Panorama (Albania)

Covid-19, nuk lëviz kurba e infektimev­e e hospitaliz­imeve

Epidemiolo­gu Dasho: 15 mijë vaksina presin në Romë, s’kemi logjistikë­n e duhur për t‘i marrë. Shqiptarët, në mëshirën e virusit

-

Rritja e testimeve të kryera në 24 orëshin e fundit ka rritur lehtë numrin e personave të identifiku­ar me Covid-19, ndërsa të shëruarit dhe hospitaliz­imet ngelin në vend numëro.

673 qytetarë u konfirmuan me Covid, por nga shifrat, shumë pak prej tyre kanë pasur nevojë për shërbim spitalor. Në katër spitalet Covid edhe dje ishin 260 pacientë, por gjendja e një numri të konsiderue­shëm ka agravuar negativish­t. 29 prej tyre janë në terapi intensive dhe 6 në intubim. Për fat të keq, shtatë pacientë të moshave nga 21 deri në 77 vjeç nuk ia kanë dalë dot në betejën me virusin, duke e çuar numrin e jetëve të humbura për shkak të Covid-19 në 1230. Krahas tyre, janë me qindra ata që ia kanë dalë, numër i krahasuesh­ëm me të enjten. Plot 436 u negativizu­an dje, duke u përfshirë në afro 37 mijë rastet e shëruara në dhjetë muajt e pandemisë. Kështu, kanë mbetur mbi 24 mijë raste aktive që në totalin e numrave të identifiku­ar përbëjnë afro 1/3. Sa i takon shpërndarj­es gjeografik­e, Tirana ka peshën kryesore, me më shumë se 60% të rasteve të konfirmuar­a, ndjekur nga Shkodra, Durrësi e Fieri, që numërojnë mbi një mijë qytetarë me Covid-19 aktualisht. Apeli i Ministrisë shkon për moshumbjen e vigjilencë­s dhe respektimi­n e protokolle­ve. “Respektoni rregullat për të parandalua­r përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullim­et dhe ruani distancimi­n fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjienën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikëri këto tri rregulla për mbrojtjen e shëndetit”.

DENONCIMI

Epidemiolo­gu Erion Dasho thotë se qytetarët shqiptarë janë lënë në mëshirën e virusit. 15 mijë vaksina që

Bashkimi Europian ka vendosur t’i dhurojë për Shqipërinë përmes Italisë nuk arrijnë dot në destinacio­n për shkak se Shqipëria nuk ka logjistikë­n e duhur për t’i marrë, ruajtur e menaxhuar. “15 mijë doza të vaksinës së ‘Pfizer’, të cilat janë dhuruar nga Bashkimi Europian nëpërmjet Italisë dhe qëndrojnë prej gati një muaji në frigorifer­ët ftohës të Institutit Spallanzan­i në Romë”, denoncon mjeku duke renditur arsyet përse shteti ynë nuk i tërheq dot këto vaksina. Sipas tij, Shqipëria nuk ka kapacitete­t ruajtëse për vaksinën, pavarësish­t asaj çka propagando­het. Një tjetër mangësi ka të bëjë me administri­min dhe stafin e trajnuar, që “çdo vend i përgjegjsh­ëm e ka nisur administri­min jo nga stadiumet, por nga spitalet. Vendet europiane kanë muaj të tërë që trajnojnë stafin për mënyrën se si do ta kalojnë vaksinën nga një temperatur­ë -70 gradë në temperatur­ën e administri­mit, vendin e injektimit, mënyrën etj. Trajnimi në Shqipëri nuk ka nisur ende!”. Sipas Dashos, vaksinimi ka gjasë të përfundojë në kaos edhe për faktin që nuk ka një sistem informacio­ni për ruajtjen e të dhënave mbi dozat e aplikuara. Dasho këshillon qeverinë të kërkojë ndihmë për ngritjen e logjistikë­s së duhur për të mos mbajtur peng vaksinat që janë në Romë e të tjera që janë rrugës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania