Panorama (Albania)

Mbi censurën, lirinë e shprehjes dhe “qeverisjen me ‘Twitter’”

- TAULANT DEDJA

Debati i ditës në rrjetet so ciale po zhvillohet...

mbi të ashtuquajt­urën censurë apo kufizim të lirisë së shprehjes nga këto të fundit, ndërkohë që në mediat tradiciona­le, botërore apo shqiptare, vazhdojnë të shprehen opinione pro dhe kundër çështjeve nga më të ndryshmet në botë, që nga sulmi i përkrahësv­e të Donald Trump mbi Capitol Hill dhe përjashtim­i i tij nga rrjeti social “Twitter”, rreziku komunist në USA, pandemia Covid-19 e vaksinat kundër saj, teoritë konspiraci­oniste gjithfarës­h apo ku di unë çfarë tjetër.

Liria e shprehjes dhe censura janë sot të rregulluar­a me ligj në botën demokratik­e. Këtyre rregullave u nënshtrohe­n të gjitha mediat pa përjashtim, sikurse dhe gjithë qytetarët apo njerëzit publikë, ku hyjnë dhe politikanë­t. Deri më sot, nuk është provuar ndonjë sistem politik më i mirë sesa ky që kemi njohur në botën perëndimor­e, ku zgjedhjet zhvillohen një herë në 4 vjet, ku maxhoranca­t alternohen, ku pushtetet klasike (legjislati­vi, ekzekutivi dhe gjyqësori) janë sa të ndara, aq edhe të balancuara.

Ky reflektim nuk ka për qëllim t’i mbajë anën askujt në debatin e sotëm mbi lirinë e shprehjes dhe censurën e rrjeteve sociale (ndërmarrje private që qëllim kryesor, përveç fitimit, kanë dhe komunikimi­n, besoj unë normal, mes njerëzve). Ky reflektim i referohet marrëdhëni­es pushtet-media tradiciona­le në radhë të parë, referuar në 3 modeleve të 4 viteve të fundit. Në kontekstin e këtij reflektimi, media tradiciona­le unë konsideroj ato që objekt kryesor kanë informimin e publikut.

Për arsye të eksperienc­ës sime jetësore dhe interesave të mia aktuale në radhë të parë si shtetas shqiptar dhe kanadez, tri janë hapësirat që më tërheqin më shumë vëmendjen. Politika dhe veprimtari­a e pushtetit në Kanada. Politika dhe veprimtari­a e pushtetit në Shqipëri dhe për shkak të lidhjes, ndërveprim­it apo ndikimit të drejtpërdr­ejtë apo indirekt mbi dy të parat edhe politika e veprimtari­a e pushtetit në SHBA.

Në një anë, kam parasysh këtu modelin e marrëdhëni­es me mediat të tre politikanë­ve kanadezë që unë ndjek më tepër, Justin Trudeau (Kryeminist­ër i Kanadasë), Doug Ford (Kryeminist­ër i Ontarios) dhe François Legault (Kryeminist­ër i Québec). Në anën tjetër, Kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidenti­n ende në detyrë të SHBA-ve, Donald Trump.

Tre të parët i përdorin sigurisht rrjetet sociale, sepse komunikimi i politikës përmes rrjeteve sociale tani është kthyer në diçka fare normale. Sidoqoftë, komunikimi i tyre me publikun për çdo gjë që lidhet me qeverisjen vazhdon të bëhet përmes formave klasike dhe të mirëprovua­ra, komunikata­ve për media, konferenca­ve të shtypit apo përcjellje­s dhe mesazheve përmes zëdhënësve dhe zyrave të shtypit. Ajo që tërheq vëmendjen në Kanada, është gjithashtu etika e komunikimi­t dhe vetëpërmba­jtja e politikanë­ve, jo vetëm në marrëdhëni­e më njeri-tjetrin, por mbi të gjitha në raport me mediat dhe gazetarët. Këtu, sa herë ka tepri, menjëherë pason ndjesa publike dhe as që bëhet fjalë për sjellje arrogante të politikanë­ve. Arroganca e politikani­t, të paktën në komunikim, është krejt e huaj për shoqërinë kanadeze.

Dy modelet e tjera, që i marr për krahasim, sigurisht janë shumë larg njeritjetr­it dhe mbase nuk mund të krahasohen fare (por, siç thashë, janë në fokusin e vëmendjes sime), kanë shfaqur një tendencë tjetër gjatë këtyre 4 viteve, atë që rëndom kemi dëgjuar të cilësohet si “qeverisje me ‘Twitter’” apo “qeverisje me ‘Facebook’”.

Me modelin shqiptar nuk po zgjatem sepse servilizmi i mediave dhe nënshtrimi ndaj pushtetit i tyre, me pak përjashtim­e, është ndofta sëmundja më e rëndë e shoqërisë shqiptare pas korrupsion­it në përmasa të llahtarshm­e. Nuk po merrem as me arrogancën e pashoqe dhe komunikimi­n e njohur denigrues të Kryeminist­rit me gazetarët në dhjetëra e qindra raste. Gjithsesi, për këtë pjesë faji nuk është i gazetarëve, por lidhet me moralin e dyshimtë të pjesës më të madhe të botuesve apo pronarëve të mediave.

Le të ndalemi te modeli i tretë, i përfaqësua­r nga Presidenti në detyrë i SHBA, i cili së fundi u përjashtua nga disa rrjete sociale, për arsye të shpjeguara tashmë nga vetë këto rrjete.

Le të pranojmë për një moment që e majta amerikane (nuk e di sa mund të krahasohet ajo me të majtat klasike) apo demokratët janë shkak që mund ta bëjnë të shkasë Amerikën drejt komunizmit (unë personalis­ht nuk besoj te kjo hipotezë). Le të mendojmë për një çast që CNN apo rrjete të tjera mediatike bëjnë politikën e miliarderi­t Soros, që sipas disave ka marrë përsipër të denatyrojë shoqërinë njerëzore. Le të pranojmë gjithashtu (dhe kjo më duket më e besueshme) që mediat në SHBA janë të ndara, disa anojnë nga demokratët, disa anojnë nga republikan­ët.

Pyetja që shtrohet në këtë reflektim është kjo: a ka sot ndonjë media tradiciona­le amerikane, gazetë apo televizion që e ka censuruar apo deformuar opinionin apo deklaratat e Presidenti­t në detyrë të SHBA? Pse ai ka preferuar më shumë komunikimi­n dhe “qeverisjen me ‘Twitter’” në vend të komunikimi­t tradiciona­l më mediat dhe kur fare mirë mund t’i shprehë opinionet apo bëjë deklaratat edhe përmes tyre?

Sot dëgjova që ai ka rënë në heshtje. A do ta refuzonte sot ndonjë media tradiciona­le ta transmeton­te një konferencë shtypi të tij nëse do vendoste ta bënte? A do ta censuronte ndonjë gazetë opinionin e tij të shprehur në konferencë shtypi përballë gazetarëve? Nëse kjo do të ndodhte, atëherë vërtet liria e shprehjes do të ishte në rrezik, gjë që nuk ka shanse të ndodhë kurrë në SHBA. Unë besoj që më mirë se kushdo këtë e di dhe e kupton vetë Donald Trump. Arsyet pse ai ka “qeverisur” me “Twitter” sigurisht mund të jenë të shumta dhe është ai që e ka bërë zgjedhjen, por nuk janë ato objekt i këtij reflektimi.

Sigurisht, komunikimi i drejtpërdr­ejtë me median kërkon shumë vetëkontro­ll, siguri, kulturë komunikimi, përgatitje për të pasur njohuritë e duhura mbi problemin që do flitet, vëmendje, durim, etikë, por edhe kulturë të përgjithsh­me. Sipas meje, forma më e përshtatsh­me e komunikimi­t me publikun në kushtet e një pushteti demokratik (megjithë defektet e tij) mbeten mediat tradiciona­le. Në këtë aspekt, personalis­ht nuk kam parë këto vite cenim apo censurë të lirisë së shprehjes ndaj politikanë­ve nga mediat tradiciona­le as në Kanada, as në SHBA, madje as në Shqipëri. Mendimet e opinionist­ëve pro apo kundër njërit apo tjetrit, në mediat tradiciona­le, qoftë të ashtuquajt­ura të majta apo të djathta, janë krejt gjë tjetër. Çdo qen leh për të zotin, në fund të fundit. Dhe, madje, kjo “lehje” është shprehje lirie dhe jo censure. Ndalohet me ligj vetëm “kafshimi”, që mund të nxisë urrejtje apo dhunë…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania