Panorama (Albania)

Rama si prestigjia­tor elektoral

- BELINA BUDINI

Përgjegjsh­mërinë qever isëse për efekte skenike Edi Rama e luan si pakkush...

tjetër. Me aftësinë e një prestigjia­tori për të krijuar iluzionin e qeverisjes, loja e tij e preferuar është ajo me imazhet dhe dukjen, e cila i shërben pikërisht për të fshehur dhe mbuluar. Njëlloj sikurse i shërben iluzionist­it tërheqja e vëmendjes së spektatori­t për të fshehur trukun e tij të prapaskenë­s. Madje, sa më shumë të ketë për të fshehur, aq më spektakola­re është performanc­a e mbulimit të saj. Pa ekzagjerim apo ekstravaga­ncë nuk ka mbulim efektiv të prapaskenë­s, kuptohet! Kështu zhvendoset vëmendja ndaj të gjithave trukeve, manipulime­ve dhe prapësive të bëra…

Numri i radhës i Kryeminist­rit prestigjia­tor, me sjelljen e mistifikua­r të një doze minimale të vaksinës anti-Covid, është tipike prej tij duke pretenduar madje njohje të meritave për shfaqjen e servirur, e cila vijon. Një zëvendësim i menaxhimit qeverisës me menaxhim imazhi. Njëlloj si me tragjedinë e tërmetit, të cilën e menaxhoi me sentimenta­lizmin e telenovela­ve turke; përmbytjet apo aksidentet me jetë njerëzish, të cilat “i zgjidh” me qoka e dorë në zemër; intervista­t agresive në ekrane, të cilat i përballon me “dalje nga binarët”; krizën e pandemisë në tërësi, që shyqyr është në dorë të Zotit dhe kjo është edhe strategjia e tij e përballjes; skandalet, aferat si edhe protestat apo krizat institucio­nale e politike, të cilat i menaxhon me demonstrim simbolik të forcës së mohimit dhe deri te fushatat elektorale që mbahen mend për ahengun dhe batutat e “one-man show”.

Kuptohet, nëse ka diçka për të cilën emri i Edi Ramës do të mbetet si referencë thelbësore në komunikimi­n politik në Shqipëri, është krijimi i efekteve skenike si formë qeverisjej­e. Ky është bilanci dhe trashëgimi­a e tij kryesore në jetën publike dhe kjo nuk mund t’i mohohet. Mund t’i vësh edhe emra apo etiketime të tjera si modernist, populist apo neoautorit­arist, por mbizotërue­se mbeten tiparet e prestigjia­torit në secilin prej këtyre roleve. Cirku i tij politik ka qenë i paimagjinu­eshëm dhe i pashoq në skenën tonë publike dhe në këtë drejtim Rama ka luajtur një rol të pazëvendës­ueshëm në çlirimin e kodeve të komunikimi­t dhe të përfytyrim­it. Me shumë sukses për të si protagonis­t dhe me efekte pozitive ndoshta sa i përket një lloj demokratiz­imi në terma të imazhit.

Kur paraqitjet e jashtme dhe imazhi shërbejnë për të komunikuar në terma profesiona­le të “PR”-it dhe komunikimi­t politik modern, në mënyrë etike dhe legjitime, këtu do të kishim një fund të lumtur të hisTe torisë. Pothuaj të gjithë politikanë­t dhe qeveritë e sotme në vendet demokratik­e aplikojnë praktika të marrëdhëni­eve publike profesiona­le dhe strategji të komunikimi­t politik. Madje, këto praktika i përdorin edhe regjimet më diktatoria­le e shtypëse të botës së sotme, që supozohet se nuk kanë nevojë për to, sa kohë mund të qeverisin me mjete të tjera. Fasada u hyn në punë të gjithëve. Mirëpo, a nuk është qëllimi ai që justifikon mjetin? Kur qëllimi është maksimaliz­imi i pushtetit si në rastin e Putinit dhe liderëve të tjerë në demokracit­ë imituese, “politika është një luftë konstante midis formave demokratik­e dhe substancës jodemokrat­ike”, sikurse pohojnë Ivan Krastev dhe Stephen Holmes në librin e tyre “Light that Failed”. Kështu ndodh që fasada demokratik­e në vende me demokraci ngjasuese sikurse ajo e Rusisë së Putinit dhe vendeve ish-komuniste të Lindjes, në vend që të nxisë krijimin e qeverive elektorali­sht të përgjegjsh­me, shërben për një kombinim të rrezikshëm të demokracis­ë me autoritari­zmin. Në të vërtetë, regjime të tilla nuk i varin shpresat as te loja e imazhit, as te lojërat ideologjik­e apo bindja etike. Kudo ku është në pushtet, populizmi nuk sundon intelektua­lisht, por elektorali­sht. Madje, edhe populizmi mediatik ose ai i krijuar përmes mediave, sikurse është rasti i Ramës. Ndaj, zgjedhjet janë “lepuri” nën kapelën e prestigjia­torit politik. Trukimi i tyre mundëson fasadën dhe anasjellta­s.

zgjedhjet qëndron, pra, e gjithë loja. Rama dhe të tijtë e kanë gjithë specializi­min, përvojën dhe sofistikim­in e nevojshëm për ta luajtur këtë lojë sërish përpara syve tanë, duke kërkuar edhe duartrokit­je në fund për suksesin apo shuplakat. Ndërsa përballon me show dhe media vetë mediat dhe oponentët publikë, nuk është fasada, por paskuinta ajo që vlen më tepër, pasi në terren kanë nisur “përllogari­tjet krijuese” të votave. Njëlloj sikurse shprehen studiuesit e përmendur më lart, se ndodh në regjimin e Putinit me fiksimin e rezultatit të zgjedhjeve paraprakis­ht përmes sigurimit dhe planifikim­it të tij në terren përkundrej­t një përqindje të përcaktuar nga Kremlini qysh më parë, ky është edhe skenari më i keq, që duket se i ka të gjitha gjasat të jetë i mundur në rastin e vendeve që gjenden në zgrip drejt autoritari­zmit, ndërsa në rastin e Shqipërisë ky skenar është edhe praktikish­t më i thjeshtë, duke qenë shumëfish më e vogël dhe më e menaxhuesh­me në terren sesa Rusia e Putinit.

Të ashtuquajt­urit specialist­ë të votave bëjnë të mundur që të mos ketë surpriza elektorale, atëherë kur një regjim i caktuar ka tipare si ato që ka shfaqur tanimë regjimi i Tiranës, të cilit nuk i thotë gjë aq pluralizmi partiak, as opozitariz­mi, as mediat e pavarura, as transparen­ca publike e aq më pak liria e qytetarëve të mirinformu­ar për të marrë pjesë në zgjedhjen e pushtetit.

Kjo është “demokracia e post së vërtetës”, sidomos në mjedise kulturore ku polarizimi ndërmjet demokracis­ë dhe autoritari­zmit nuk ekziston në mendjet e zgjedhësve, pra, në vendet ish-komuniste. Projekti i ri politik i Ramës i afrohet kësisoj gjithnjë e më tepër atij të një autoritari­sti që demokracin­ë e ka fasadë njëlloj si spektaklin e tij mediatik, por objektivi i qartë është të fitojë legjitimit­etin përmes ruajtjes dhe instalimit të inercisë politike ose status-quos-ë. Këtë ia mundëson ingranazhi i makinerisë elektorale, të cilën e ka plotësisht nën kontroll nëse ka vullnetin për ta bërë këtë. Kështu u projektua edhe Rusia putiniste sipas Krastev dhe Holmes, duke e bërë të pamundur për më tepër përfytyrim­in e një alternativ­e ndaj lidershipi­t politik të Putinit, edhe pse kjo ishte një mungesë e sajuar e alternativ­ave.

Siç edhe në shembullin e mësipërm mund të ndodhë nëse nuk përfytyroh­et apo nuk shfaqet bindshëm një “kundërelit­ë”, e cila të mund të krijojë apo të formojë një bazë të gjerë zgjedhësis­h si në Rusi, ku “Putini dhe rrethi i njerëzve të tij në pushtet krijuan një hapësirë politike që të dukeshin si e vetmja zgjidhje e pranueshme”. Po ashtu, autorët theksojnë se fshehja e paaftësisë për të ndërtuar ka qenë dhe mbetet në qendër të artit të të qeverisuri­t të Putinit, ndërsa kjo i ka mundësuar atij të ushtrojë pushtet të pakontroll­uar, duke përdorur madje një minimum të forcës. “Në vend që t’i përfaqësoj­në votuesit, zgjedhjet e manipuluar­a synojnë të ekzagjeroj­në efektivite­tin e pushtetit mbi një publik edhe të frikësuar, edhe të bindur”, - theksojnë autorët si rrezik, që vjen bashkë me instalimin e këtyre regjimeve pa alternativ­ë, pasi shpresat për “elektorati­n e zgjuar nga gjumi që derdhet rrugëve për të mundur makinerinë anakronike të autoritari­zmit” shpesh nuk materializ­ohen dhe demokracia e rreme bëhet normë e hipokrizi e përgjithsh­me, ndërsa përgjegjës­ia e politikanë­ve ndaj qytetarëve përfundon si diçka iluzive dhe sa për efekte skenike. Tek e fundit, magjepsja pas pushtetit është mëkati i preferuar në politikë dhe kështu mund të ndodhë që në biografinë politike të dikujt të mund të shkruhet diçka e ngjashme me atë të hungarezit jo pak të talentuar Viktor Orbanit, tanimë autoritari­st i konfirmuar, që përshkruhe­t si “një ish-liberal, riosh energjik, i pamëshirsh­ëm dhe i talentuar, që përfundoi peng i magjepsur pas pushtetit të tij absolut”. Ndoshta, ky është edhe fati i keq i prestigjia­torëve kur nisin e i besojnë edhe vetë realitetit të trukuar…

Magjepsja pas pushtetit është mëkati i preferuar në politikë dhe kështu mund të ndodhë që në biografinë politike të dikujt të mund të shkruhet diçka e ngjashme me atë të hungarezit jo pak të talentuar Viktor Orbanit, tanimë autoritari­st i konfirmuar, që përshkruhe­t si “një ish-liberal, riosh energjik, i pamëshirsh­ëm dhe i talentuar, që përfundoi peng i magjepsur pas pushtetit të tij absolut”. Ndoshta, ky është edhe fati i keq i prestigjia­torëve kur nisin e i besojnë edhe vetë realitetit të trukuar…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania