Panorama (Albania)

Pistoletat, Fjolla Morina pranon akuzën, ja për çfarë do gjykohet

Në seancën e djeshme këngëtarja nga Kosova pranoi akuzën e Prokuroris­ë

-

Gjykata e Kukësit ka zhvilluar ditën e djeshme seancën paraprake ndaj këngëtares Fjolla Morina, e akuzuar për “Trafik të armëve dhe municionev­e”.

Këngëtarja nga Kosova, e cila është lënë në masë sigurimi “Arrest shtëpie”, seancën e djeshme ka pranuar akuzën e ngritur ndaj saj. Po ashtu, Fjolla Morina ka kërkuar që të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllim që ajo në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të përfitojë 1/3 e uljes së dënimit. Ndërkohë, për të dashurin e saj, Fisnik Sylën, dhe shoferin e tij, Fitim Mujin, Gjykata ka vendosur ta pushojë ndjekjen penale, për shkak se ndaj tyre nuk ka prova që mund t’i implikojnë në trafikun e armëve. Fillimisht, dosja në ngarkim të këngëtares Fjolla Morina u dërgua në Gjykatë me akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve”, por më pas gjatë zhvillimit të seancës paraprake, gjyqtari i çështjes urdhëroi Prokurorin­ë që të ndryshojë akuzat nga “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionev­e” në “Trafikim të armëve dhe municionev­e”. Fjolla Morina vijon të qëndrojë në qytetin e Kukësit nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Gjatë kontrollit nga autoritete­t e pikës kufitare në çantën e saj u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak, si edhe 23 fishekë. Këngëtarja nga Kosova u arrestua bashkë me dy persona të tjerë, me të cilët po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

ARRESTIMI Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në muajin shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ndërsa ka pranuar se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekët i përkisnin asaj. Ajo është justifikua­r përballë oficerit të krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. “Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë pikërisht në çantë. E kam harruar aty dhe e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo në momentin kur është arrestuar. Këngëtarja nga Kosova u arrestua mesditën e datës 18 shtator, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”. Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër, si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë, të cilët po udhëtonin me të, përkatësis­ht Fitim Mujin, 29 vjeç dhe Fisnik Sylën, 29 vjeç. Pas arrestimit, këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë. Kujtojmë që Fjolla Morina është një nga këngëtaret që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave rozë për jetën luksoze dhe videoklipe­t e shtrenjta. Madje, shumë herë ajo është shfaqur në videoklipe edhe me armë zjarri apo veshje tejet ekstravaga­nte.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Fjolla Morina
Fjolla Morina
 ??  ?? Pistoletat e gjetura në çantën e këngëtares
Pistoletat e gjetura në çantën e këngëtares

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania