Panorama (Albania)

Hapen portat e HEC-it në Shkodër, Shqipëria nën ujë

-

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Shqipërinë gjatë dy ditëve të fundit, kanë sjellë mjaft probleme në vend, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona.

Shumë zona nën Shkodër janë zgjuar mëngjesin e së premtes të mbuluara nga uji. Të paktën 1670 hektarë tokë janë të përmbytura në njësitë administra­tive Ana e Malit, Bërdicë, Velipojë, Dajç apo Guri Zi, si shkak i shkarkimev­e nga hidrocentr­alet dhe reshjet e dendura të shiut. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ishte në fshatin Obot, ku tregoi për situatën e vështirë të krijuar nga përmbytjet dhe masat që janë marrë nga ana e bashkisë në rast të nevojës për evakuim. Ajo është shprehur se janë 200 shtretër të gatshëm. Ajo që mbetet më shqetësues­e për momentin sipas kryebashki­akes është furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Obot në Anën e Malit, të cilët janë të izoluar për shkak të prezencës së ujit në rrugën kryesore të fshatit që nuk lejon kalimin e mjeteve të ulëta. Niveli i ujit në zonat e përmbytura është duke u rritur dhe kjo është shqetësues­e. Pasditen e djeshme është vendosur që të hapet një portë e HEC-it të Vaut të Dejës dhe është hapur gjithashtu edhe tuneli, duke futur në ultësirën e

Shkodrës mijëra litra ujë në sekondë. Pritet që niveli i ujit të rritet në të gjithë Shkodrën. Banorët e zonës së Shkodrës janë shprehur se nëse shkarkimet nga hidrocentr­alet vazhdojnë, rreziku që banesat e tyre të përmbyten është mjaft i lartë. Të përmbytura janë edhe tokat bujqësore në disa fshatra të Bashkisë Vau Dejës. Në Qarkun Shkodër situatën e vëzhgoi edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Emergjenca­ve Civile, Haki Çako, i shoqëruar nga prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni. Ndërkohë, Martin Bërthamza është një 63-vjeçar nga fshati Obot,, i cili në biçikletë ka shkuar në tokat bujqësore duke u munduar që të shpëtojë prodhimet nga përmbytja. I zbathur dhe i lagur thuajse në të gjithë trupin 63-vjeçari ka kaluar përmes ujit gjithë rrugën e fshatit deri në aksin kryesor që lidhet me Shkodrën, ndërsa tregon situatën e vështirë në fshatin Obot të Njësisë Ana e Malit. E vetmja mënyrë për të kaluar deri në qendër të fshatit Obot është përmes mjeteve të larta të ushtrisë që mbërritën për të bërë transporti­min e fshatarëve për nevojat e tyre, apo përmes fouristrad­ave të larta. S.N

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania