Panorama (Albania)

Përmbytjet, mblidhet Komiteti Teknik, Rama sulmon opozitën

Balluku: Mirë menaxhimi i kaskadës së Drinit ka parandalua­r sot përmbytjen në fushën e Shkodrës, kemi marrë masa 10 ditë para

-

Reshjet e ditëve të fundit kanë ngritur alarmin në institucio­net shqiptare. Dje në mbrëmje u mblodh Komiteti Ndërminist­ror i Emergjenca­ve Civile, pas situatës së pazakontë në vend, me përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut.

Zëvendëskr­yeministri Braçe në fjalën e tij u shpreh se hidrovorët janë në gatishmëri, ndërsa Drejtoria Rrugore ka qenë aktive në të gjitha zonat e rrezikuara. “Doja të informoja sidomos qytetarët që ndodhen në zona që janë prekur nga reshjet, ministrat, perfektët e me radhë në zona kanë mbledhur shtabet e emergjenca­ve civile. IGJEUM paralajmër­oi situatën. Është kontrollua­r situata e hidrovorëv­e. Hidrovoret kanë qenë në gatishmëri, për të dërguar ata në nivelet minimale. Drejtoria e Përgjithsh­me e Rrugëve ka qenë në dispozicio­n dhe sot të gjitha akset janë të kalueshme dhe në gjendje të mirë. Ka pasur koordinim me OSHEE-në”, tha Braçe. Ndërsa

ministri i sapo emëruar, Niko Peleshi, u shpreh se për momentin nuk rrezikohet asnjë jetë qytetarësh. “Sot që flasim nuk kemi familje të rrezikuara nga uji. Po lexoj disa shifra shpejt e shpejt. Fshati Obot është rrethuar nga uji. Në dispozicio­n janë forcat tona të ushtrisë. Shkarkimet janë të moderuara. Gjatë natës së sotme deri në 01:00 të mëngjesit do kemi reshje mesatare, pastaj do të bien në kuotën 10-15 mm. Kemi tre izolime shtëpish në Vaun e Dejës, por s’ka nevojë kritike për evakuim. Në Lezhë sipërfaqja e përmbytur është pothuajse si në Shkodër, është 2500 hektarë. Janë evakuuar dy familje, një në Lezhë dhe një në Kurbin”, tha Peleshi.

SITUATA NË HIDROCENTR­ALE Ndërkohë, ministrja e Energjetik­ës, Belinda Balluku, bëri pasqyrimin e situatës në kaskadën e Drinit dhe në hidrocentr­ale. “Është mirëmenaxh­uar situata në kaskadën e Drinit. Kemi nisur nga puna që para 10 ditësh. Kemi qenë të përgatitur për të marrë masat e duhura. E kemi gjetur padyshim të përgatitur veten dhe sot kaskada ka parandalua­r përmbytjen në fushën e Shkodrës. Këtë duhet ta themi. Kuotat në Fierzë është 277.5 metra. Në Fierzë s’po gjerojmë energji për të ruajtur këto kapacitete, për të menaxhuar dhe përmbytjet në Shkodër. Në Koman kuota ka arritur 174,2 metra. Kuota në 74.14 metra, prurjet janë 590 metra kub në sekondë. Ulëza dhe Shkopeti kanë shkarkime 790 metra kub për sekondë. Për Matin nuk kemi ngarkesë të këtij lumi. Fakti që nesër do të kemi reshje më të ulëta, do t’i japë mundësi shtretërve kulluese që të punojnë me kapacitete të plota”, tha Balluku. Ndërsa Kryeminist­ri Rama në fjalën e tij i ka kthyer përgjigje akuzave politike. Pasi u informua nga ministrat, kreu i qeverisë ironizoi akuzat e opozitës. “Akuzave politike nuk kemi çfarë i bëjmë. Edhe COVID-it iu gjet vaksina e imunizimit të cilën shpresoj që ta fillojmë ta injektojmë në vëmendjen tonë dhe nisur nga mjekët dhe infermierë­t para afatit që kemi deklaruar, ndërsa vaksinës së dëshpërimi­t të opozitës nuk i është gjetur formula kështu që për shkak të dëshpërimi­t ata për fat të keq kapen pas çdo mundësie iluzione dhe natyrisht dhe çdo fatkeqësie natyrore për të bërë politikë”, tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania