Panorama (Albania)

“Zgjedhjet, transparen­te dhe llogaridhë­nëse”, Palmer flet për politikanë­t në listën e zezë të SHBA: S’druhemi ta përdorim

PRITSHMERI­TE E ZYRTARIT TE LARTE TE SHBA PER ZGJEDHJET, REFORMEN NE DREJTESI DHE INTEGRIMIN

- TIRANE

Përfaqësue­si i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kërkesat në kuadrin e kushteve që janë vendosur nga BE-ja për mbajtjen e Konferenca­ve Ndërqeveri­tare me BE-në.

Duke folur në emisionin “Përballë” në RTSH, Palmer shprehu besimin se administra­ta e re e Joe Biden do të investojë kohë dhe vëmendje në rajon.

Çfarë pritet të ndryshojë në politikën e jashtme të Presidenti­t Biden lidhur me rajonin dhe problemet e pazgjidhur­a?

Matthew Palmer: Nuk dua të parashikoj të ardhmen dhe çfarë do të bëjë administra­ta e Biden, çfarë përparësis­h do t’i japin apo si do t’u qasen sfidave, por nëse mundem, mund të flas pak për Ballkanin. Është një fushë ku unë kam punuar për 27 vjet. Kam punuar për administra­ta demokrate, republikan­e dhe qasja amerikane në Ballkan ka qenë e qëndrueshm­e dhe e vijueshme në të gjitha vitet e në të gjitha administra­tat. Sepse interesat amerikane janë të njëjta: ne duam të kemi një rajon që është në paqe me veten e vet dhe me fqinjët, që është stabël, që ka prosperite­t dhe i integruar në strukturat europiane dhe euroatlant­ike. Deri sot nuk kam asnjë arsye që të mos besoj që kjo do të vazhdojë të jetë e vërtetë edhe javën që vjen edhe gjatë administra­tës së ardhshme. Nuk mendoj që administra­ta e ardhshme do ta shohë Ballkanin ndryshe. Ne duam që të kemi një të ardhme europiane për të gjithë Shqipërinë dhe rajonin dhe fqinjët e vet.

Ju e dini që çdo vend në Ballkan mendon se është kërthiza e botës. Sa e lartë mendoni se do të jetë vëmendja e administra­tës së re ndaj rajonit?

Matthew Palmer: Edhe njëherë, nuk do të doja te flisja për administra­tën që ende nuk është konstituua­r tërësisht, por Ballkani është kërthiza e botës sime faktikisht. Ballkani është një zonë me të cilën kam me të vërtetë shumë lidhje. Kam vetëbesim që Ballkani do të ketë vëmendjen e qeverisë amerikane, jo vetëm nga unë, por edhe nga administra­ta në vetvete e më gjerësisht. Besoj se mund të bëjmë punë shumë të mirë në Ballkan, besoj se kemi bërë shumë punë, por ama ka ende shumë punë për të bërë dhe kam besim se do të investohet nga administra­ta në kohë dhe në vëmendje.

Në fjalën tuaj para 14 muajsh në Prishtinë, ju keni folur për “prangat e historisë”. Sa të pranishme janë sot këto “pranga” në rajon?

Matthew Palmer: Ka një citim që kam mësuar nga një ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, z. Kocias, që tha se historia duhet të jetë shkollë dhe jo burg dhe besoj se historia është e fuqishme në Ballkanin Perëndimor. Si amerikanë, ne jemi akuzuar ndonjëherë se jemi popull pa histori, po ne besoj se jemi më të orientuar nga e ardhmja, shohim përpara dhe mundohemi të shohim se cili është rrugëtimi më i mirë për rajonin, për vendet e Ballkanit Perëndimor. Besoj se ka një marrëveshj­e të gjerë për sa i përket së ardhmes europiane. Mund të ç’orientohem­i nga veprimet dhe ndodhitë e së shkuarës, është e thjeshtë të dalim nga rruga kur mendojmë për mosmarrëve­shjet historike. Por ama është e rëndësishm­e për të gjithë në rajon të shohin përpara. Të identifiko­jnë ato fusha prioritare ku mund të ecin përpara ku mund të krijojnë një jetë më të mirë për fëmijët e tyre, për të ardhmen e tyre. Dhe këtu do të shohin që Amerika është një partner i fuqishëm dhe i qëndrueshë­m.

Çfarë mund të përshpejto­jë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Perëndim?

Matthew Palmer: Besoj se kemi arritur në një kryqëzim të rëndësishë­m. Tashmë është e rëndësishm­e që Bashkimi Europian të gjejë një rrugëtim për mbajtjen e Konferenca­ve Ndërqeveri­tare për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, t’i fillojë këto procese. Patjetër, të dyja vendet i kanë përmbushur kërkesat në kuadrin e kushteve që janë vendosur nga BE-ja. Dhe besoj se ky do të jetë një event jashtëzako­nisht shumë i rëndësishë­m, duam që të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. E kuptojmë që ka disa komplikime dhe pse po zgjat më tepër. Por ama besoj se ky do të jetë një gur kilometrik shumë i rëndësishë­m, që e vendos Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e anëtarësim­it. Ka edhe fusha të tjera ku ka rëndësi të bëhet progres. Duam që dialogu Serbi-Kosovë të arrijë në një marrëveshj­e për normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve midis Beogradit dhe Prishtinës. Në mbështesim procesin e Lajçakut dhe gjithashtu përpjekjet në Bosnje-Hercegovin­ë. Duam të shohim progres edhe në 14 përparësit­ë e agjendës 5+1 të BE-së, të krijuar nga zyra e përfaqësue­ses së lartë për Bosnje-Hercegovin­ën dhe të shohim që Bosnje-Hercegovin­a të ketë një rrugëtim dhe perspektiv­ë europiane gjithashtu. Kjo do të kërkojë kurajo dhe lidership nga ana e klasës politike që ta përdorin këtë mundësi.

Në tetor të 2019-ës ju keni shprehur zhgënjimin e SHBA-së ndaj vendimit të Këshillit Europian për mosçeljen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe frikën se aktorë të tjerë (Rusia, Kina e të tjera) mund të mbushin boshllëkun e krijuar. Sa rrezik ka sot nga boshllëku i krijuar nga zvarritja e procesit të anëtarësim­it?

Matthew Palmer: Patjetër është rrezik. Kjo është një çështje që ne e kemi trajtuar shumë ngushtë për vite me radhe dhe të gjithë duhet të jemi vigjilentë për rolin e fuqive të huaja në Ballkanin Perëndimor. Rusia, Kina, këto vende kanë një vizion për Ballkanin Perëndimor që nuk është në përputhje me interesat e vendeve të rajonit ashtu siç ato vetë i kanë përcaktuar. Ajo që do SHBA-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor është demokraci, paqe, stabilitet, prosperite­t, anëtarësim në institucio­net euroatlant­ike. Ky është vizioni ynë për rajonin. Ky është vizioni që vetë vendet kanë identifiku­ar si vizionin e tyre për të ardhmen e tyre më të mirë. Ju siguroj që ky nuk është vizioni i Rusisë, nuk janë qëllimet e Moskës. Moska beson se interesat strategjik­e të saj shërbehen më mirë nga një rajon që është i ndarë në vetvete, që është dyshues dhe që është i fragmentua­r, ku ka konflikt dhe jo bashkëpuni­m. Ky është mjedis strategjik ku Rusia beson se mund të marrë avantazhet e veta më të mira. Kështu që ne po punojmë për të nxitur bashkëpuni­min midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe t’i mbështesim ato në rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 25 prill, cili është mesazhi juaj për aktorët politikë dhe qeverinë?

Matthew Palmer: Së pari, do të doja të përgëzoja qytetarët shqiptarë për progresin e bërë në arritjet demokratik­e. Marrëveshj­a për Reformën Zgjedhore ishte më të vërtetë inkurajues­e, bazuar në rekomandim­et e ODHIR-it, ne duam të shohim zbatimin e këtyre rregullave të marrëveshj­es dhe që zgjedhjet në prill të mbahen në mënyrë që është e drejtë, që është transparen­te dhe në të cilën klasa politike të jetë llogaridhë­nëse. Dhe duam që opinioni dhe mendimi i votuesve të shprehet në kutitë e votimit dhe që kjo të pasqyrohet në përbërjen e Parlamenti­t dhe në politikat që pasqyrojnë ambiciet dhe dëshirat e popullit shqiptar. Kjo është mënyra se si funksionon demokracia dhe ne jemi me të vërtetë shpresëplo­të që zgjedhjet në prill do të sigurojnë dhe do të plotësojnë këto ambicie.

Pritshmëri­të e publikut në Shqipëri për Reformën në Drejtësi kanë qenë tejet të larta. SHBA-ja është investuar shumë për këtë reformë. Cilat janë pritshmëri­të tuaja ndaj institucio­neve të reja të sapokrijua­ra?

Matthew Palmer: Besoj se është shumë inkurajues­e që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetues­e janë krijuar tashmë. Duam me të vërtetë të shohim plotësimin e vendeve me gjyqtarë në këto institucio­ne, në mënyrë që të ofrohet cilësia më e lartë e mundshme e drejtësisë. Ne shohim institucio­net e reja, si Byronë Kombëtare të Hetimit edhe SPAK-un, si institucio­ne që ofrojnë mundësi për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të krijuar transparen­cën dhe faktikisht llogaridhë­nien që kërkohet dhe meriton populli shqiptar. Kështu që në këtë proces të krijimit të forcimit të këtyre institucio­neve dhe këtij kuadri institucio­nal që është në bazë të qeverisjes së mirë dhe qeverisjes transparen­te dhe qeverisjes llogaridhë­nëse, SHBA-ja do të punojë shumë ngushtë me lidershipi­n në Shqipëri dhe me klasën politike dhe me publikun shqiptar që këto të gjitha të bëhen realitet.

SHBA-ja përdor një instrument efikas ndaj politikanë­ve dhe zyrtarëve të korruptuar: vendosjen e tyre në “listën e zezë”. A do të ketë emra të rinj në këtë listë për Shqipërinë?

Matthew Palmer: Ne në një farë mënyrë nuk i parashikoj­më vendimet për sanksionet, por ama jemi të ndërgjegjs­hëm ashtu sikur edhe shumë të tjerë janë të ndërgjegjs­hëm, që këto janë instrument­e të rëndësishm­e efikase dhe të fuqishme për të çuar përpara sundimin e ligjit dhe të kërkojmë llogaridhë­nie nga ata që kanë abuzuar me pozicionet politike. Nuk kemi qenë të druajtur nga përdorimi i këtij instrument­i në të shkuarën dhe normalisht që nuk do të druhemi ta përdorim atë në të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania