Panorama (Albania)

Viti i Ri 2021 i Stresit pas protestës, nga arratisja te “lamtumira” e bashkëshor­tes në distancë

-

Duket se për reperin me famë Arkimed Lushaj (Stresin), Viti i Ri 2021 ka ndryshuar komplet jetën e tij, duke filluar nga arratia pas protestës e deri te martesa konfuze me bashkëshor­ten që jeton në Kanada, Kejsin. Me rastin e festave, ishte Kejsi ajo që hodhi dritë mbi marrëdhëni­en e tyre pas largimit të tij drejt Londrës. Në ato pak rreshta Kejsi i bënte me dije këngëtarit se e ka mbajtur gjithnjë në zemër dhe e ka trajtuar si mbret, pavarësish­t gjithçkaje që mund të ketë ndodhur në jetën e tyre. Ndërkohë që Stresi është në arrati nga Policia në Britani, Kejsi ndodhet në Kanada. Largësia mes tyre ka bërë që shpeshherë të kenë përçarje e keqkuptime. Tashmë çifti është sërish bashkë pas shumë ndarjesh, mirëpo nuk ishin pranë për të kaluar Vitin e Ri. Kejsi nga Kanadaja zgjodhi që urimin për Arkimedin ta bënte publik në “Instagram”. Dhe pse një ditë e veçantë feste, Kejsi shprehej e trishtuar që ata asnjëherë nuk e kishin festuar një vit së bashku. Në ato pak rreshta Kejsi i bën me dije këngëtarit se e ka mbajtur gjithnjë në zemër dhe e ka trajtuar si mbret, pavarësish­t gjithçkaje që mund të ketë ndodhur në jetën e tyre. E pas kësaj letre publiku, Stresi i ka habitur të gjithë me postimin e tij të fundit, ku i bënte një dedikim prekës Kejsit, që dukej si një kthim përgjigjej­e. Komentuesi­t ngelën të habitur ndërsa shpreheshi­n se nuk e kuptonin ende se si duhet ta marrin këtë dedikim, si një shprehje dashurie apo si një “lamtumirë” bashkëshor­tes që e do shumë? “E shtrenjtë Kejsi, të uroj gëzuar, qofsh e lumtur në vitet e ardhshme. Ti meriton të gjithë lumturinë e botës, je vajzë shembullor­e. Unë kam dhe do të kem respekt gjithmonë për ty! Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar. Por unë gjithmonë do të kujtoj sepse më trajtove si mbret!”, shkruante Stresi në postimin e tij. Kujtojmë që marrëdhëni­a e Stresit dhe Kejsit ishte kthyer në një telenovelë, pas shumë ndarjesh e ribashkime­sh. Gjatë një miniinterv­iste me ndjekësit, tregoi se është shumë e vështirë të mbash një marrëdhëni­e në distancë për shkak se lindin keqkuptime. “Është shumë e vështirë, duhet të jesh 100 herë më e kujdesshme, e sinqertë, ekspresive etj., sepse kur nuk mund të shihesh, është shumë herë më e lehtë të keqkuptohe­sh. Mendoj se mund të mësosh vërtet nëse njeri është plotësisht për ty… Kur je e dashuruar, nuk ka rëndësi se ku jeton ky person, ti do të numërosh ditët se kur do ta shikosh sërish dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi!”, shkroi ajo.

Kejsi rrëfeu edhe marrëdhëni­en me babanë e Stresit, Sali Lushajn, duke thënë se është një nga njerëzit e saj më të preferuar në botë. “Është një nga njerëzit e mi të preferuar në këtë botë, e dua shumë dhe e konsideroj familje. Është njeri i zgjuar, flet pak dhe saktë, por çdo fjalë e tij peshon shumë tek unë”, u shpreh ajo. Ndërsa pyetjes se “për çfarë arsyeje do ta linte Kanadanë për Shqipërinë?”, Kejsi iu përgjigj: “Nuk do të ndodhte kurrë”.

RRËFIMI I STRESIT: MARRËZITË QË KAM BËRË PËR KEJSIN JANË TË PAIMAGJINU­ESHME! Në lidhje me Kejsin, pak kohë më parë Stresi i ftuar në emisionin “E diell” tregoi sakrificat që ka bërë për të, duke rrëfyer se ndërroi identitet për të udhëtuar drejt saj. “Për dashurinë kam ndërruar identitet. Ikëm në Amerikë në koncert dhe u kthyem në Shqipëri para 3 vitesh. Po kërkoja vizë për Kanada, më refuzohet se kisha një rekord dhe ndërrova identitet, mora identitet francez dhe i hipa avionit. Vajza për të cilën bëra këtë është Kejsi”, u shpreh ai. Stresi gjithashtu zbuloi tipare të Kejsit, duke thënë se ajo është ekstrem xheloze dhe se nuk i pëlqen kur reperi fik telefonin. “Kjo mund të zgjasë gjithë jetën për mediat dhe njerëzit e mirë dhe të këqij që keqinterpr­etojnë. Mes ne të dyve është e paparashik­ueshme. Nuk është se është vajza, por jam unë i paparashik­ueshëm. Tek unë nuk i pëlqen fikja e telefonit. Ishte, është, ka qenë xheloze 760 gradë. Shoqërinë time nuk e do fare. Vlerësoj tek ajo faktin që bën shumë pas meje, është shumë femër shtëpiake, nga A-Zh i përkushtoh­et njeriut që ka afër. Është brenda normave për të qenë krenar qe ke një vajzë të tillë, momentalis­ht nuk e kam. Por ka vetitë më të mira që mund të ketë një femër”, rrëfeu reperi. Ndërsa pyetjes se kë do të zgjidhte mes dashurisë apo shoqërisë, iu përgjigj: “Normal që do të zgjidhja

Kejsin. Shokët i kam shtrydhur, më kanë shtrydhur si limon, është pozicion tjetër. Kur të vijë ai rast do të zgjedh Kejsin”. Kujtojmë që marrëdhëni­a e reperit Arkimed Lushaj (Stresi) me partneren e tij, Kejsin, ka qenë prej kohësh një ndër lidhjet më të komentuara të showbizz-it shqiptar. Ndarjet e ribashkime­t e tyre janë përfolur gjatë në media. Teksa Stresi merrej me muzikë në Shqipëri, Kejsi vazhdon jetën e saj në Kanada, ku ndjek studimet e larta. “Se një femër duron shumë”, shkruante Kejsi poshtë një fotoje ku fokusonte unazën e martesës që i ka dhuruar Stresi, duke lënë të nënkuptohe­t se herë pas here hedh pas krahëve gjithë hatërmbetj­et apo mëritë në çift për hir të dashurisë. Si gjithmonë, s’vonoi shumë edhe një reagim i Stresit në llogarinë e tij në “Instagram”.

Ai publikoi si përgjigje fjalët e këngës së tij të re, e cila ishte një dedikim për Kejsin. “Thonë se dashuria është një lojë e humbur, unë besova n’dashuri kur isha adoleshent shumë i humbur… T’ harrosh dikë që e ke dasht është njësoj sikur mos me e pas njoft asiher”, ishin fjalët e Stresit, për të cilat u pendua dhe i kishte fshirë, megjithatë portalet i ruajtën. E nuk vonoi shumë dhe reagoi vetë Kejsi, duke i vënë vulën rikthimit të tyre. Ajo shpërndau një pjesë nga kënga e fundit e reperit, duke e shoqëruar me mbishkrimi­n: “Fjalët po i mbaj përbrenda”.

Kohët e fundit ata folën për një martesë private, që do të ishte festa që do bënin për familjet e miqtë pak kohë pas celebrimit, kur Kejsi mori mbiemrin e burrit, Lushaj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania