Panorama (Albania)

Skandal 10 milionë USD me tenderët, ARRSH shpall fituese ofertat 30% më të larta

30 milionë dollarë në dy muaj me tenderët, nëse Verdho do të kishte përzgjedhu­r ofertën më të ulët shteti do kursente rreth 10 mln dollarë

- TIRANE

Edhe pse në kohë pandemie dhe në një krizë ekonomike të fortë, abuzimi i frikshëm me tenderët në Shqipëri nuk ndalon, duke shpallur fituese kompanitë që ofrojnë mbi 30% më shumë se ofertat më të ulëta.

"News24" ka zbuluar dokumentet ku ARRSH-ja e drejtuar nga Ergys Verdho përfshihet në një skandal të përmasave të mëdha ku brenda pak ditësh ka shpallur fituese të dy tenderëve për ndërtimin e rrugëve kompanitë që kanë ofruar mbi 10 milionë dollarë më shumë se ofertat më të ulëta. Për tenderin e mbikalimit që do të lidhë "Unazën e Madhe" të Tiranës me autostradë­n Tiranë-Elbasan, ARRSH-ja ka shpallur fituese kompaninë "ALB BUILDING", e cila ka kërkuar rreth 14,7 milionë dollarë. Rreth 5 milionë dollarë më shumë se dy oferta që të jenë të paktën 30% më të lira, përkatësis­ht me 9 milionë dollarë dhe 9,7 milionë dollarë. Por, çmimi më i lirë i ofruar që është kriteri kryesor për të fituar tenderët e ndërtimit të rrugëve nuk i ka mjaftuar Autoriteti­t Rrugor Shqiptar për të klasifikua­r fituesin.

HIJE DYSHIMI Për të skualifiku­ar këto oferta, institucio­ni i drejtuar nga Ergys Verdho ka nxjerrë arsye absurde, që kurrsesi nuk e justifikoj­në pranimin e ofertave më të shtrenjta. Në një rast përmendet si shkak për skualifiki­m se kompania me ofertën më të mirë nuk ka një certifikat­ë teknike për kamionin vetëshkark­ues dhe në një rast tjetër se makineria vijëzuese e rrugës nuk ka dokumentin e zhdoganimi­t të vitit 2003. E njëjta situatë me tenderin tjetër, atë të rrugës Palasë-Dhërmi, ku fituese është shpallur kompania "Gjikuria" me 15 milionë USD, ndërkohë që oferta më e ulët ishte 9,7 milionë dollarë. Në këtë rast, ARRSH-ja përmend si arsye për skualifiki­min se disa kamionë po përdoren dhe në kontrata të tjera tenderësh, apo disa arsye të tjera që fare mirë mund të rregullohe­n dhe kurrsesi nuk mund të justifikoj­në rrëzimin e ofertës më të mirë. Në dy tenderë me një vlerë totale prej 30 milionë dollarësh, abuzimi i ARRSH-së është 10 milionë dollarë. Këto janë para të taksapague­sve dhe që në mënyrë të papërgjegj­shme shpërdoroh­en. Skandali ku është përfshirë ARRSH-ja ka disa aspekte, nga njëra anë është skualifiki­mi i ofertave dukshëm më të ulëta dhe nga ana tjetër, ngrihet pyetja se mbi ç'bazë janë projektuar rrugët që janë nxjerrë për t'u tenderuar me çmime reference shumë herë më të larta se vetë kompanitë llogarisin t'i kryejnë punimet.

Partia Demokratik­e ka vijuar denoncimet për skandalin me koncesioni­n në portin e Durrësit e më konkretish­t në Terminalin e Kontejnerë­ve. Kryetari i PD-së në Durrës, Ferdinant Xhaferri, ishte dje afër Terminalit të Kontejnerë­ve dhe denoncoi se kompania fituese e koncesioni­t është e regjistrua­r në ofshore, ndërsa ish-drejtori i saj sipas z. Xhaferri është hetuar për pastrim parash. Ndërkohë, ai i kërkoi që SPAK të hetojë se kush qëndron pas koncesiona­rit. "Në tetor të vitit që kaloi Autoriteti Portual shpalli procedurat e tenderit. Në tender morën pjesë dy kompani. Njëra kompani gjermane, shumë e njohur në këtë sektor e cila menaxhon edhe Portin e Hamburgut, ndër portet më të njohura në Europa. Tjetra malteze, një kompani ofshore. I vetmi fakt që dihet për këtë kompani është se një nga ish-drejtor i saj është hetuar për pastrim parash nga Policia Malteze, një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Ministria e Infrastruk­turës ndërhyn, bën tender me procedura të shkurtuara, me qëllimin që fituesin e tenderit të mos e vendosi transparen­ca dhe konkurrenc­a por fituesi i tenderit të parazgjidh­et ai që ka vendosur Rama Beu. Tani që unë flas, për të gjithë qytetarët e vendit nga Veriu në Jug, i majtë apo i djathtë, me parti apo pa parti, nuk është fare e nevojshme të thuhet se cila kompani ka fituar tenderin. Të gjithë e dini se cilën ka përzgjedhu­r Rama Beu. Por, doja të beja tre pyetje për z. Rama: 1. Kush e zotëron këtë kompani? 2. Ai ka detyrimin t'u thotë shqiptarëv­e çfarë fshihet pas kësaj kompanie? Pse nuk respekton detyrimin ligjor që të tregojë kush janë përfituesi­t fundor të këtij koncesioni? 3. Si është e mundur që ky aset i sigurisë kombëtare t'i jepet një kompanie që nuk i dihen pronarët? Është e natyrshme që askush nuk pret përgjigje nga z. Rama edhe për këto dy muaj, se ai nuk ka dhënë përgjigje për 8 vjet. Por ne presim përgjigje nga SPAKu. Çdo qytetar i këtij e ka të qartë që dita e ndëshkimit për këtë grup të papërgjegj­shëm, të korruptuar dhe arrogant po afron. Për çdo qytetar është e qartë, që dita që këta do të shporren nga zyrat e shtetit po afron. Për çdo qytetar është e qartë që jo vetëm po afron dita që këta do të shporren nga zyrat e shtetit, por po afron edhe dita që këta do të përballen në zyrat e drejtësisë", tha Xhaferri.

 ??  ?? Faksimile e tenderit për rrugën Palasë-Dhërmi
Faksimile e tenderit për rrugën Palasë-Dhërmi
 ??  ?? Faksimile shpalljes së fituesve në APP
Faksimile shpalljes së fituesve në APP
 ??  ?? Kreu i ARRSH, Egys Verdho
Kreu i ARRSH, Egys Verdho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania