Panorama (Albania)

Dyshimet për arratisjen, Habilaj ishte pa byzylyk

Mediat italiane shkruajnë për arratisjen e Moisi Habilajt: Jetonte në zonën e kontrollua­r nga La Rocca, bosi i “Cosa Nostra”-s

-

"Që nga e shtuna e kaluar, telefoni i tij është i fikur dhe i paarritshë­m", kështu shkruanin dje mediat italiane një ditë pas lajmit të bujshëm të arratisjes së trafikanti­t shqiptar të drogës, Moisi Habilajt.

Ai ishte nën masën e "Arrestit të shtëpisë", nga një banesë në provincën e Katanias, por gjatë një kontrolli të Policisë për personat me këtë masë sigurie, ai nuk u gjet aty ku supozohej të qëndronte. 43-vjeçari shqiptar mbahej në "Arrest shtëpie" pa mbikëqyrje me byzylyk elektronik, edhe pse ishte dënuar me 15.5 vite burg, ndërsa dy ditë më parë kur Policia ka shkuar për ta rikthyer në burg, ai nuk është gjetur në banesë. "Misteri i fundit në lidhje me trafikanti­n shqiptar të drogës Moisi Habilaj kalon nga një apartament i vogël në San Michele di Ganzaria, në provincën e Katania, në atë që për dekada ka qenë territori referues i shefit të 'Cosa Nostra'-s, Ciccio La Rocca", shkruajnë mediat italiane. Më tej, në shkrim thuhet se: "Ku ka shkuar Habilaj? Avokatët që e mbrojnë atë përjashtoj­në ekzekutimi­n e një urdhri ekstradimi në Shqipëri, vend në të cilin Moisi Habilaj është përballur me një hetim paralel me atë të gjyqësorit Italian. 43-vjeçari Habilaj, para se të shkonte në San Michele di Ganzaria, ishte burgosur në burgun Bicocca. Pasi kaloi 954 ditë pas hekurave, 43-vjeçari u transferua në qytetin e Calatina ku ai ishte mysafir i një të afërmi, nga ana e babait për pak më shumë se një muaj". Në fazat e hershme të gjykimit të shkallës së parë, Habilaj bashkëpuno­i me drejtësinë, por nuk u bë kurrë bashkëpunë­tor i saj. Ai pranoi pjesërisht akuzat dhe kjo u vlerësua pozitivish­t nga ana e gjyqtarëve, por nuk ndikoi në uljen e viteve të tij të dënimit, veçanërish­t për shkak se ai kishte rolin e shefit të grupit kriminal.

ARRATISJA Moisi Habilaj është arratisur në Itali. Dyshimet për arratisjen erdhën pasi Policia shkoi për ta rikthyer në burg pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias, por nuk e gjeti në shtëpinë ku po kryente "Arrestin e shtëpisë". Prej majit të vitit të kaluar, Habilaj ishte në "Arrest shtëpie", por më 17 dhjetor 2020 Apeli i Katanias konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë me 15 vite e 5 muaj dhe 5 ditë burg. Burime për "Balkanweb", thanë se të hënën ai nuk u gjet në shtëpi dhe u konfirmua arratisja. Moisi Habilaj për disa muaj, ka qenë në "Arrest shtëpie" në banesën e një të afërmit të tij, në territorin e San Michele di Ganzaria. Ai është kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri. Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ishministr­in e Brendshëm, vetëm për akuzën e "Shpërdorim­it të detyrës" dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që çështja e Tahirit të rigjykohej, ndërkohë aktualisht Gjykata e Lartë pritet të vendosë, nëse do të rigjykohet apo jo. APELI I KATANIAS Për trafikanti­n shqiptar të drogës, Moisi Habilajn, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias kanë vendosur të mos e ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje në dënim. Kështu për Moisi Habiljan vijon të mbetet në fuqi vendimi se do të vuajë 15 vjet e 5 muaj dhe 10 ditë burg, ashtu sikurse është urdhëruar më 19 qershor 2019. Vendimi i Gjykatës së Apelit u mor më 17 dhjetor 2020. Banda e trafikantë­ve, e cila kishte në krye Moisi Habilajn vepronte midis Shqipërisë dhe Siçilisë për të importuar sasi të mëdha marijuane, por edhe armë lufte në ishull. Të gjitha do të kishin qenë të mundura falë një rrjeti tregtarësh me shumicë në zonë me marrëdhëni­e të drejtpërdr­ejta me klanet kryesore mafioze lokale. "Meridionew­s" ka zbardhur edhe një fragment nga deklarata e Habilajt, i cili shprehej se: "Nëse vini në Shqipëri e kuptoni që Policia është e korruptuar. Ndonjëherë, është vetë shefi që na ndihmon të ngarkojmë thasët". Moisi Habilaj është larguar nga burgu që nga fundi i muajit maj, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Për disa muaj, trafikanti i drogës ka qenë në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria, në krahinën e Katanias.

 ??  ?? Foto e publikuar nga mediat italiane
Foto e publikuar nga mediat italiane
 ??  ?? Moisi Habilaj
Moisi Habilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania