Panorama (Albania)

Imunizimi, Akademia kundër qeverisë: Ja shifrat reale

I rrëzuan studimin, Sulçebe: “Përfundime­t e sakta, 600 mijë të infektuar realë”. Brataj: “Studimi i pjesshëm, s’e pranoj dot”

- BESARTA BASHA

Nuk ka kaluar vetëm me një replikë në rrjetet sociale hedhja poshtë e studimit të Akademisë së Shkencave nga anëtari i komitetit të ekspertëve, Skender Brataj.

Duke kërkuar të bindë ato që i quan “interpreti­me skeptike”, autori i studimit, akademiku Genc Sulçebe, del kundër qeverisë duke këmbëngulu­r se të dhënat e mbledhura mbi prevalencë­n e infeksioni­t në shkallë vendi, e veçanërish­t në Tiranë janë të sakta, pasi janë përllogari­tur me të njëjtën metodologj­i e kanë të njëjtën besueshmër­i si të ngjashmet e saj në botë. Praktika e përdorur, sipas mjekut imunolog, vërteton se të infektuari­t janë shumëfish më tepër nga ato që raportohen. Nuk mungoi reagimi i Brataj, i cili në një dalje televizive i qëndron asaj që ka thënë në krye të herës. Studimi është jopërfaqës­ues dhe i nxituar. Në thelb, ai nuk kundërshto­n punën, por interpreti­min e të dhënave dhe momentin e papërshtat­shëm të dhënies së mesazhit, i cili ecte në kah të kundërt me vijën e qeverisë që vendosi të shtrëngojë masat në prag festash.

AKADEMIA Duke iu referuar raporteve të pranuara botërisht, numri i të infektuarv­e realë me virusin Sars-Cov-2 mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë se numri i të sëmurëve me COVID-19 evidentuar nga shërbimi shëndetëso­r, raport i cili ndryshon në vartësi të shtrirjes së testimeve serologjik­e. Ky raport është pohuar edhe nga operatorë të shërbimit tonë shëndetëso­r, që kanë njoftuar përmes medias se, megjithëse numri i individëve të diagnostik­uar me COVID-19 në vendin tonë ishte rreth 60.000 në fund të vitit 2020, numri real i individëve të infektuar në vend duhet të jetë afër 600.000. Duke qenë se në Tiranë është diagnostik­uar rreth një e dyta e numrit të individëve të diagnostik­uar me COVID-19 në gjithë vendin, kjo e dhënë përkon edhe me seropreval­encën 49.6 për qind të infeksioni­t COVID-19 në qytetin e Tiranës, konfirmuar në fund të vitit 2020 me studimin nga ekspertët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Studime të tilla nuk bëhen për të krijuar imazhe iluzive mbi realitetin, as për të krijuar situata euforike, por për të njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së pandemisë me të njëjtën shkallë besueshmër­ie, si edhe në raste analoge në vende të tjera, pranë dhe larg nesh. Akademia e Shkencave është duke punuar për të sjellë fakte të reja që do të ndihmonin për të njohur akoma më mirë situatën në këtë fushë. Çdo pasqyrim apo interpreti­m i rezultatev­e paraprake të studimit në media apo në rrjete sociale jashtë kontekstit dhe metodologj­isë kërkimore, del jashtë kuadrit të një debati shkencor dhe është i papërshtat­shëm.

BRATAJ “Edhe sikur ta marrin aq sa thonë, dhjetë herë më shumë, shifrat shkojnë 600 mijë, që përbëjnë prapë 21%, jo 50%. Siç e llogarit gjithë bota. Unë s’kam vënë në dyshim punën shkencore qëështë bërë, por mënyra se si u paraqit. Më vjen keq për mentalitet­in që kemi ne si shqiptarëk­u “ajo që them unëështë e vërteta dhe pikë dhe s’pranojmë asnjë kritikë”. Këtu nuk diskutohet puna shkencore e vetme që u bë. Të flasim si profesioni­stë tani, ajo që thuhet është shumë e përgjithsh­me, standardet­europiane, ndërkombët­are, metodologj­ia e njohur. Kur jepet një mesazh në prag të festave të Vitit të Ri, që Tirana e ka kaluar 50% kur ne po mbajmë masat shtrëngues­e akoma për arsye të ruajtjes së përhapjes së infeksioni­t, nuk është e pranueshme nga Akademia e Shkencave. Sepse 818 persona përbëjnë 0.08% të popullsisë së Tiranës. Jam dakord që është një studim i pjesshëm, por mesazhin nuk mund ta pranojmë dot. Unë vërtetë nuk jam epidemiolo­g, por e hap librin dhe lexoj. Kur më thua që janë marrë kaq persona mbi 20 vjeç, kur nën këtë fashë janë pjesa më e madhe e popullsisë së Tiranës dhe janë marrë në qendra shëndetëso­re, kur dihet që është më i lartë numri i të infektuarv­e. Akademia e Shkencave i kërkoi komitetit të autorizont­e një studim shkencor në fazën e parë me 200 teste dhe mbaroi aty. Dalin studimet dhe ne si anëtarë të komitetit marrim vesh nga mediat, faza e dytë dhe kanë dalë këto rezultate. A nuk është mirë që të na vënë në dijeni të këtyre të dhënave para se të publikohen.

 ??  ?? Mjeku imunolog, Gent Sulçebe, autori i studimit
Mjeku imunolog, Gent Sulçebe, autori i studimit
 ??  ?? Skënder Brataj, anëtar i Komitetit të Ekspertëve
Skënder Brataj, anëtar i Komitetit të Ekspertëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania