Panorama (Albania)

Virusi i ri, qetëson Alimehmeti: E njeh vaksina e “Pfizer”

-

Eksperti i shëndetit publik, Ilir Alimehmeti, thotë se nuk ka asnjë arsye përse t’i trembemi mutacionit që ka pësuar koronaviru­si i ri, i cili ka shpërthyer në Britaninë e Madhe që në dhjetor të 2020-ës. Me gjithë masat e rrepta që po ndërmarrin disa shtete, epidemiolo­gu qetëson shqiptarët duke thënë se ai neutralizo­het njëlloj nga vaksina anti-Covid e “Pfizer”. Këtë e mbështet në studimin më të fundit nga Universite­ti i Teksasit në SHBA, të cilët dhanë përgjigje të qartë se mutacioni i quajtur “N501Y” neutralizo­het njësoj nga vaksina e “Pfizer”, e cila pritet të vijë brenda këtij muaji te ne. Autorët e studimit morën në shqyrtim 20 persona të vaksinuar, të cilëve iu injektuan të dy variantet e virusit, “N501” dhe “Y501”. Në përfundim, nuk u pa asnjë diferencë në aftësinë neutralizu­ese të antitrupav­e të prodhuar nga vaksina “Pfizer”. Kështu, me gjithë ndryshimet që mund të pësojë virusi, vaksina që po shpërndahe­t kudo në botë e njeh dhe e neutralizo­n njësoj atë. Paniku i lindur në botë, sipas epidemiolo­gut, vjen si shkak i metodës së gabuar për të komunikuar riskun me publikun. “Politika angleze futi hundët sërish dhe i erdhi ideja e mrekullues­hme që ta deklaronte në Parlament në dhjetor si një nga arsyet pse duhej mbështetur lockdown në fundvit. Pra, duke luajtur kartën e frikësimit të popullatës globale dhe jo atë të ndërgjegjë­simit të saj. Pasojat i dimë të gjithë. Panik global dhe goditjen kryesore e mori pikërisht Anglia sipas proverbit ‘goja llap e shpina dap’”, shkruan Alimehmeti në një postim të gjatë në rrjetet sociale, në të cilin apelon në fund qytetarët që të tregojnë edhe pak durim për përfundimi­n e kësaj situate që ka mbërthyer mbarë globin. Varianti i ri i virusit përhapi jo pak panik në dhjetor kur Anglia u rifut në lockdown dhe shumë shtete mbyllën kufijtë me të. Por mutacioni rezultoi më pas të jetë njoftuar se është në qarkullim që në muajin gusht në Itali dhe në shtator në Angli. Sipas epidemiolo­gut, virusi nuk ka pësuar asgjë veçse rrjedhën e tij natyrore. “Çdo virus krijon mutacione që të mbijetojë, përfshirë dhe Sars-Cov-2. Më pas vjen aftësia e njeriut, këtë herë e superlabor­atorëve anglezë, për ta identifiku­ar mutacionin e më pas provat që testojnë variantin e modifikuar nëse ka ndryshuar aq shumë sa të quhet i ri. Së fundmi, nëse vërtetohet që është i tillë, modifikohe­n vaksinat dhe terapitë”. Me pak fjalë, asgjë jashtë parashikim­eve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania