Panorama (Albania)

Video e Ramës për Nasip Naçon, komunikimi dhe trajtimi si numër

- AGIM BAÇI

Nuk është numri i të nën shtruarve ndaj propagandë­s që duhet të na trishtojë, por përpjekja...

e Kryeminist­rit Rama për të na trajtuar si numër. Dhe ky trajtim i popullit si “një numër” shprehet thuajse hapur teksa z.

Rama shfaqet në publik edhe duke bërë lëshime, edhe duke formuluar kërcënime.

Është po i njëjti person që kërkon të na bindë, duke thënë se “ka rënë shi më shumë se në kohën e PD-së” për të justifikua­r çdo dëm që nuk arrin ta frenojë, për shkak se qeveria e tij nuk ka prioritet qytetarët. Ai kërkon të fusë vetveten te “shkopi i mrekullive” kur shprehet se “vaksinat janë dhuratë për shqiptarët për faktin s shqiptarët paskan një Kryeminist­ër që quhet Edi Rama”. Asnjë përpjekje për të treguar kushtet e udhëtimit dhe garancinë për vaksinat.

Sepse ai beson se është vetë vaksina. Pas kësaj shfaqjeje si padron i cirkut, ai ëndërron ndoshta t’i etiketojë shqiptarët si kafshët që presin radhën t’i ushqejë ai “me pushtetin suprem të të qenurit Kryeminist­ër”…

Kjo përpjekje e Edi Ramës që t’i sheshojë të gjitha komunikime­t e llogaridhë­nies pa dhënë asnjë sqarim për asgjë, nuk është as një tekë e çastit, as e pamenduar. Është thjesht një nga strategjit­ë e manipulimi­t që ai ka nisur që me ardhjen e tij në krye të Bashkisë së Tiranës e më pas si Kryeminist­ër, duke besuar se publiku duhet të dëgjojë vetëm një të vërtetë – atë që thotë ai.

Spektaklet në stadium me vaksinën e me shumë televizion­e e portale gati për ta spërkatur në çdo cep të Shqipërisë janë një mënyrë që askush të mos debatojë as se kush ia paguan shpenzimet e gjyqit Becchetti-t, që ka nisur të vjelë paratë e shqiptarëv­e si zyrë përmbarimo­re, as për premtimet e pambajtura për rindërtimi­n nga tërmeti, as për përpjekjen e tij, tashmë me një Parlament qesharakës­h – dallkaukë, që të përcaktojë se kush do të jetë pronar i një pjese të qytetit apo i mënyrës se si bëhesh biznesmen, nëpunës shteti apo të përfitosh një legalizim apo pronë.

Këtë interes për të mbetur në pushtet me çdo kusht, z. Rama përpiqet ta paraqesë sikur është dëshirë e të gjithë shqiptarëv­e, duke u atribuuar atyre gëzimin e pamasë se për ta mjafton përmendja e emrit të tij dhe gjërat vijnë si me magji në çdo sofër, në çdo lagje.

Në fakt, Edi Rama, që shfaqet si me sloganin “ju keni vaksinë se më keni mua Kryeminist­ër”, që duhej të bënte të skuqej edhe një fëmijë të klasës së dytë apo të tretë po ta thotë në një sektor lodrash, është po ai Edi Rama që një herë thoshte se shtëpinë në Surrel e kishte bërë me paratë në emigracion, pastaj me shitjen e pikturave, pastaj me pasurinë e gruas.

Madje, është po ai Edi Rama që edhe pse del në video duke dëgjuar se si shkon vjedhja e zgjedhjeve me “Niçet”, zgjedh të shfaqet si negociator­i ndërkombët­ar e nuk i përgjigjet askujt për marrëveshj­en e interesit kombëtar me detin, edhe pse është kjo e fundit që u duhet shqiptarëv­e.

Është po i njëjti Edi Rama që, edhe pse hap një garë të të rinjve që duan të konkurrojn­ë për ekipin e tij për deputetë me siglën e partisë së tij, del në një video, gati erotike, duke ftuar ish-ministrin e LSI-së, Nasip Naçon, si të ishte një pijanec i rëndomtë rrugësh, një alabak, që nuk e ka problem se kë ngacmon duke i “futur duart” një gruaje apo një burri. Ky biseksuali­tet komunikimi, në fakt, është ndoshta tipari i tij më real në të gjithë këtë periudhë të përfshirje­s në politikë.

Vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve, ai po tenton të ndërtojë alibinë se ai është vullneti i shqiptarëv­e, se kjo marrëdhëni­e komunikimi erotiko-banale është në vullnetin e shumicës. Ndaj, ai nuk fshihet më duke u shfaqur si reklamë “ju jeni mirë sepse më keni mua!”, apo “më të mirë se unë nuk keni parë!”, duke e shfaqur gjithë fushën e komunikimi­t një banalitet ku nuk flitet për asnjë alternativ­ë.

Sepse ai kërkon të jetë vetë alternativ­a, pa shpjegime, pa dhënë asnjë llogari.

Për këtë i nevojitet vetëm sa më shumë prani në televizion­e, si ky show i vaksinës, i duhen video gjysmeroti­ke si ajo me Nasipin, si dhe i duhet të mbyllë çdo debat ku diskutohen video si ajo e ministrave dhe këshilltar­ëve të tij në Dubai apo në lukse të tjera, pasi pamje të tilla ngjallin neveri në popull dhe e rrezikojnë atë të shfaqet i urryer.

Në raste të tilla, ai vë në punë mekanizmin – sa më shumë etiketime negative për kundërshta­rët e tij politikë, që të harrohet skandali i bashkëpunë­torëve të tij. Madje, edhe me deklarata aq qesharake si ajo me “shiun që ishte më shumë se në kohën e PDsë”. Ai beson në mënyrë të verbër se ky banalitet do ta ndihmojë atë që të shmangë çdo ballafaqim politik. Ai kërkon që masën e zemëruar, masën e madhe që e neverit përmes gënjeshtra­ve dhe luksit të shfrenuar, ta shndërrojë në individ, në numër, që mund ta kontrolloj­ë përmes manipulimi­t.

Por, zemërime të tilla, kur njerëzit arrijnë që të mos besojnë më në asgjë që bën e thotë “lideri”, është e vështirë t’i menaxhosh. Historia ka treguar se janë shembur diktatura më të errëta, më të ashpra sesa diktatura e banaliteti­t dhe erotizmit që po kërkon të ndërtojë z. Rama përmes tallavasë së tij mediatike në stadiume, në takime ndërkombët­are apo në studio, ku tashmë nuk arrin të përmbajë asnjë lloj qetësie, pasi ndoshta as vetë nuk arrin ta besojë se sa shumë ka arritur të krijojë gënjeshtra.

Përballë kësaj neverie, ata që duan të bindin shqiptarët për një alternativ­ë ndryshe, mjafton të jenë normalë, të premtojnë një qeverisje normale, pa superheron­j, pasi, siç ka thënë Abraham Lincolni (e që ia bëri plagjiatur­ë pa u skuqur aspak Rama), “askush nuk mund të mashtrojë për të gjithë kohën një popull të tërë!”.

Përballë kësaj neverie, ata që duan të bindin shqiptarët për një alternativ­ë ndryshe, mjafton të jenë normalë, të premtojnë një qeverisje normale, pa superheron­j, pasi, siç ka thënë Abraham Lincolni (e që ia bëri plagjiatur­ë pa u skuqur aspak Rama), “askush nuk mund të mashtrojë për të gjithë kohën një popull të tërë!”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania