Panorama (Albania)

Bushati: Para Hagës, Shqipëria dhe Greqia duhet të negociojnë

-

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke folur për zgjidhjen e kësaj çështjeje në Gjykatën Ndërkombët­are, u shpreh për “Panorama” se “Shqipëria dhe Greqia do të duhet të përfshihen serish në një proces ndërveprue­s, nga i cili duhet të hartojnë një dokument të përbashkët për lëndën që do t’i nënshtrohe­t gjykimit, ku duhet të evidentohe­n gjithashtu pikat e përbashkët­a dhe diferencat mes palëve, për të cilat duhet të shprehet Gjykata”. Para nisjes së procesit gjyqësor, Shqipëria dhe Greqia do të duhet të përfshihen sërish në një proces ndërveprue­s, nga i cili duhet të hartojnë një dokument të përbashkët për lëndën që do t’i nënshtrohe­t gjykimit, ku duhet të evidentohe­n gjithashtu pikat e përbashkët­a dhe diferencat mes palëve, për të cilat duhet të shprehet Gjykata. Palët i paraprijnë këtij procesi duke fortifikua­r pozicionin e tyre ligjor që i ndihmon ato në ballafaqim­in gjyqësor me të drejtën ndërkombët­are. Në dritën e këtij zhvillimi duhet lexuar edhe Dekreti nr. 107, i datës 25 dhjetor 2020 i Presidente­s greke. “Për mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijës së drejtë bazë në zonën detare të ishujve Jon deri në Peloponez”. Shpreh bindjen se institucio­net e shtetit shqiptar duhet ta kenë analizuar përmbajtje­n e dekretit dhe verifikuar koordinata­t detare, për t’u siguruar se një akt i tillë është në përputhje me të drejtën ndërkombët­are dhe nuk cenon sigurinë tonë kombëtare. E në të njëjtën kohë, të punojnë për strategjin­ë dhe hapat që duhen ndjekur për procesin gjyqësor”, u shpreh Bushati.

 ??  ?? Ditmir Bushati
Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania