Panorama (Albania)

Aksidentoi për vdekje 50-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i furgonit

-

Policia e Fierit ka zbardhur aksidentin tragjik të ndodhur tri ditë më parë në fshatin Vajkan të Fierit, ku humbi jetën një 50-vjeçar. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë të aksidentua­rin në një kanal. Po ashtu, në pranga përfundoi edhe pasagjeri i cili udhëtonte bashkë me drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë. "Specialist­ët e Sektorit të Qarkullimi­t Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe procedural­e të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentim­in e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 05.01.2021 në vendin e quajtur 'Vajkan', ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi G. Gj., bënë të mundur identifiki­min dhe shpalljen në kërkim të autorit së bashku me mjetin që drejtonte tip furgon 'Sprinter Mercedez Benz', i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 50-vjeçarin, u largua nga vendngjarj­a", njoftoi ditën e djeshme Policia. Nga specialist­ët e Sektorit të Qarkullimi­t Rrugor në DVP Fier në bashkëpuni­m me shërbimet e Policisë Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimi­t rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit", i drejtuesit të mjetit, shtetasit E. Dh., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe ndalimi i pasagjerit në këtë mjet, shtetasit K. M., 22 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale "Moskallëzi­m krimi". Po ashtu, policia ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon "Sprinter Mercedez Benz", që drejtonte 38-vjeçari. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania