Panorama (Albania)

Strasburgu urdhëron mosdëbimin e turkut Simsek

Selami Simsek, i akuzuari si mbështetës i Gylenit, priste ekstradimi­n

-

Gjykata e Strasburgu­t ka urdhëruar shtetin Shqiptar që të mos e dëbojë shtetasin turk Selami Simsek. Pretendime­t e Simsek se, ai persekutoh­et nga shteti turk për shkak se familjarët e tij, janë dënuar si mbështetës të klerikut Fehtullah Gylen, e bindën këtë gjykatë që të urdhërojë autoritete­t shqiptare për të mos e dëbuar. Kjo masë sigurie për Simsek, mikun e Harun Çelik, i ekstraduar drejt Turqisë disa kohë më parë, do të jetë e vlefshme derisa të përfundojn­ë procedurat gjyqësore në ngarkim të tij. Selami Simsek u arrestua korrikun e vitit të kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas, së bashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratisesh­in, pasi përndiqesh­in nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen. Më 1 janar 2020, Shqipëria dëboi Harun Çelik pavarësish­t thirrjeve të tij në kërkim të azilit. Në vend të lirimit, 42-vjeçari Çelik u ngjit në një fuoristrad­ë policie në burgun 302 për t’u dërguar fillimisht në Ambasadën turke në Tiranë, më pas në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracioni­t dhe në fund në aeroportin “Nënë Tereza”, si pasagjer i detyruar i fluturimit të orës 20:55 të “Air Albania”, një prej kompanive simbol të bashkëpuni­mit mes qeverisë së Kryeminist­rit Edi Rama dhe asaj të Presidenti­t Rexhep Taip Erdogan. Çelik u burgos menjëherë sapo mbërriti në Turqi, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve, “Anadolu”, raportoi se ai ishte kapur në një operacion ku ishte përfshirë dhe shërbimi sekret turk, MIT. Në një proces të ndarë gjyqësor, Selami Simsek u dënua më 27 janar 2020 nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se pranoi fajin dhe shprehu pendesë. Rasti i Simsek dhe bashkudhët­arit të tij të dëbuar, Harun Çelik ka nxitur hetime për akuza të rrëmbimit të personit dhe zhdukjes nga një grup i Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara mbi ndalimet arbitrare, i cili i dërgoi Shqipërisë një listë pyetjesh në maj. Selami Simsek u lirua nga burgu pasditen e 9 marsit 2020 dhe u shoqërua nga Policia te Drejtoria e Kufirit dhe Migracioni­t në Laprakë, ku bëri kërkesën për azil. Pas një sërë peripecish, Simsek u shoqërua në

Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Karreç në periferi të Tiranës. Siç doli më vonë, Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme mori menjëherë vendim për refuzimin e kërkesës së tij për azil. Ky vendim dyshohet nuk iu njoftua as shtetasit turk dhe as avokatit të tij. Pas publikimit të vendimit në media, avokati Elton Hyseni apeloi rastin në Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, i cili është shkalla e dytë e apelimit për të huajt.

REXHEP TAYP ERDOGAN

“Ne, bashkë me autoritete­t shqiptare dakordohem­i se organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dyja vendet. Ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëni­et mes dy vendeve. Me këtë rast, Turqia, me në krye fondacioni­n e Maarif dhe të gjitha institucio­net e tjera, do të jenë pranë Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ?? Selami Simek
Selami Simek
 ??  ?? RAMA E MITSOTAKIS, DJE NE ATHINE
RAMA E MITSOTAKIS, DJE NE ATHINE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania