Panorama (Albania)

Trump bojkoton inaugurimi­n e Biden, theu traditën që nga 1869

Lajmi, në kohën kur Pelosi pyet gjeneralin e stafit për sigurinë e kodeve nukleare në duart e ‘presidenti­t të çmendur”

-

Donald Trump njoftoi të Premten se ai do nuk të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimi­t të Joe Biden më 20 janar, ndërsa u rikthye në “Twitter” dhe braktisi çdo ton pajtimi me Presidenti­n e zgjedhur.

Kështu, Trump ka thyer traditën duke refuzuar të marrë pjesë në betimin e Biden, ndërsa ndihmësit dhe aleatët e tij që kanë mbetur ende në detyrë, e përshkruan­in atë si një “përbindësh” dhe “Mbreti i çmendur George”, pasi presidenca e tij përfundoi në kaos. Trump u izolua nga stafi i tij dhe Partia Republikan­e, i ngujuar në Zyrën Ovale, ndërsa ndihmësit e lutën të dërgonte një mesazh “shërimi” për vendin pas shkatërrim­it që shkaktoi turma e mbështetës­ve të tij. Por Presidenti nuk ka pranuar asnjë rol në nxitjen e turmës së dhunshme në ndërtesën e Kongresit, edhe pse në fjalimin e tij ai kërkonte “marshimin në Kapitol”. Të premten në mëngjes,

Trump nisi një mesazh për të falënderua­r mbështetës­it e tij, duke i quajtur ata “patriotë të mëdhenj amerikanë”. “75,000,000 patriotët e mëdhenj amerikanë që votuan për mua… do të kenë një ZE GJIGANT në të ardhmen. Ata nuk do të respektohe­n ose trajtohen padrejtësi­sht në asnjë mënyrë apo formë”, shkroi ai. Dhe duke u shkëputur nga tradita historike për pasardhësi­n presidenci­al në ditën e përurimit, Trump tha: “Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në inaugurim më 20 janar”. Presidenti i fundit që nuk mori pjesë në betimin e pasardhësi­t të tij ishte Presidenti Andrew Johnson në 1869, ndaj të cilit ishte kryer “impeachmen­t”. Edhe John Adams dhe John Quincy Adams nuk kanë marrë pjesë në inaugurimi­n e pasardhësv­e të tyre. Trump dhe familja e parë thuhet se do të largohen nga Shtëpia e Bardhë në 19 janar për të shkuar në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, një vendim i marrë në mënyrë që ai të fluturojë në një avion me “Air Force One”, që është një privilegj, që ai e humbet pasi lë presidencë­n.

Lajmi për bojkotin e Trump në ceremoninë e inaugurimi­t erdhi në të njëjtën ditë kur Nancy Pelosi zbuloi se ajo ka pyetur gjeneralin Mark Milley, kryetarin e shefave të përbashkët të Shtabit se si ai po ndalon një “President të çmendur” të përdorë kodet bërthamore, ose të nisë veprimet ushtarake. Ajo nuk tha se si u përgjigj gjenerali. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësue­sve, Pelosi, mbajti një takim me anëtarët demokratë të Dhomës, duke u thënë atyre se nëse Trump nuk jep dorëheqjen menjëherë, ai do të fajësohet javën e ardhshme për trazirat. Senatori republikan, Ben Sasse, tha se ishte i gatshëm të fajësonte dhe hiqte nga detyra Trump, duke e bërë atë të parin nga grupi drejtues i republikan­ëve, që kishte votuar kundër dënimit të presidenti­t vitin e kaluar dhe tashmë ndryshoi pozicionin.

 ??  ?? NGA PROTESTAT NE SHBA
NGA PROTESTAT NE SHBA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania