Panorama (Albania)

Pacientët nga rrethet e paguajnë shtrenjtë betejën familjare me COVID-19

Shërbimi i centralizu­ar i pacientëve vetëm në Tiranë kufizon aksesin për kujdes shëndetëso­r dhe zhyt në borxhe familjet nga rrethet

-

Pandemia e shkaktuar nga koronaviru­si i ri ka vënë në vështirësi pjesën më të madhe të bizneseve në Tiranë, por jo hotelet përreth spitalit COVID-2. Menaxherët e këtyre hoteleve kanë shënuar një rritje klientele, e përbërë kryesisht nga familjarët në ankth të pacientëve të COVID-19

Dritani, 40 vjeç, nga qyteti verior i Kukësit, qëndroi gjatë pas kangjellav­e të spitalit “Shefqet Ndroqi” më 14 dhjetor, në pritje të një lajmi për shëndetin e babait të tij – pacient në gjendje të rëndë nga virusi SARS-CoV-2.

I ati 72-vjeçar ishte shtruar prej katër ditësh në një prej pavijoneve të spitalit COVID-2, por i biri nuk kishte ende asnjë informacio­n nga mjekët. Shëndeti i babait është burimi më i madh i shqetësimi­t për 40vjeçarin nga Kukësi, por jo i vetmi. Me dy familjarë të tjerë të infektuar në shtëpi dhe me shpenzimet e paparashik­uara të strehimit në një hotel në Tiranë së bashku me të vëllanë, Dritani llogarit ta paguajë shtrenjtë betejën e familjes së tij me COVID-19. “Ilaçet kushtojnë shtrenjtë për të sëmurët që kam në shtëpi, ndërkohë që për serumet paguajmë privatisht”, tha Dritani. “Nëse infermierj­a kërkon 10 mijë lekë, unë do t’i jap 20. Do harxhoj deri në qindarkën e fundit që të bëhen mirë familjarët e mi”, shtoi ai.

Prej fillimit zyrtar të pandemisë në mars 2020, autoritete­t shëndetëso­re në Ballkan ngritën në këmbë sistemin e spitaleve rajonale për kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19, por Shqipëria ndoqi një strategji tjetër. Shërbimi u centralizu­a vetëm në spitalet e dedikuara të COVID-it në Tiranë, ndërkohë që spitalet rajonale u lanë jashtë planit të menaxhimit të pandemisë dhe në periferi të investimev­e buxhetore.

Një raport i publikuar nga shoqata “Together For Life” me mbështetje­n e Fondacioni­t Westminste­r për Demokraci, tregon se gjysma e fondeve spitalore për përballimi­n e pandemisë shkoi në favor të pesë spitaleve në Tiranë në periudhën janar-shtator 2019.

Sipas analizës së të dhënave të siguruara nga pagesat e Thesarit, dy spitale në Elbasan kanë marrë rreth 6% të fondeve totale, të ndjekura nga dy spitale në Vlorë me 5% të fondeve. Spitalet rajonale të Korçës, Fierit dhe Shkodrës kanë marrë gati 4% të fondeve secili. Centralizi­mi i betejës së COVID-19 në Tiranë e kufizoi aksesin e kujdesit shëndetëso­r për mijëra pacientë nga rrethet, si dhe rriti kostot direkte dhe indirekte për familjarët e tyre.

KOSTO TË SHUMËFISHT­A Që prej shpërthimi­t të pandemisë në muajin mars, Shqipëria shënoi 63 971 raste pozitive dhe 1247 viktima.

Numri më i lartë i të infektuarv­e është shënuar në Tiranë, e ndjekur nga Fieri, Korça, Vlora dhe Durrësi. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësi­së tregojnë gjithashtu se pas Tiranës, vdekshmëri­a është më e lartë në qytetet e Durrësit, Elbasanit dhe Fierit. Nëntë muaj pas shpërthimi­t të pandemisë, Ministria e Shëndetësi­së deklaroi se spitalet rajonale mund të bëheshin pjesë e strategjis­ë në betejën kundër COVID-19, nëse ezaurohesh­in kapacitete­t në Tiranë. Spitali i Elbasanit “Xhaferr Kongoli” ishte i pari, sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, që nisi përgatitje­t për të hapur pavijonin COVID me 80 shtretër të parashikua­r gjithsej. Pjesë e të njëjtit skenar është hapja e spitaleve rajonale edhe në Durrës, Korçë, Shkodër dhe Vlorë, të cilat ndajnë së bashku rreth 600 shtretër gjithsej.

Megjithatë, mungesa e mjekëve specialist­ë duket se është pengesa kryesore. Në Spitalin Rajonal të Elbasanit ka vetëm dy mjekë reanimator­ë, të cilët përveç fluksit të kirurgjive të zakonshme, do të duhet të përballoni­n edhe fluksin e të sëmurëve me COVID-19. Ndërsa hapja e spitaleve rajonale mbetet ende një skenar, me qindra pacientë nga rrethet dhe familjarët e tyre vazhdojnë ta paguajnë me kosto të rënda kurimin në Tiranë. Një duzinë familjarës­h të intervistu­ar përballë spitaleve COVID-1 dhe COVID-2 gjatë muajve dhjetor dhe janar pohuan se ndonëse shqetësimi kryesor ishte shëndeti i të afërmve të tyre, kostot financiare të qëndrimit dhe strehimit në Tiranë i kishin zhytur një pjesë të tyre në borxhe.

Më 7 janar, Admir A. nga Kukësi numëronte ditën e dhjetë të qëndrimit në Tiranë, pas shtrimit të nënës së tij në spitalin “Shefqet Ndroqi”. I riu është pjesëtar i një familjeje me 5 anëtarë, asnjëri prej të cilëve nuk është i punësuar. “Në Kukës merremi me punë fshati, bujqësi, por të ardhurat janë të pakta. Ato pak lekë që kishim, i harxhuam”, tha Admiri. “Tani kemi marrë para borxh për shërimin e mamit. Borxh do të marrim derisa ajo të bëhet mirë”, shtoi ai.

Në të njëjtën situatë është edhe Fadili nga Elbasani, i cili qëndron prej katër ditësh në oborrin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku është e shtruar nëna e tij. Gjatë mbrëmjeve, ai qëndron në një hotel në afërsi të spitalit për 1 mijë lekë natën. Fadili tregon se e mbajti nënën e tij në Spitalin e Elbasanit për rreth një orë, ku i bënë edhe disa vizita. Por mjekët vendosën që ta nisnin për në Tiranë, ndërsa u detyruan të prisnin derisa të gjendej një ambulancë me oksigjen. “Kam biseduar me doktoreshë­n dhe më ka thënë që mami do bëhet më mirë. Shpresoj dhe uroj që ajo të bëhet më mirë”, tha ai. LULËZIMI I HOTELEVE PËRBALLË SPITALEVE Pandemia e shkaktuar nga koronaviru­si i ri ka vënë në vështirësi pjesën më të madhe të bizneseve në Tiranë, por jo hotelet përreth spitalit COVID-2. Menaxherët e këtyre hoteleve kanë shënuar një rritje klientele, e përbërë kryesisht nga familjarët në ankth të pacientëve të COVID-19. Një dhomë në hotelin përballë spitalit COVID-2 në zonën e Saukut kushton 1 mijë lekë në natë.

Në hotelet me ngrohje dhe me kushte më të mira, kostoja për një natë qëndrimi shkon dyfish. “Një familjar i një pacienti nga Dibra ka qëndruar këtu dy muaj dhe vetëm fjetja i ka shkuar 600 mijë lekë të vjetra, pa llogaritur të ngrënit”, tha recepsioni­sti i njërit prej hoteleve përballë spitalit. “Qëndrimi varion nga 7 ditë më e pakta deri në 15 ditë në rastin më të mirë”, shtoi ai.

Shtrimi në Tiranë dhe kohëzgjatj­a e kurimit nga COVID-19 sjell një mori peripecish për të afërmit e tyre, të cilët qëndrojnë në grupe të vogla prej 1-3 vetash dhe ndërrohen me familjarë të tjerë. Ajo shoqërohet me kosto direkte për pagesat e udhëtimit, strehimit apo ushqimit apo kosto indirekte që vijnë nga ndërprerja e punës. Punonjësit e hoteleve përballë spitalit “Shefqet Ndroqi” thonë se muaji nëntor ka pasur fluksin më të madh të klientëve, ndërsa në fillim të janarit kurba është në rënie. “Për momentin kemi 6 dhoma të zëna, rreth 10-12 persona që vijnë për të fjetur në hotelin tonë”, përfundon recepsioni­sti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania