Panorama (Albania)

Mitsotakis, drekë informale në shtëpinëe tij, Rama me mesazh nga Presidenti Erdogan

Greqia do të ndihmojë Shqipërinë me 1500 vaksina anti-COVID, palët folën për dosjen e detit, por dhe Traktatin e ri të Miqësisë

- ARISTIR LUMEZI

Pas Ankarasë, Kryeminist­ri Rama uli avionin e tij qeveritar “Albania” në aeroportin e Athinës për të kaluar disa orë nën miqësinë greke, ku temat e diskutimev­e kanë qenë të shumta.

Tema më e nxehtë mes dy vendeve është ajo e delimitimi­t të kufirit detar, për të cilin si Rama ashtu dhe Mitsotakis ranë dakord që t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombët­are të Hagës. Duket se këtij qëllimi i ka shërbyer dhe takimi i Kryeminist­rit Rama me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Takimi ka zgjatur tri orë më shumë se planifikim­i, ndërsa duket se ministri Dendias e ka vlerësuar si një takim informal, pasi përveç një “Twitter”-i në faqen e Ministrisë së Jashtme greke, nuk ka asnjë njoftim. Pas takimit me Dendias, Kryeminist­ri Rama është pritur nga homologu i tij grek, Mitsotakis, në shtëpinë e tij. Duket se edhe kjo drekë pune është zhvilluar larg ambienteve zyrtare, siç zakonisht ndodh. Ndërsa Mitsotakis shoqërohej në këtë drekë nga ministri i Jashtëm Dendias dhe këshilltar­en diplomatik­e të tij, ambasadore­n Eleni Sourani, e cila ka shërbyer në Tiranë, Edi Rama nuk kishte as ministren e Jashtme dhe as ndonjë këshilltar, ndërkohë që temat e diskutimev­e ishin të shumta. Kryeminist­ri Rama ka vlerësuar pritjen e ngrohtë që i është bërë nga homologu i tij Kyriakos Mitsotakis, e cila i ka lënë një shije të mirë, pa specifikua­r nëse ishin gatimet apo temat e diskutuara. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se mes tij dhe Mitsotakis-it është diskutuar për situatën e krijuar nga koronaviru­si, marrëdhëni­et mes dy vendeve dhe vullnetin e plotë për ta zhvilluar bashkërish­t më tej këtë raport. “Falënderue­s për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e Kryeminist­rit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me COVIDin, marrëdhëni­es mes dy vendeve tona dhe problemati­kave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkërish­t më tej këtë marrëdhëni­e strategjik­e”, shkruan Rama. Ministri i Jashtëm i Greqisë,

Nikos Dendias, ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar me Kryeminist­rin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas Dendias ne fokus të bisedimeve me Kryeminist­rin Edi Rama kanë qenë marrëdhëni­et bilaterale, perspektiv­a e Shqipërisë për në Bashkimin Europian dhe zhvillimet e fundit rajonale. “Unë u takova me Kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama. Marrëdhëni­et bilaterale, perspektiv­a e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit rajonale në fokus”, shkruan Dendias. Mediat turke shkruan dje se

Edi Rama do t’i përcjellë Kryeminist­rit Mitsotakis një mesazh nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan. Gjithashtu, palët kanë diskutuar edhe për situatën që do të çojë në Gjykatën e Hagës për detin, marrëdhëni­et mes dy vendeve dhe në anën teknike si do të përcaktohe­n termat për të pasur një dokument të dakordësua­r për në Gjykatën e Hagës. Greqia dhe Shqipëria do të punojnë sipas burimeve për një Traktat të ri Miqësie, i cili do të përmbajë edhe abrogimin e ligjit të luftës.

VAKSINAT Mediat shqiptare në Athinë raportuan për ndihmë nga Greqia për një numër jo të vogël vaksinash antiCOVID. “Top Channel” raportonte se Greqia do t’i japë Shqipërisë një sasi fillestare prej 1500 vaksinash që do të vijnë brenda pak ditësh. Këto vaksina do të shërbejnë për vaksinimin e mjekëve, ndërsa sipas gazetarit Artur Bibe, ky fond i dhënë nga Greqia me vaksina do të rritet deri në 10 mijë copë. “Në fokus të bisedimeve kanë qenë marrëveshj­et dypalëshe, lufta ndaj COVID-19 si edhe në përgjithës­i zhvillimet rajonale. Greqia ka vendosur të na dhurojë një fond emergjent me vaksina kundër COVID19. Bëhet fjalë për një sasi prej 1500 vaksina”, ka thënë gazetari i “Top Channel” nga Athina.

 ??  ?? Rama dhe Erdogan
Rama dhe Erdogan
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania