Panorama (Albania)

“Zhdukeni sa më parë!”, si u përfshi Policia dhe komunarët në trafik droge

SPAK firmos 23 urdhërarre­ste për kanabisin e kultivuar në Skrapar. Polici dekonspiro­i operacioni­n: Pastroni zonën, zhdukeni sa më parë

- SKRAPAR

Pas 7 muajsh hetime, Prokuroria e Posaçme goditi një grup të strukturua­r kriminal që kultivonte kanabis në zonën e Skraparit.

Sipas SPAK, në këtë aktivitet kriminal rezulton të jenë përfshirë katër zyrtarë policie, tre prej të cilëve, Klement Zeqo, Bardhyl Çela dhe Astrit Duro, janë dërguar në burg, ndërsa Neritan Naska, shef i stacionit të Policisë Poliçan, në arrest shtëpie. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre. Në dosjen hetimore thuhet se oficerët e policisë mbanin kontakte direkte me drejtuesit e grupit kriminal që kultivonte kanabis në zonë dhe i informonte anëtarët e tij për çdo lëvizje të Policisë. Në një nga bisedat e përgjuara dëgjohet polici Astrit Duro që orienton trafikantë­t të zhduknin drogën, pasi në zonë do të shkonin grupet e Policisë për kontroll. Për Edmon Zotkon, me detyrë administra­tor i Njësisë Tërpan, e Fatos Lamaj, kryeplak i fshatit Çorrogjaf, është caktuar masa e arrestit në shtëpi, pasi ata nuk kanë informuar për kultivimin e kanabisit në zonat e tyre. Hetimi nisi në qershor të 2020 pas një referimi të bërë në Prokurorin­ë e Posaçme nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, të cilët kishin në përgjim disa policë të dyshuar. Nga përgjimet është provuar se grupi kriminal ka kultivuar kanabis në parcela dhe vende të ndryshme. Në të paktën 28 episode, rezulton se trafikantë­t kishin ngritur impiante vaditje dhe ambiente ku të mund të qëndronin punonjësit që merreshin me kultivimin e kanabisit, ndërsa disa magazina i kishin përshtatur për tharjen dhe ruajtjes e lëndës narkotike. Gjatë aksioneve që u paraprinë arrestimev­e janë sekuestrua­r 5045 bimë narkotike dhe 176 kg hashash i gatshëm për t’u trafikuar.

HETIMI SPAK, mbi bazën e materialit referues, të ardhur nga SHÇBA, ka regjistrua­r më datë 26.06.2020, procedimin penal Nr.178, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturua­r kriminal”. Nga hetimet e kryera nga Policia Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit dhe Policia Gjyqësore në Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Posaçme, janë administru­ar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturua­r kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari­së kriminale”.

Gjithashtu, janë dokumentua­r veprime të kundërligj­shme të kryera nga disa punonjës të Policisë të Komisariat­it të Policisë Skrapar, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe konkretish­t punonjësit e Policisë: Neritan Naska (shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionar­ët publik, Edmon Zotko, me detyrë administra­tor i Njësisë Administra­tive Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, sipas funksionev­e dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksional­e dhe kompetenca­t, si dhe kanë favorizuar autoret që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike. Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike kanabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Janë dokumentua­r disa episode të sekuestrim­eve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 ??  ??
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Skrapar
Droga e sekuestrua­r në Skrapar
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Skrapar
Droga e sekuestrua­r në Skrapar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania