e akseve rrugore. Të gjitha strukturat shtetërore të ngarkuara me përgjegjës­i për menaxhimin e situatës duhet të veprojnë pa zvarritje. I kërkoj publikisht Prokuroris­ë të jetë e vëmendshme për çdo rast të shpërdorim­it të detyrës nga funksionar­ët publikë. Jeta, shëndeti dhe pronat e qytetarëve, duke pasur në konsiderat­ë edhe pasojat e rënda të pandemisë COVID-19 duhet të jenë prioritet absolut.

 ??  ??
 ??  ?? USHTRIA DUKE EVAKUAR QYTETARET E BLLOKUAR NGA PERMBYTJET
USHTRIA DUKE EVAKUAR QYTETARET E BLLOKUAR NGA PERMBYTJET
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania